“Në drejtimin e duhur me kalendarin ambicioz”/ Rama: Jam optimist në mënyrën më shqiptare për mbylljen e kapitujve
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën n...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën n...

Që nga peizazhet fantastike të liqenit, te restorantet me meny tradicionale anës tij, monumentet e shumta historike e kulturore, Vau i Dejës është kthyer në një destinacion mjaft të preferuar për ata që adhurojnë natyrën dhe duan të eksplorojnë bukuritë e saj të pafundme.
Liqeni i Vaut të Dejës është një tjetër arsye madhore për të vizituar këtë zonë. Formuar në vitin 1971 nga ujëmbledhësi i Drinit, liqeni zgjatet nëpër gryka malesh, duke e bërë mjaft tërheqës peizazhin. Sipërfaqja e liqenit është 24.7 km, dhe ka një thellësi prej 52 metrash dhe në të është ngritur hidrocentrali i Vaut të Dejës. Që nga peshkimi, te shëtitjet me varka, mundësitë për të kaluar kohën tuaj këtu janë vërtet të shumta.

Qyteza antike e Sardës është ende një vend i pazbuluar në pritje të vizitorëve, të cilët duan të njihen me vendin ku jetoi princi Lekë Dukagjini dhe familja e tij, por edhe për të parë nga afër rrënojat e kishave të vjetra mijëravjeçare që kanë arritur të mbijetojnë deri në ditët e sotme. Dikur në këtë vend thuhej se kishte shumë kisha, por sot kanë mbetur 10 të tilla të cilat mund t’i shohësh të tëra përmes një udhëtimi rreth e qark ishullit. Për të shkuar aty duhet varkë, e cila mundësohet nga operatorët turistikë, të cilët operojnë në liqenin e Vaut të Dejës. Këta të fundit thonë se vitet e fundit ka patur një interes të shtuar si nga vizitorët vendas, ashtu edhe të huaj.

Në total gjatësia e ishullit nga njëri skaj në tjetrin është 393 metra, teksa kodra kap lartësinë e 130 metrave. Ishulli arrihet lehtësisht dhe nga fshati Rragam, që ndodhet vetëm 6 kilometra larg.
Sot në ishull mund të admirohen rrënojat e qytetit mesjetar, që dikur njihej me emrin e Sardës, sot si Ishulli i Shurdhahut (apo edhe Kalaja e Shurdhahut). Aty bashkohen kulturat e ndryshme të Malësisë, Mirditës apo Zadrimës dhe është një vend eksplorimi mjaft interesant për antropologët. Helidon Sokoli, udhërrëfyes, njëkohësisht edhe specialistë në Drejtorinë Rajonale të Kulturës Shkodër thonë se Sarda ka patur dhe një numër mjaft të madh kishash, ndikuar dhe nga fakti që për disa shekuj ka qenë dhe qendër peshkopale. Një ndër objektet më të dallueshme në ishull është katedralja e dikurshme e Sardës, e cila është lehtësisht e vizitueshme edhe sot. Sipas të dhënave, qyteti jetonte përmes tregtisë, ndërsa një rëndësi e veçantë i kushtohej edhe bujqësisë duke pasur parasysh që dikur tokat që sot janë nën liqen, kanë qenë shumë pjellore. Një nga figurat më të rëndësishme historike të kohës së Skëndërbeut, Lekë Dukagjini, lidhet me historinë e Sardës, duke qenë se Sarda ka shërbyer dhe si rezidencë e tij.

Një tjetër zonë pranë liqenit të Vaut të Dejës që po kthehet në një pikë interesante për t'u vizituar falë bukurive dhe historisë së saj është edhe fshati Mazrek. Rruga për të shkuar deri në fshat është pak e vështirë por banorët e zonës janë rikthyer dhe po punojnë për ta mbajtur hapur dhe për ta bërë të aksesueshme për çdo turist që dëshiron të vizitojë këto vende që janë lënë në harresë, por kanë shumë për të ofruar.

Restorantet këtu janë në sintoni me natyrën fantastike përreth liqenit. Ushqimi është tradicional, e ndërkohë pjesa më e madhe e strukturave turistike janë përpjekur të vendosin theksin përherë te natyra.

Vau i Dejës po bëhet çdo ditë e më tërheqës, ku numri i turistëve është shtuar shumë vitet e fundit edhe në hapje të këtij sezoni theksi u vendos tek investimet që duhen ndërmarrë për ta kthyer këtë zonë në një atraksion turistik dhe të vizitueshëm në të gjitha stinët e vitit. Nëse kërkoni një natyrë të virgjër, plazhe plotësisht private, por edhe historinë mbase më të vjetër shqiptare dhe plot legjend,a liqeni i Vaut të Dejës është vendi i duhur që askush nuk duhet ta humbasë. Peizazhet e liqenit artificial, si dhe kodrat e shumta përreth, e bëjnë këtë zonë një atraksion jo vetëm historik e kulturor, por edhe natyror që nuk duhet humbur… në Vaun e Dejës do gjeni thesare të pazbuluara…!/ CNA.al
Kantina “CACO” prej shumë vitesh tashmë në treg, është...
Artan Kaja është një ndër piktorët e talentuar të qyte...
Tuma e Kamenicës është një nga tumat më të mëdha e më...
Masat ajrore me origjinë nga Veriu i Afrikës prej disa dit...
Ardian Fezollari është një ndër fotografët më të njohur sh...
Dritan Hoxha është një nga punonjësit e policisë më të...
Kush do ta mendonte që në këto ditë korriku, vëmendja ...
Jeta e natës preferohet gjithnjë e më shumë nga të rinjtë ...
"Garden Villa Boutique Hotel" Pogradeci, qyteti liqenor i...
E quajnë qyteti i serenatave, qyteti i dashurisë, qyteti i a...
Të gjithë kemi dëgjuar dhe parë postime të ndryshme lidhur m...
Kulinaria korçare prej vitesh ka tërhequr vëmendjen e turist...
Një ekspozitë mjaft e veçantë me punime artizanale është çel...
Sporti nuk njeh moshë ndaj mbi 700 atletë të grupmoshave të ...
Shkodra Jazz Festival përmbylli edicionin e 12-të me koncert...
Mes lotësh e një dhimbje të madhe miq, familjarë, kolegë e s...
Xhamia e Plumbit në Shkodër është e vetmja xhami shqiptare, ...
Thethi padyshim ka qenë kryefjalë e turizmit gjatë viteve të...
KOKO Fest po organizohet për herë të 8 në qytetin juglindor....
Nga Edison Ypi Kam dy shishe me pekmez. Njërën e mora në Bi...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...