REPORTAZH/ Shkodra Jazz Festival "Andrra Vazhdon"!
Shkodra Jazz Festival përmbylli edicionin e 12-të me koncert...
Sporti nuk njeh moshë ndaj mbi 700 atletë të grupmoshave të ndryshme nga Ballkani dhe Europa u bënë bashke tek Zona Sportive e Korçës për të garuar.
Nga më të rinjtë deri tek 80 vjeçarët nisën garat e këtij eventi që erdhi për herë të parë në Korçë. E veçanta e këtij kampionati ishin atletët veteranë të cilët ishin po aq në formë, energjikë, ku dëshira dhe pasioni për sportin nuk kushtëzohen kurrësesi nga mosha. Sporti u fal adrenalinë dhe kënaqësi.
“Po marr pjesë me kënaqësi të vecantë ketu. Ka 3 vite që behem pjese e këtij aktiviteti dhe më pelqen shume duke marre ne konsiderate edhe moshen time dhe gjendjen time është vertet dicka e bukur.
Përfaqësoj Bullgarinë dhe do të marr pjesë në hedhje çekiçi. Jam stervitur thuajse gjithe jeten time qe nga viti 1966 dhe vazhdoj ende të stërvitem mjaftueshëm e bëj për të qenë i shëndetshëm. Këtu ka atletë më të vjetër se unë në moshë por edhe më të rinj, është bukur të jesh mes tyre.” – shprehet Ivanov.
Agron Mucaku vjen nga Kosova dhe i është bashkuar këtij kampionati me garën 400 metra me pengesë. Rekordmeni i 110 metrave dhe i 400 metrave në pengesë , titull i marrë para 35 vitesh , vijon të jetë i tillë pasi askush në këto vite nuk nuk ka mundur të arrijë kohën dhe tia rrëmbejë tiltullin.
“Ndjehem shumë mirë, vij nga Kosova dhe do të marr pjesë në një vrapim 400 metra me pengesa për grupmoshën 55 deri 59 vjeç. Ky është një shans që nuk e kam patur rastin të marr pjesë në gara ballkanike, dhe vendosa që në këtë moshë ta provoj dhe ja ku jam sot.
Është një kënaqësi e paparë, me njerëz shumë të mirë që marrin pjesë. Jam kampion i Kosovës, ku para 35 vitesh kam shënuar rekordin prej 15 sekondash në 110 metra dhe 58 sekonda në 400 metra me pengesa. Këto aktivitete duhet të përsëriten sa më shpesh”, tregon Mucaku.
Pavarësisht situatës pandemike mbi 600 atletë të huaj janë pjesëmarrës dhe 100 atletë shqiptarë të ardhur nga të gjitha qytetet e vendit.
“Kampionati i 30-të Ballkanik i Atletikëve Veteranë që u bë për herë të parë në Shqipëri dhe në Korçë, ka një pjesëmarrje shumë të madhe, megjithëse është kohë pandemie.
Saktësisht janë 718 atletë të rregjistruar dhe që do të marrin pjesë në këtë kampionat. Mbi 600 prej tyre janë të huaj, por ka edhe atletë shqiptarë që kanë përfaqësuar të gjitha bashkitë e Shqipërisë. Ambjenti është shumë festiv, çdo gjë po shkon për së mbari e me një rritëm shumë të mirë”, shprehet Bektashi.
Ballkanik i Atletëve Master ka sjellë një atmosferë ndryshe për qytetarët korçarë dhe për vetë qytetin e Korçës. Të interesuar për të parë garat, kanë qenë edhe banorët sportdashës të cilët kanë shijuar kampionatin e atletëve veteran, e arsyeja kryesore mbetet mosha e tyre./CNA.al
Shkodra Jazz Festival përmbylli edicionin e 12-të me koncert...
Mes lotësh e një dhimbje të madhe miq, familjarë, kolegë e s...
Xhamia e Plumbit në Shkodër është e vetmja xhami shqiptare, ...
Thethi padyshim ka qenë kryefjalë e turizmit gjatë viteve të...
KOKO Fest po organizohet për herë të 8 në qytetin juglindor....
Nga Edison Ypi Kam dy shishe me pekmez. Njërën e mora në Bi...
Prespa është një nga zonat më të bukura të qarkut të Korçës,...
Po të shohësh në distancë prej 20 km nga qyteti i Shkodrës, ...
Rrethuar nga ujërat e liqenit të Vau Dejësit, ishulli Sarda ...
Teqeja e Melçanit është një nga vendet e shenjta që mund të ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...