Protestat/ Balla: Dritan Goxhaj punon për regjimin iranian
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, në një d...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, në një d...

Ardian Fezollari është një ndër fotografët më të njohur shqiptar, ndërsa për Pogradecin mbetet një ndër më të mirët dhe fat për qytetin liqenor që e ka pjesë të artit. Momentalisht, Fezollari mban postin e shefit të komisariatit të Kolonjës, dhe pjesë e policisë është prej një jete, aq sa është pjesë edhe e fotografisë. CNA.al sjell për lexuesit një profil të veçantë të Ardianit, i cili na tregon me shumë kënaqësi rreth pasionit të tij më të madh. Kontaktin e parë me fotografinë ai e ka pasur në vitin 1990, atëherë kur ka blerë një aparat fotografik “Bierette”, shumë i thjeshtë në atë kohë, me të cilin bënte foto me shokë e miq.

“Pasioni për fotografinë filloi të shtohet në vitin 1994 kur fillova specializimin në Institutin e Policisë Shkencore për t’u titulluar Ekspert Kriminalist.
Dihet që një nga mjetet e ekspertit kriminalist është dhe aparati fotografik, gjithashtu s’duhet të harrojmë që unë jam lindur dhe rritur në një nga qytetet më piktoreske të Shqipërisë, në Pogradec, i cili të befason në çdo moment dhe stinë me peizazhin e tij.
Aparati fotografik që pas vitit ‘94 është bërë pjesë e pandashme imja kudo që shkoj për të fiksuar natyrën shqiptare. Shumë vetë më pyesin se si ndihesh me këtë profesionin e “dytë” dhe vërtet i tillë është për mua, pasi të gjithë apo secili nga ne ka hobet e tij, dikush gjuetinë, dikush hiking, dikush tjetër vreshtarinë apo dhe lulet, mua më qëlloi fotografia (buzëqesh), gjë për të cilën nuk ndihem keq pasi është nga gjërat që më bën të ndihem i lirë, i freskët por, pse jo bëj dhe një shërbim qytetar për të pasqyruar natyrën e vendit tim.
Për shkak të profesionit në polici, puna më ka “hedhur” në qytete të ndryshme dhe për mua ka qenë vërtet fat të pasqyroj natyrën, trashëgiminë kulturore, etnografine apo dhe sitet arkeologjike”, shprehet Fezollari.

Në ditët e sotme, fotografia gjendet te çdo person që ka qoftë edhe thjesht një telefon, me pastime të herëpashershme në rrjete sociale. Duket se është pjesë e pandarë për këdo, përfshirë fëmijët madje edhe moshat e thyera. Por, sa e vështirë është të bësh një fotografi? Ardiani thotë se është e vështirë për ata që duan të bëjnë fotografi personale, pasi sot me globalizimin e madh që ka marrë fotografia, ku secili ka një aparat në dorë, merr akoma më shumë vlerë të qenurit profesionistë.
“Personalisht i kushtoj kujdes më shumë kohë momentit për të bërë fotografi, kompozimit, i cili e bën më shprehëse atë që do të evidentosh pasi sado i mirë të jetë aparati, është syri dhe mendja që e vë atë në punë.
Të gjithë fiksohen pas “pixel"-ave të lartë duke lënë mënjanë momentin, atë impaktin e parë që të jep ajo mbi të cilën ti fotografon. E gjitha përmblidhet në 1/1000 e sekondës, për të bërë momentin "e pavdekshem”, në rastin më të mirë (qesh).
Kur postoj në rrjetet sociale ndesh me fjalën “pikturë” gjë që më bën vërtet të ndihem mirë, apo krahasim me piktorë të famshem dhe une që përgjigjem me “ah sikur”. Unë mendoj që fotografia është luks, rusët kanë një shprehje, nëse do të rrënosh një njeri nga paratë, vari në qafë nje aparat fotografik …(qesh).

Ardiani lëvron kryesisht peizazhin, dhe sic ai shprehet, aty ndihet më komod duke iu përmbajtur asaj që njeriu di të bëjë më mirë. Në galerinë e tij fotografike, nuk i mungojnë portretet apo fotografik të rrugës, por natyra dhe peizazhi gjenden brenda tij.
“Pogradeci ofron shumë në këtë drejtim, qoftë me liqenin apo dhe me natyrën përreth por edhe me zonat rurale siç jane krahina e Mokrrës (origjina ime) apo edhe ajo e Gorës. Në fotot e mia gjen sa peizazhe nga liqeni në të gjitha stinët dhe sidomos të parapëlqyerat e mia janë vjeshta dhe dimri, por edhe nga qytete të tjera që nga veriu në jug. Sot është shumë e vështirë të bësh peizazh, pra t’i shpëtosh panoramës, kartolinës (gjë që nganjëherë njerëzit e ngatërrojnë kur thonë “kjo foto si kartolinë”). Gjithashtu më pëlqen të merrem dhe me trashëgiminë kulturore por pse jo dhe me etnografinë së fundmi si një nga gjërat që shteti dhe secili nga ne duhet të merret seriozisht pasi rrezikohen nga degradimi dhe mos ruajtja (aq më keq edhe nga vjedhja).” – thotë Ardiani.

Ky profesion i Ardianit është finalizuar me disa ekspozita të organizuara në juglindje, si edhe me disa albume fotografike që përmbajnë fotografi të mrekullueshme të peizazheve dhe natyrës shqiptare.
“Unë kam ekspozuar që nga viti 1996 dhe në vazhdim. Ekspozitat kanë qenë sa personale aq edhe kolektive. Personalisht unë organizoj një aktivitet që quhet 'Ditët e Fotografisë' i cili mbahet në qytetin e Pogradecit. Gjithashtu jam prezent me kalendarë apo postera turistikë dhe së fundmi kam botuar 3 albume fotografike, përkatësisht 'Pogradeci' i cili vjen me i plotë me të gjitha resurset turistike dhe trashegiminë kulturore dhe pason atë album 'Landscape' botuar në vitin 2006, 'Parku Kombëtar i Prespës' si dhe 'Parku Kombëtar Divjakë - Karavasta'.
Të gjitha këto jane iniciativa private pa ndihmën e askujt, sic duket Pogradeci është larg nga Tirana (qesh). Të vjen keq që nje punë e mbledhur në vite pasi për Pogradecin u deshën 16 vjet, për Prespën 12 vjet, Divjaka po ashtu, siç duket botimet s’bëjnë punë pasi duhet të jemi akoma në fazën e sensibilizimit për ruajtjen e Parqeve Kombëtarë.” – shprehet Fezollari.

Në galerinë e fotove më poshtë do të mund të gjeni një pjesë të punës së fotografit Ardian Fezollari. Ndërsa me të njëjtin emër mund të shihni galerinë e plotë në rrjetet sociale "Facebook" dhe "Instagram"./CNA.al
Dritan Hoxha është një nga punonjësit e policisë më të...
Kush do ta mendonte që në këto ditë korriku, vëmendja ...
Jeta e natës preferohet gjithnjë e më shumë nga të rinjtë ...
"Garden Villa Boutique Hotel" Pogradeci, qyteti liqenor i...
E quajnë qyteti i serenatave, qyteti i dashurisë, qyteti i a...
Të gjithë kemi dëgjuar dhe parë postime të ndryshme lidhur m...
Kulinaria korçare prej vitesh ka tërhequr vëmendjen e turist...
Një ekspozitë mjaft e veçantë me punime artizanale është çel...
Sporti nuk njeh moshë ndaj mbi 700 atletë të grupmoshave të ...
Shkodra Jazz Festival përmbylli edicionin e 12-të me koncert...
Mes lotësh e një dhimbje të madhe miq, familjarë, kolegë e s...
Xhamia e Plumbit në Shkodër është e vetmja xhami shqiptare, ...
Thethi padyshim ka qenë kryefjalë e turizmit gjatë viteve të...
KOKO Fest po organizohet për herë të 8 në qytetin juglindor....
Nga Edison Ypi Kam dy shishe me pekmez. Njërën e mora në Bi...
Prespa është një nga zonat më të bukura të qarkut të Korçës,...
Po të shohësh në distancë prej 20 km nga qyteti i Shkodrës, ...
Rrethuar nga ujërat e liqenit të Vau Dejësit, ishulli Sarda ...
Teqeja e Melçanit është një nga vendet e shenjta që mund të ...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...