Polena, fshati që sjell traditën e lakrorit në saç
Festa e Lakrorit, e organizuar çdo vit në fshatin Pole...

Kthimi në muze i shtëpisë së Sterjo Spasses është një vlerë e shtuar për fshatin Gollomboç, por edhe për të gjithë bashkinë e Pustecit. Shtëpia e shkrimtarit është pajisur me objekte, të cilat janë përdorur prej tij apo edhe me dorëshkrime dhe dokumente. Sterjo Spasse është një nga shkrimtarët shqiptarë më të rëndësishëm, me prejardhje maqedonase, në letërsinë shqiptare bashkëkohore nga fundi i shekullit të 20-të dhe autor i shumë romaneve dhe tregimeve. Ai ka luftuar për përdorimin e një gjuhe të përbashkët të vetme letrare në tekstet shkollore, në gazeta dhe në revista, për një abetare të unifikuar, duke qenë misionar i progresit, sidomos nëpër fshatra.
Sterjo Spasse lindi në Gollomboç, në 16 shtator të vitit 1914 dhe u nda nga jeta në Tiranë në 12 shtator të vitit 1989. Shkrimtari Sterjo Spasse u dallua me krijimet e veta, sidomos në fushën e tregimit dhe atë të romanit. Veprimtaria letrare e tij është e shumëllojshme dukë përfshirë punime pedagogjike, tekste shkollore, përkthime, artikuj të ndryshëm, monografi, tregime, romane etj. Veprimtaria e tij, sidomos ajo letrare zë fill që nga vitet tridhjetë të shekullit të kaluar.

Të gjitha këto vlera janë kthyer në Gollombocc të Pustecit, aty ku mund të vizitohet shtëpia muze e këtij shkrimtari të madh. Gjergji Koki, drejtuesi i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, ka treguar rëndësinë e madhe dhe se cfarë gjendet brenda këtij muzeu.
“Shtëpia muze është duke u kthyer në një destinacion ku prej muajit Prill e deri më tani, janë me mijëra vizitorë të cilët kanë patur interes për t’u njohur me brendinë e shtëpisë por për të parë edhe ato që janë elementi më i rëndësishëm, dorëshkrimet e disa romaneve të cilat i japin vlerën e shtuar këtij objekti. Është një lloj muzeu tematik që ka interes për ata që e njohin krijimtarinë dhe veprën e Sterjo Spasses, kryesisht interesi është nga turistët që vijnë nga trevat shqiptare dhe maqedonas të cilët kanë njohuri më të mëdha për Sterjon. Në brendësi të muzeut janë edhe sendet personale të tij, të cilat tregojnë të gjithë rrugëtimin e punës që ai ka krijuar në tërësi, por e theksoj pjesa e dorëshkrimeve është elementi kyc. Një dorëshkrim shumë interesant është ai i shkruar në Leningrad në vitin 1976, një roman me emërtimin “Dashuria” të cilin Spasse nuk e ka publikuar asnjëherë, për shkak të rregjimit komunist. Mendoj se është gjë shumë e mirë që të shikohen nga afër të gjitha këto që përmenda. Javën e kaluar, në një aktivitet të zhvilluar në ambjentet e jashtme të muzeut, ku pjesëmarrës ishin dhe shumë ambasadorë, përshtypjet kanë qënë ndër më të mirat, të gjithë kanë mbetur të impresionuar me punën e kryer në këtë muze pasi përvec objekteve të kultit që ka bashkia e Pustecit, muzeu i Sterjo Spasses është i pari muze zyrtar që krijohet në këtë zonë.” – tregon Koki.

Sterjo Spasse u dallua me krijimet e veta, sidomos në fushën e tregimit dhe atë të romanit. Botoi katër përmbledhje tregimesh: “Kuror rinie” (1934), “Në krahët e një femre” (1934), “Nusja pa duvak” (1944) dhe “Të fala nga fshati” (1958) si dhe dhjetë romane: “Nga jeta në jetë – Pse!?” më 1935 – që mbahet si kryevepra e tij, “Afërdita” (1944), “Ata nuk ishin vetëm” (1952), “Afërdita përsëri në fshat” (1954), “Buzë iqenit” (1965), “Zjarre…” (1972), “Zgjimi” (1973), “Pishtarë” (1975), “Ja vdekje ja liri” (1978), dhe “Kryengritësit” (1983).

Ai është një ndër shkrimtarët më të vlerësuar me çmime, para dhe pas vdekjes. Është nderuar me çmime të para kombëtare për romanet “Afërdita përsëri në fshat”, “Buzë liqenit”, “Zgjimi”, vëllimin me tregime “Të fala nga fshati” etj. Ka marrë Çmimin e Republikës i shkallës II për romanin “Ata nuk ishin vetëm” -1954. Urdhërin “Naim Frashëri” i artë (Pas vdekjes). Titullin “Nderi i Komunës” –Liqenas. Titullin “Nderi i qarkut”– Korçë, e shumë të tjera./CNA.al
Ndiqni videon e mëposhtme!
Festa e Lakrorit, e organizuar çdo vit në fshatin Pole...
Në Lin të Pogradecit ka nisur faza e dytë e punës për ...
Sezoni turistik këtë vit po përballet me një sërë probleme...
Pavarësisht nga e kaluara e errët e shekullit XX, Shqipëri...
Në Pogradec është zhvilluar për herë të parë një Maratonë ...
Ndërtim i rrugës së Arbërit, ka bërë që të kthehen syt...
Qyteti i Pogradecit për katër netë radhazi do të mbled...
Pazarit të Vjetër të qytetit të bukur të Korçës, i ësh...
Rrugëtimi i "Mik Festival" arriti në edicionin e tij t...
Nëse dikur Puka i përkiste vetëm Migjenit, sot ajo m...
Ilir Këllezi është talenti korçar që ka nderuar këtë q...
Që nga peizazhet fantastike të liqenit, te restorantet...
Kantina “CACO” prej shumë vitesh tashmë në treg, është...
Artan Kaja është një ndër piktorët e talentuar të qyte...
Tuma e Kamenicës është një nga tumat më të mëdha e më...
Masat ajrore me origjinë nga Veriu i Afrikës prej disa dit...
Ardian Fezollari është një ndër fotografët më të njohur sh...
Dritan Hoxha është një nga punonjësit e policisë më të...
Kush do ta mendonte që në këto ditë korriku, vëmendja ...
Jeta e natës preferohet gjithnjë e më shumë nga të rinjtë ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...