“Lumë” presioni në rrjetet sociale/ Të famshmit në “shënjestër”, kush po i nxit për protestat
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Teqeja e Melçanit është një nga vendet e shenjta që mund të quhet me plot gojën një mrekulli!
Vendi i shenjtë daton që prej vitit 1640, e ndërtuar në 22 Qershor, teqeja bektashiane e Baba Avdulla Melçanit, që bën bashkë të gjithë besimtarët bektashinj dhe jo vetëm.
Feja Bektashiane është një fe tolerante, që pranon besimet e tjera dhe ka të veçantat e saj.
Bektashinjtë kanë të njëjtat rregulla si të gjithë myslimanët. Ata kanë disa rregulla të veçanta sepse kanë faljen të cilën e kryejnë në një dhomë të posaçme dhe jo si në kultet e tjera. Pjesa e bektazhizmit është rrugë mistike!
Teqeja e Melçanit ka një sipërfaqe prej gati 3 mijë metra katrore, e ndarë në disa ndërtesa, ku secila ka veçorinë e saj. Sapo futemi në hyrje të teqesë, shohim një panoramë fantastike të ndërtesës gjigande me gur dhe me qemer. Projekti i saj është bërë nga vetë Baba Sadik Ibro, i cili është drejtuesi i parë i teqesë, dhe me shumë angazhim dhe vullnet ka arritur të ngrejë një objekt kulti madhështor për fenë bektashiane.
Pjesa më e madhe e ndërtimit është bërë me mjeshtra të gurit, por në 4 vite punime, kanë marrë pjesë punëtorë, besimtarë, vullnetarë të cilët kanë kontribuar në përfundimin e këtij projekti.
Oborri i teqesë të jep një qetësi shpirtërore sapo futesh në të, i gjithi i përbërë nga një shumëllojshmëri lulesh si trëndafilat, meneksheja, e shumë të tjera, çka i japin ngjyra dhe një peisazh magjepsës. Ajo që e bën akoma më të veçantë kopshtin, është shkrimi në gjuhën arabe ku përmendet Allah Muhamed Ali.
Teqeja është e përbërë nga holli, i cili shërben për festat e Sulltan Novruzit, Ashuresë, dhe Kurban Bajramit,etj, bashkangjitur tij është Mejdani, i cili është vendi i shenjtë i lutjes dhe faljes së besimtarëve bektashinj.
Salla tjetër është ajo e Kafe-Oxhakut të teqesë, aty ku Babai ose Dervishi pret njerëz besimtarë të teqesë, dhe gjatë konsumimit të kafes dhe pas qerasjes së besimtarëve, diskutohen probleme të ndryshme që mund të kenë besimtarët dhe qytetarët e tjerë.
Pjesë tjetër e teqesë është Holli i Pritjes së Besimtarëve, ku Babai ose Dervishi takohet me ta dhe për problemet dhe nevojat që kanë njerëzit, mund t’ua zgjidhe Babai. Ndër të tjera, në teqe është edhe dhoma e pritjes, ku priten mysafirë, pushtetarë, parlamentarë, këshilltarë, pra funksionarë të ndryshëm të shtetit, të cilët takohen për bisedë vetëm për vetëm me Babain ose Dervishin.
Teqeja e Melçanit tashmë me një pamje bashkëkohore, mbart vlera të mëdha fetare, kulturore dhe artistike, ku veç ndertesës moderne, në të gjenden edhe objekte të kultit që datojnë që prej vitit 1400 e në vazhdim.
Njëra prej objekteve është teqja e Baba Abdulla Melçanit, e themeluar prej tij, dhe është objekti më i vjetër në gjithë ndërtesën.
Një tjetër ndërtesë e vjetër është teqja e Dedelerëve, Hysen Ali Dedei dhe Sali Xhemali Dedei, të cilët kanë dhënë kontribut të veçantë në afrimin e njerëzve drejt fesë së bektashizmit.
“Dhoma e Kolonjarëve” është një tjetër objekt i ndërtuar nga besimtarët kolonjarë, të cilët e kanë ndërtuar me kontributin e tyre personal, për ta përdorur për besimtarët dhe qytetarët e Kolonjës.
Një tjetër dhomë i është kushtuar Ashuresë, ku përgjatë ceremonisë vjetore të saj, përgatitet ëmbëlsira tradicionale, e cila simbolizon Dëshmorët e Fushës së Qerbelasë, dëshmorë të rënë të cilët kanë qenë 72 burra dhe 14 foshnja nga familja e profetit Muhamed As./CNA.al
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...