Situata nga COVID-i/ Infektimet mbeten të larta, humbin jetën 2 persona në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e 24 orëve t...

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka vizituar spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ka takuar mjekët e rinj të specialiteteve të urgjencës, anestezi-reanimacionit, pediatrisë dhe kardiologjisë, që i janë bashkuar ekipit të këtij spitali.
“Jemi në Shkodër me 5 mjekët e rinj specialistë, të cilët tashmë janë atashuar në këtë spital dhe kanë filluar punën. Jam me të vërtetë krenare që kemi mundësi që spitali i Shkodrës të fuqizojë shërbimet, duke u shtuar mjekë, sikurse mjekë të terapisë intensive apo mjekë të urgjencës, mjekë pediatër dhe gjithashtu kardiologë. Janë ekipe të cilat vërtetë do të përmirësojnë shërbimet në spital, do të fuqizojnë shërbimet në spitalet tona dhe mbi të gjitha do të garantojnë që protokollet mjekësore, trajtimet e pacientëve të jenë në kohë dhe me cilësi”, tha Manastirliu.
Ministrja Mastarliu tha se edhe mjekët që kanë përfunduar detyrimin me Ministrinë e Shëndetësisë do të vijojnë të përfshihen në spitalet rajonale dhe ato universitare, në mënyrë që qytetarët të marrin shërbime sa më afër vendbanimit.
“Ne jo vetëm që po fuqizojmë spitalet me 100 mjekë specialistë, por nga ana tjetër kemi pasur mundësinë që mjekët që kanë përfunduar detyrimin 3-vjeçar me Ministrinë e Shëndetësisë, të atashohen sërish në spitalet tona, duke krijuar kështu një organizim shumë të mirë edhe në spitalet e Tiranës, për të fuqizuar kapacitetet e spitaleve universitare”, tha Manastirliu.
Duke theksuar që investimet në Shkodër do të vijojnë, Manastirliu tha: “Kemi plane dhe investime të tjera për spitalin e Shkodrës. Duam që të fillojmë edhe rehabilitimin e Poliklinikës së Shkodrës, një tjetër investim shumë thelbësor për gjithë spitalin, sepse shërbimi ambulator në spitalin rajonal të Shkodrës do të projektohet në një model të ri. Ashtu sikurse kemi bërë sisteme të mira, qoftë në Tiranë, qoftë në Lushnje, qoftë në Vlorë, poliklinikat e reja, ku me të vërtetë jepet një shërbim dinjitoz edhe nga pikëpamja e infrastrukturës, por edhe për nga pikëpamja e shërbimeve, sepse janë shtuar edhe pajisje të reja, gjë që planifikojmë ta kemi edhe në Shkodër për ta investuar dhe për ta rehabilituar këtë poliklinikë”, tha Manastirliu.
E pranishme në spitalin Rajonal Shkodër, Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, deputetja e qarkut Shkodër, Edona Bilali tha: “Si deputete e qarkut Shkodër jam shumë e kënaqur veçanërisht që kemi mjekë specializantë tashmë që i shtohen forcave të spitalit Rajonal Shkodër, për të rritur akoma më shumë standardin e shërbimit”.
Janë 100 mjekë specialistë të atashuar pranë spitaleve rajonale dhe bashkiake. Më konkretisht, 10 mjekë të specializuar në qarkun e Dibrës, duke përfshirë edhe spitalin e Bulqizës edhe të Burrelit. Do të jenë 13 mjekë të specializuar për qarkun e Lezhës; 12 mjekë specialistë në qarkun e Korçës; 11 mjekë specialistë në qarkun e Gjirokastrës; po ashtu mbi 8 mjekë në qarkun e Kukësit, Shkodrës, Vlorës, Beratit, Durrësit, Elbasani, etj./ CNA.al
Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e 24 orëve t...
Rreth 1 miliard njerëz në mbarë botën vlerësohet të ke...
Komiteti i Ekspertëve për Parandalimin dhe Kontrollin ...
Komisioni Europian ka miratuar përdorimin e vaksinës së li...
Një analizë e thjeshtë gjaku që mund të zbulojë kancerin e...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Me ardhjen e verës dhe rritjen e temperaturave, disa q...
Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e situatës s...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë do të vendosë sot n...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Prej më shumë se dy vitesh, bota u pushtua nga pandemi...
Profesori dhe doktori i shkencave bujqësore, Zef Gjeta, ka...
Europa po përballet me valën e të nxehtit rekord, teks...
Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e situatës n...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Punonjësit e zyrës janë më të prirur ndaj goditjeve dhe su...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka folur...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Shkencëtarët kanë zbuluar një arsye pse burrat kanë më...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...