E enjte intensive për Kuvendin/ Projektligje dhe 6 interpelanca me Ramën dhe ministrat
Kjo e enjte pritet të jetë një ditë me diskutime të shumta...
Kjo e enjte pritet të jetë një ditë me diskutime të shumta...
Rrethuar nga ujërat e liqenit të Vau Dejësit, ishulli Sarda ose i njohur ndryshe me emrin Shurdhahu është një prej vendeve më të mrekullueshme ku gjendet një pasuri e jashtëzakonshme historike e kulturore që mbetet për t’u zbuluar.
Nëse kërkoni një natyrë të virgjër, plazhe plotësisht private por edhe historinë mbase më të vjetër shqiptare plot legjenda, ishulli Sarda është vendi i duhur që askush nuk duhet ta humbasë. Është një qytet antik 3 mijë vjeçar i cili vjen deri në fundin e shekullit të 15-të si një bashkim i tri kulturave kryesore të veriut të Shqipërisë. Qyteza antike e Sardës është ende një vend i pazbuluar në pritje të vizitorëve vendas për t’u njohur me qytezën ku jetoi princi Lekë Dukagjini dhe familja e tij por edhe për të zbuluar të fshehtat e panumërta si dhe për të parë nga afër rrënojat e kishave të vjetra mijëravjeçare që kanë arritur të mbijetojnë deri në ditët e sotme. Në total kanë qenë 365 kisha por sot vetëm 12 prej tyre mund të shihen lehtësisht brenda ishullit.
Mjafton shpirti i aventurës, dëshira dhe pak kilometra larg Shkodrës mund të zbuloni një pasuri historike, arkeologjike dhe mrekulli natyrore.
Qyteti 3000 vjeçar i Sardës, sot i quajtur ndryshe ishulli i “Shurdhahut” është një prej destinacioneve më të preferuara të turisteve vendas e të huaj të cilët mahniten me atë përjetim që i duket gati i pabesueshëm.
Ndërsa rrethohet nga ujrat e liqenit të Vaut të Dejës, ky ishull mban në gjirin e tij vendbanimin e hershëm të Gajtanëve (Shpella e Gajtanëve) vendbanimi i Jubanëve (Shpella e Jubanëve), qyteti i Gajtanit, Kalaja e Danjës. Qyteti përshkruhet në shumë shkrime dijetarësh të huaj dhe arkeologësh që e kanë vlerësuar si zonë trashëgimie të kulturës ilire, e ku germimet në rrënojat e tij vijojnë edhe sot, pasi ende ka shumë për tu zbuluar.
Qyteza e Sardës deri në fund të shekullit 15 ka qënë një qendër e rëndësishme kulturore dhe pikë takimi i tre kulturave kryesore të gjithë trevës së veriut, kulturës së Malësisë, të kulturës së Mirditës dhe të Zadrimës, të cilat me karakteristikat e veçanta që i dallojnë nga njëra- tjetra u kanë rezistuar kohës dhe rrymave kulturore të huazuara nga pushtues të ndryshëm.
Sarda dikur një qytezë përbri Drinit, si një gadishull strategjik dhe si një pikë ndërlidhëse me rrugën e vjetër Gjakovë-Shkodër-Ulqin, ishte vendbanim i familjes të madhe feudale të Dukagjinëve ku ata ndërtuan pallatin mbretëror; sot një qytezë e pabanuar e rrethuar me kurorën e bukur të ujit të kristaltë të Drinit, është kthyer në një ishull interesant dhe në një pikë të rëndësishme turistike.
Kisha e Shen Pjetrit, e arkitekturës Romake që i perket shekullit 7 – 8, është një prej komplekseve të objekteve të kultit të krishtere që gjenden në këtë zonë.
Uji i liqenit, malet dhe kodrat përreth me gjelbërimin e tyre, krijojnë një Peizazh me bukuri të rrallë, duke i dhënë këtij ishulli vlera të mëdha ekoturistike.
Të shumtë janë të rinjtë vendas e të huaj, por edhe banorët e zonës që shfrytëzojnë këto bukuri për t’u freskuar në vapën përvëluese të stinës së verës. Në vitin 2000 nisi frekuentimi dhe njohja më shumë e kësaj zone dhe vitet e fundit përveç numrit të lartë të vizitoreve, ka nevoja të mëdha për ndërhyrje.
Vetë emri i saj i transformuar më vonë në Shurdhah ka origjinë Ilire siç dëshmohet nga qyteti i Sardis. Sarda ka qenë një stacion pushimi në rrugën e vjetër të Dardanisë.
Në vitin 877 ka qenë qendër e krahinës së Polatit që përfshinte malësitë në të dy anët e drinit nga liqeni i Shkodrës deri ne Kukës. Me ambiente sanitare, pra ka pasur tualete në atë periudhë , me oborre të brendshme të ndërtuar me gur të latuar, teknikë pak a shumë vendeciane të mbuluar me rasa ose me tjegulla që janë tipike për stilin roman dhe që janë të pranishme sigurisht edhe në kishën e Shurdhahut. Sipas të dhënave qyteti jetonte përmes tregëtisë, ndërsa një rëndësi e veçantë i kushtohej edhe bujqësisë duke pasur parasysh që dikur tokat që sot janë nën liqen, kanë qenë shumë pjellore.
Porta e dytë ishte ajo që siguronte drejtuesit duke iu dhënë një mundësi të dyfishtë për të përballuar një sulm të mundshëm armik. Ishte një portë që mbante të ndarë edhe qytetarët e thjeshtë nga prijësit e tyre. Disa nga gojëdhënat thonë që kjo portë quhet ndryshe edhe “porta e kunorës”. Gërmimet e bëra më 1967-1970 zbuluan banesa, kisha dhe objekte të tjera arkeologjike. Në qafë të kodrës u zbulua një varrezë arbërore e shek.VI-VII. Qyteti me një sipërfaqe 4.8 ha ka qenë i fortifikuar me dy mure, që rrethonin përkatësisht qytetin e poshtëm dhe atë të sipërm. Sarda lindi në pragun e mesjetës si një vendbanim i vogël dhe u zhvillua në shek.XI-XII si një qytet tipik mesjetar.
Sipas gojëdhënave një grua nga Zadrima iu dha veshjen ushtarëve osman duke bashkëpunuar me ta dhe osmanët arritën të futen tek porta e madhe e qytezës duke vrarë ushtarët roje të portës e më pas duke e patur të lehtë ta pushtonin. Zona përreth kësaj qendre kulturore është një nga vendet më të rëndësishme arkeologjike dhe historike. Në të gjenden rrënojat e një kalaje antike romake dhe një numër objektesh të tjera me vlerë për t’u vizituar, që i përkasin shek. të XI-të. Sot një qytezë e pabanuar e rrethuar me kurorën e bukur të ujit të kristaltë të Drinit, Sarda është kthyer në një ishull. Sarda ishte edhe një seli Ipeshkvnore shumë e rëndësishme në gjitha trevat shqiptare.
Kohët e fundit Ishulli Sarda ndryshe nga më parë nuk është më aq i vetmuar. Vetëm pak minuta larg kësaj qyteze në bregun e liqenit është ndërtuar një restorant i cili për qëllim kryesor ka njohjen e klientëve me historinë e pasur të ishullit Sarda, shpellës së Priftit, shpellës së Pëllumbave, kisha të vjetra mijëvjeçare apo edhe njohjen me historinë e hershme të familjes feudale të Lekë Dukagjinit. Edhe restoranti ka marrë emrin Ishulli Sarda dhe mirëpret të gjithë vizitorët që duan ta shijojnë.
Në restorant përveç ushqimeve tradicionale dhe produkteve bio interesante është se stafi dhe drejtuesit kanë vendosur që për turistët apo klientët e restorantit të ketë një gjiro me skaf, me varkë ose mjete të tjera lundruese deri tek qyteza e Sardë, shpella e Priftit, shpella e Pëllumbave apo të tjera destinacione historike përreth liqenit për t’u njohur me historinë dhe kulturën që mbart ajo zonë. Restoranti Ishulli Sarda ndodhet në fshatin Rragam të njësisë Guri Zi pjesë e bashkisë Shkodër dhe është jo më shumë se 20 minuta larg nga Shkodra.
Më pas edhe gjiroja me varkë nga restoranti deri tek Ishulli Sarda është vetëm 30 minuta, atje ku dukesh sikur je kthyer në lashtësi për të jetuar mes maleve të larta të thepisur, freskisë së liqenit poshtë dhe kudo qytezës e shpellave të pafundme në atë zonë. Projekti i këtij restoranti do vijojë me të tjera investime në vazhdim ndërsa për momentin është një prej vendeve më të bukura që ka. Ishulli Sarda përveç kuzhinës tradicionale me ushqimet e zonës ofron edhe një plazh privat fantastik buzë liqenit në një qetësi absolute dhe me një pamje të mahniteshme. Hëna atje por edhe lindja e perëndimi i diellit janë moment të jashtëzakonshme që askush nuk duhet t’i humbasë./CNA.al
Teqeja e Melçanit është një nga vendet e shenjta që mund të ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...