LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Markat më të mira të birrave, shoqërueset e pandashme të netëve magjike në Korçë

20 Gusht 2022, 20:59, Qyteti im CNA
Markat më të mira të birrave, shoqërueset e pandashme
Foto ilustruese

Në edicionin e 16-të të "Festës së Birrës" në Korçë, janë bashkuar disa nga markat më të njohura të birrave.

Teksa festa ka filluar katër netë më parë, shoqëruese të pandara të saj kanë qenë edhe birrat, të cilat renditen midis markave më të mira të pijeve alkoolike.

Mijëra turistë që kanë zgjedhur Korçën për të kaluar pushimet e tyre, nuk kanë se si të mbeten të zhgënjyer, pasi ky qytet u ofron gjithçka, ushqimin tradicional, muzikën e vërtetë, peisazhin piktoresk dhe birrat më të mira dhe të preferuara nga të gjithë.

Gjatë katër netëve, të huaj dhe vendas kanë shijuar atmosferën e zjarrtë në Korçë, në eventin më të madh dhe popullor në Shqipëri, atë të "Festës së Birrës".

Kjo traditë në Korçë, vijon prej vitesh me qëllimin jo thjesht argëtimin për banorët dhe promovimin e vlerave më të mira të rajonit, por sidomos krijimi i një produkti turistik të qëndrueshëm që mundëson çdo vit tërheqjen e mijëra vizitorëve vendas e të huaj duke pasur impakt të drejtpërdrejtë në ekonominë lokale.

Ndërkohë, më poshtë po iu listojmë disa nga markat e birrave që janë pjesë e pandashme në këtë edicion të 16-të të "Festës së Birrës" në Korçë.

Veltins

Birra "Veltins” nuk mund të mungonte në eventin e “Festës së Birrës” në qytetin fantastik të Korçës. Edhe këtë vit, ajo është prezente në Korçë.

Markat më të mira të birrave, shoqërueset e pandashme

Veltins renditet e katërta midis birrave më të mira të Gjermanisë, ndërsa ofron për klientët një cilësi të lartë.

"Elbar"

Në eventin madhështor, në "Festën e Birrës" në Korçë, nuk mund të mungojë njëra nga kompanitë më të njohura të birrave në Shqipëri. Është pikërisht birra "Elbar"! Nën sloganin “Elbar, birrë për miq të vërtetë”, klientët do të gjejnë një birrë të një cilësie të lartë.

Markat më të mira të birrave, shoqërueset e pandashme

"Elbar" është birrë shqiptare, me fokus tregun vendas, duke i ofruar konsumatorit produktin më cilësor. Duke qenë se slogani është “Birrë për miq të vërtetë”, pas shumë studimeve u vendos që pozicionimi i "Elbar", të jetë në konceptin e miqësisë të vërtetë, për të cilët konsumatorët e birrës janë krenarë. Kjo birrë promovohet si elementi që nuk mund t’i mungojë tavolinave të miqve, të cilët ndajnë bashkë eksperienca dhe kujtime të reja e të vjetra.

"Amstel"

Birra “Amstel” u është bashkuar llojeve të tjera në eventin e festës në juglindje, duke sjellë për konsumatorët një birrë holandeze, të prodhuar shumë vite më parë, dhe me një fushatë mjaft interesante.

Markat më të mira të birrave, shoqërueset e pandashme

Slogani i kësaj kompanie është “Koha për kënaqësi”. Janë të shumtë edhe vizitorët e turistët e huaj, të cilët qëdrojnë pranë stendës për të konsumuar birrën "Amstel". Pjesa më e madhe e tyre janë klientët vendas, por nuk mungojnë as të huajt, kryesisht nga Holanda, Italia, Gjermania që janë bërë pjesë e festës së madhe.

"Bavaria"

Ajo importohet në 120 vende të botës dhe fillimet i ka në vitin 1719, ndërkohë që prodhohet me teknologjinë më të përparuar të kohës.

Sekreti i prodhimit të kësaj birre janë përbërësit, ku uji i pastër mineral që gjendet në burime nën tokë, e bën atë më të shijshme.

Markat më të mira të birrave, shoqërueset e pandashme

E këtu bëhet fjalë për burim uji 25.000-vjeçar. Edhe sot e kësaj dite, ashtu si ditën e parë, kujdesi është në çdo detaj duke bërë që shija të mbetet e njëjtë për çdo konsumator në mbarë botën. Një nga llojet më të veçanta të birrës “Bavaria”, birrën pa alkool dhe me shije frutash, ku përfshihet luleshtrydhja, frut pasioni mango si edhe qershia.

Kjo është një risi e kësaj kompanie, e cila ka menduar edhe për njerëzit të cilët nuk preferojnë alkoolin. Shumë vajza janë bërë konsumatore të këtij lloji të birrës, që serviret e freskët, duke qëndruar pranë stendës së “Bavaria”, e duke shijuar muzikën më të përzgjedhur të çdo nate.

"Peja"

"Festa e Birrës" në Korçë vazhdon të tërheqë turistë të shumtë, vendas dhe të huaj, të cilët kanë zgjedhur të bëhen pjesë e atmosferës fantastike.

Këta turistë dhe banorë të juglindjes kanë shijuar marka të ndryshme të birrave, ashtu siç kanë përjetuar emocione të forta edhe nga muzika e ofruar në këto netë magjike.

Markat më të mira të birrave, shoqërueset e pandashme

Në dy netët e kësaj feste, birra "Peja” ka qenë më e kërkuara e qytetarëve. Ato kanë vendosur që atmoferën ta shijojnë edhe më tepër me birra "Peja”.

"Tuborg"

Pjesë e "Festës së Birrës" është edhe birra "Tuborg”, një lloj birre daneze e cila ka hyrë në tregun shqiptar prej shumë vitesh. “Tuborg” është një nga markat më të njohura të birrave, me një histori të gjatë, që fillon prej vitit 1880. Prej fillimeve të saj, më tepër se 140 vjet më parë, kjo markë ka qenë katalizator i argëtimit, festave, muzikës e të rinjve. Dhe normalisht s’mund të mungonte në eventin e juglindjes për publikun shqiptar e të huaj.

Markat më të mira të birrave, shoqërueset e pandashme

Edhe kjo markë birre ka disa lloje të saj, duke përfshirë birrën e gjelbër “Tuborg” që është pija më e famshme e markës, e cila përmban aroma të misrit, drithit, frutave dhe maltit. Ajo vjen me shije të butë, me një shtëllungë molle dhe thartirë të lehtë.

Një tjetër lloj është “Tuborg Brew Christmas”, gjysmë e errët, e krijuar nga një recetë unike që përmban tri lloje malti, elbin e pjekur dhe karamel.

Normalisht që shija është e pasur dhe me aromë karameli, pije kjo e servirur në shishe. Dhe lloji tjetër është birra pa alkool e bërë duke përdorur teknologjinë e dializës. Ushqimet e lehta mbeten shoqëruesit më të mirë të birrës “Tuborg”!

"Moretti"

Birra "Moretti”, është një markë premium birre e cila prodhohet në Itali, dhe vjen sërish në Korçë për konsumatorët, duke ofruar një tjetër lloj birre, e cila ka të veçantat e saj. Birra "Moretti” është një birrë e fermentuar në fund, që mund të konkurrojë markat më të njohura gjermane dhe belge.

Ajo bazohet vetëm në përbërës natyralë, ku përdoret malt i zgjedhur. Kjo markë italiane shitet me sukses në më shumë se 40 vende të botës, ku pjesë e saj është edhe Shqipëria. Birra "Moretti” ka fituar medalje të arta, përkatësisht në vitin 2006 në SHBA, duke marrë Kupën Botërore të Birrës, si edhe në Kampionatin Botëror të Birrës po në SHBA në vitet 2007, 2010, 2011, 2012, 2014.

Markat më të mira të birrave, shoqërueset e pandashme

Kjo tregon shumë për këtë markë që eventi në Korçë ka për fat ta ketë pjesë të saj. Një fakt interesant lidhur me këtë birrë: Etiketa birra "Moretti” përshkruan një portret të një burri me mustaqe që fryn shkumën nga një turi plot. Baza ishte një fotografi e bërë nga “Moretti”, në një nga lokalet e qytetit.

Një zotëri i moshuar kërkoi një birrë tjetër si pagesë për foton. Megjithatë, sapo nisi fushata reklamuese, 800 persona e "njohën” veten në foto, madje një nga aplikantët arriti të marrë dëmshpërblim në gjykatë. Në të ardhmen, këtë rol e luajtën aktorë të famshëm italianë. Histori e veçantë ashtu si vetë birra "Moretti”!/ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga