Deklarata për "spastrim etnik"/ Kosova shpall person "të padëshirueshëm" ministren serbe
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Thethi padyshim ka qenë kryefjalë e turizmit gjatë viteve të fundit, e veçanërisht në këtë sezon.
Magjia nis që me rrugën e cila ka mbetur vetëm pak kilometër pa përfunduar. Ballkoni i Qafë Thorës është ndalesa e parë e turistëve për t’u fotografuar
Ndër turistët e huaj që kanë ardhur këtë periudhë në Theth janë francezë, çekë, polakë, ndërsa të shumtë janë edhe qytetarët nga Kosova, të cilët gjithnjë e më shumë përveç detit preferojnë edhe Alpet.
Ndër pikat më të vizituara nga turistët janë Shtegu Theth- Valbonë, Theth –Pejë, Ujëvara, Kanioni, Syri i Kaltër, Shpella e Arapit, Shtegu i Bjeshkëve të Namuna Specialistët e administratës së zonave të mbrojtura kanë vetëm një merak,mbipopullimin dhe keq shfrytëzimin e pronarëve të bujtinave, ku në jo pak rastë ka patur edhe abuzime me çmimet.
“Thethi vijon të jetë në top listën e preferuar. Rruga është një faktor pozitiv, por shpresojmë shumë që të mos kthehet në precedent për të ndërtuar pa leje, apo për të abuzuar me cmimet nga ana e pronarëve të bujtinave. Kemi patur disa ankesa, ndaj apelojme drejt bizneseve atje që të jenë në vijë te drejtë cmimi me atë çfarë ofrohet si shërbime”, thotë Age Martini, specialist e ADZM-së.
Lugina e lartë e Thethit, një nga zonat më të veçanta të këtyre alpeve, ndodhet 750 deri 950 m mbi nivelin e detit, me një sipërfaqe prej 2630 hektarësh.
Pasuritë natyrore të kësaj zone janë të lidhura së bashku edhe me trashëgiminë kulturore dhe historike të banorëve vendas, duke formuar kështu, bazat më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit.
Bukuritë e papërsëritshme të Thethit malor, në zemër të Alpeve shqiptare, e bëjnë që të zërë një vend të rëndësishëm në natyrën dhe turizmin shqiptar. Ai rrethohet nga male të larta dhe qafa mahnitëse, ku aplikohen sportet malore dhe shëtitjet në natyrë.
Pylli është mjaft i pasur edhe me shpendë e kafshë të ndryshme. Resurset natyrore i dallon çdo vizitor, sa lë grykën e Ndërlysës dhe ballafaqohet me mrekullinë e kanionit të Grunasit.Ujvara e Grunasit është një tjetër destinacion i preferuar.
Rruga drejt Ujvarës së Grunasit mban një orë më këmbë nga qendra e Thethit. Veshja e malit?është e domosdoshme. Pavarësisht se ky që po bëjmë ne?është një hiking i nivelit fillestar, shtigjet mes maleve nuk përshkohen me?çdo lloj atletesh a këpucësh.
Në vitin 2002, Ujëvara e Grunasit është shpallur monument natyre që mbrohet nga shteti. Së bashku me cirqet përreth dhe Mullirin e Blojës, formojnë një nga vendet më tërheqëse për turistët e huaj dhe vendës. Karakteristikë e ujëvarës?është se uji i saj buron i gjithi nga një shkëmb dhe është ujë dëbore.
Shtegu për tek syri i kaltër ka patur numrin më të lartë të vizitorëve. Vendndodhja e kësaj bukurie është në Kaprre të poshtme, afersisht 7 km larg nga qendra e luginës së Thethit.
Për të arritur në këtë destinacion mund ta llogarisesh krejtësisht me ecje në këmbë (3.5 ore vajtje) ose të kombinuar me një transfertë dhe ecje në këmb, 20 min transferte dhe 40 min ecje e moderuar. 5 km e para nga Thethi në Nderlysa janë rrugë makine rurale që gjarpëron bri lumit të Shalës.
Shtegu është i shënuar me shenja edhe pse ato janë amortizuar por shtegu i ecjes nga Nderlysa është aq i shkelur e i qartë sa nuk ke mundësi të humbesh. Syri i kaltër është një nga bukuritë më të rralla në të gjithë Shqipërinë. Ai formohet nga Lumi i Zi, i cili buron në Majen e zezë.
Në Theth gjenden një numër i konsiderueshëm shpellash, por ato që kanë tërhequr vëmendjen e shumë alpinistëve, speleologëve, gjeografëve, janë Shpella e Harapit dhe Bira e Rrathëve, të cilat me përmasat e tyre dhe dukuritë interesante që mbartin brenda tyre si liqenet nëntokësore, galeri, sifone etj, janë bërë shkak i shumë legjendave të krijuara nga vetë banorët e zonës.
Këto janë disa prej arsyeve që shumë vizitorë të huaj dhe vendas vijnë në Theth në çdo stinë. Në vitet që lamë pas në Thethi është vizituar nga të paktën 500 mijë turistë në vit. Thethi është aty për të pritur turistë në të 4 stinët e vitit./CNA.al
KOKO Fest po organizohet për herë të 8 në qytetin juglindor....
Nga Edison Ypi Kam dy shishe me pekmez. Njërën e mora në Bi...
Prespa është një nga zonat më të bukura të qarkut të Korçës,...
Po të shohësh në distancë prej 20 km nga qyteti i Shkodrës, ...
Rrethuar nga ujërat e liqenit të Vau Dejësit, ishulli Sarda ...
Teqeja e Melçanit është një nga vendet e shenjta që mund të ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...