"Moto Fest Pogradec", eventi që vjen për herë të parë në qytetin liqenor
Organizimi i këtij aktiviteti bëhet nga Bashkia Pograd...

Korça është epiqendra e juglindjes, ndërsa turistët e shumtë kërkojnë të dinë rreth historisë së këtij qyteti. Këtë histori na e sjell studiuesi Vladimir Dino, në librin e botuar në vitin 2017, i shpërndarë në mjaft të interesuar për të, duke mirëpritur edhe kritika apo informacione shtesë mbi tematikën e librit.

"Unë kam patur parasysh thënien e Ciceronit që thotë: "Të mos njohësh ato që kanë ndodhur para se të lindje ti, është si të mbetesh gjithë jetën kalama". Në të gjitha takimet që kam bërë me të njohur nga qytete të tjera, të gjithë me pyesin për historinë interesante të qytetit tonë, veçanërisht kohët e fundit kur në Korçë ka një dyndje të madhe turistike, jo vetëm nga Shqipëria por edhe nga vende të tjera. Të gjithë kërkojnë të njohin në mënyrë të hollësishme si është krijuar qyteti ku banojmë sot. Interesante është se shumë studiues të huaj janë interesuar dhe kanë shkruar për historinë e Korçës. Më i dallueshmi është osmanisti italian Aldo Gallota, i cili ka shkruar për historinë e qytetit tonë, studimin "Iljaz Bej Mirahori dhe origjina e Korçës", studim që gjendet në librin tim."
Pas një sërë shkrimesh në shtypin e ditës, Dino përmblodhi të gjitha njohuritë dhe të dhënat mbi historinë e themelimit të Korçës ku banojmë ne sot. Prej një kohe të gjatë, duke shfrytëzuar studiuesit e mëparshëm të Korçës si: Thimi Mitko, Harallamb Karmici, Nuçi Naçi, Kodikun e Mitropolisë së Korçës dhe Selasforit, Dekretet e Sulltan Bajazitit II dhe Iljaz Bej Mirahorit, përkthyer nga Petraq Pepo, Rregjistrin Turk të Përmetit të vitit 1431, Jetëshkrimin e Iljaz Bej Mirahorit nga Sami Frashëri e shumë të tjera. Të gjitha këto, Dino i përmblodhi në librin me titull "Qyteti i Korçës, Zanafilla".

"Në këtë libër kam trajtuar 4 çështje kryesore të historisë së qytetit. Kapitulli i parë lidhet me themelimin e Korçës mbi bazën e fshatit Peskopje / Peshkëpi, pronë e Ilia Panaritit (që historia e njohu me emrin e myslimanizuar Iljaz Bej Mirahori), dhe roli i tij në këtë themelim. Kapitulli i dytë dhe më interesanti lidhet me vendndodhjen e Kalasë së Korçës, të paraqitur në Defterin Turk të Përmetit të vitit 1431, që na paraqitet si kala e banuar nga 25 familje të krishtera. Teza e deritanishme për vendndodhjen e Kalasë është që ajo ka qenë në qendër të qytetit të Korçës së sotme. Por, në bazë të dokumentave mesjetare që kam mundur të konsultoj, rezulton se Kalaja ndodhet në Kodrat e Qytetit, diku pas Kishës së Shën Thanasit. Kapitulli i tretë lidhet me vendndodhjen e qytetit (La citta Corriza) për të cilin Gjon Muzaka shkruan në memoria e tij se ekzistonte që nga shekulli i XII. Në kapitullin e katërt kam trajtuar etimologiinë e emrit të qytetit KORÇA, bazuar në dokumentat e studiuesve të mëparshëm e sidomos në Kodiku i Manastirit të Shën Prodhomit në Voskopojë, ku jepet qartësisht etimologjia e emrit nga Corriza në Korça."

Duhet të kemi parasysh që kjo histori nuk është e mbyllur! Vladimir Dino e thekson që ky studim nuk është përfundimtar, sepse vazhdimisht dalin dokumenta të reja si rasti i paraqitjes në kohët e fundit i dokumentave të Arkivit të Stambollit për Korçën, botuar nga Ermal Xhemal Nurja, që sjell të dhëna interesante për këtë histori.

"Problemi për të cilin të gjithë studiuesit duhet të hulumtojnë dhe të japin një zgjidhje, është çfarë emri ka patur qendra e banuar rrëzë malit të Moravës (La citta Corriza), me emrin Gorica/Corizza para ardhjes së sllavëve në këtë zonë në shekullin IX - X. Kjo qendër banimi ilire duhet të ketë patur një emër të cilin deri më tani nuk kemi mundur ta identifikojmë. Momentalisht, jam përqëndruar në këtë temë studimi, dhe shpresoj që në të ardhmen bashkë me studiuesit e tjerë të arrijmë në një përfundim sa më të saktë. Të mos harrojmë porosinë e historianit të shquar latin Tacit (K.Korneli) që thotë : Historia ka këtë ligj, të mos thotë asgjë të rreme, të mos heshtë për asgjë të vërtetë."
Për studiuesin Vladimir Dino, ky është libri i parë që ai sjell për lexuesit dhe të apasionuarit pas historisë./ CNA.al
Ndiqni videon e meposhtme!
Organizimi i këtij aktiviteti bëhet nga Bashkia Pograd...
Sarajevë: Regjisorët e rinj kroat, Klara Sovagovic dhe...
Në edicionin e 16-të të "Festës së Birrës" në Korçë, j...
Në eventin madhështor, në Festën e Birrës në Korçë, nu...
Birra “Amstel” i është bashkuar llojeve të tjera në ev...
Në eventin madhështor të "Festës së Birrës" në qytetin...
Dea Bërniku na sjell të veçantën e birrës "Bavaria”, e cil...
"Festa e Birrës" në Korçë vazhdon të tërheqë turistë të sh...
Pjesë e "Festës së Birrës" është edhe birra "Tuborg”, ...
Birra "Moretti”, është një markë premium birre e cila ...
Anastas Kostandini, i njohur si piktori Taso, në qytet...
50 garues nga Shqipëria dhe vendet e rajonit, si Maqed...
Kthimi në muze i shtëpisë së Sterjo Spasses është një ...
Festa e Lakrorit, e organizuar çdo vit në fshatin Pole...
Në Lin të Pogradecit ka nisur faza e dytë e punës për ...
Sezoni turistik këtë vit po përballet me një sërë probleme...
Pavarësisht nga e kaluara e errët e shekullit XX, Shqipëri...
Në Pogradec është zhvilluar për herë të parë një Maratonë ...
Ndërtim i rrugës së Arbërit, ka bërë që të kthehen syt...
Qyteti i Pogradecit për katër netë radhazi do të mbled...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...