Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Kulinaria korçare prej vitesh ka tërhequr vëmendjen e turistëve vendas e të huaj. Ky qytet i kulturës, traditës dhe mikpritjes, ka në tërësi një numër të madh baresh dhe restorantesh por javën e fundit, qytetit i është shtuar një tjetër restorant tepër i veçantë dhe që përcjell një risi për të gjithë qytetarët korçarë dhe vizitorët.
“Benvenuti in Calabria” është restoranti më i ri në qytet, të cilit sapo i dëgjojmë emrin menjëherë mendojmë për Italinë. E ju do të pyesnit çfarë lidhje ka Italia me Korçën? Pikërisht, gatimin! Atë gatim të shumëllojshëm, me receta krejtësisht italiane, e me produkte italiane. Me pak fjalë, në këtë restorant do të gjeni shijen italiane që mungon në qytetin e Korçës.
Restoranti është tepër i lehtë për t’u gjetur, mjafton të kërkojmë në maps emrin e tij dhe menjëherë del vendndodhja e saktë. Mikpritësit tanë ishin çifti i bashkëshortëve, Edvina dhe Erion Lame, të cilët janë pronarët e restorantit.
Gjatë bisedës me ta, mësuam risitë e të veçantat e këtij vendi, që do të donim ti ndanim me lexuesit e CNA.al. Ndryshe nga restorantet e tjera, “Benvenuti in Calabria” në mënyrën e arredimit, ka ndërthurrje të tradicionales me modernen, me ngjyrat e ngrohta që të bëjnë të ndihesh i qetësuar, një projekt ky i cili u realizua nga një arkitekt grek.
“Vendosëm që për projektin të merrej një arkitekt grek i cili jeton në Korçë, dhe padyshim që ambjenti ka dalë shumë i bukur dhe i ngrohtë. Jo vetëm për mënyrën e arredimit por edhe me ngjyrat e lehta që nuk të “lodhin” syrin. Në restorant janë gjithsej 12 tavolina, dhe kapaciteti i klientëve shkon deri në 70 persona. Të gjitha tavolinat janë të bëra vetë, me dru arre dhe karriget që kemi zgjedhur janë mjaft të rehatshme për klientin. Gjithashtu, ajo çka bie në sy në ambjentin e restorantit është druri i bamboo-së që kemi vendosur ta bëjmë pjesë të arredimit.” – shprehet Erioni.
Edvina, bashkëshortja e tij është pjesë mjaft e rëndësishme e kuzhinës së restorantit, për vetë faktin se ajo përgatit pizzat për klientët.
“Kuzhina është pasioni im, prej vitesh jam munduar që të mësoj receta të ndryshme, por si specialitet i imi mbeten picat. Në menunë tonë kemi 16 lloje picash, të gjitha napolitane, dhe jemi restoranti i vetëm me këto lloje. Ajo çka e bën të veçantë picën, është përgatitja me dorë, pra në mënyrë artizanale, me salca të ndryshme nga të cilat janë emëruar edhe picat. Ne përdorim vetëm mozzarella, jo djathin guda që përdoret zakonisht në pica, po ashtu salcat i përgatisim vetë, ndërsa proshutat janë të gjitha italiane. Disa nga picat më të veçanta janë Sos Pesta, Sos Pikante, Burata, Sos Crema Rosa etj. Krahas picave, primare mbetet edhe përgatitja e pastave në mënyrë artizanale, po ashtu edhe gatimet e kafshëve të egra dhe peshkut.” – tregon Edvina.
Inagurimi i restorantit u bë pak ditë më parë në qytetin e Korçës, ku të ftuar në fundjavë ishin këngëtarët e mirënjohur korçarë Endri dhe Stefi Prifti, të cilët krijuan një atmosferë tepër festive. Klientët kanë ngelur tepër të kënaqur nga mbrëmja fantastike, pjesë e tyre kanë qenë edhe turistë nga Tirana e Shkodra, dhe më kryesorja është se organizimet do të vazhdojnë edhe gjatë fundjavave pasardhëse. Çdo fundjave në këtë restorant do të ketë organizim të muzikës live me këngëtarë të ndryshëm, dhe me dhjetra lloje verërash italiane që do t’iu shoqërojnë gjatë mbrëmjeve. Ndër të tjera, ky restorant do të ofrojë edhe shërbim delivery për të gjithë banorët e Korçës.
Adresa : Lagjia 7, Rr. “Don Gjon Buzuku” (pallati I Xhengove)
Nr tel 082211070 / 0695515020.
Një ekspozitë mjaft e veçantë me punime artizanale është çel...
Sporti nuk njeh moshë ndaj mbi 700 atletë të grupmoshave të ...
Shkodra Jazz Festival përmbylli edicionin e 12-të me koncert...
Mes lotësh e një dhimbje të madhe miq, familjarë, kolegë e s...
Xhamia e Plumbit në Shkodër është e vetmja xhami shqiptare, ...
Thethi padyshim ka qenë kryefjalë e turizmit gjatë viteve të...
KOKO Fest po organizohet për herë të 8 në qytetin juglindor....
Nga Edison Ypi Kam dy shishe me pekmez. Njërën e mora në Bi...
Prespa është një nga zonat më të bukura të qarkut të Korçës,...
Po të shohësh në distancë prej 20 km nga qyteti i Shkodrës, ...
Rrethuar nga ujërat e liqenit të Vau Dejësit, ishulli Sarda ...
Teqeja e Melçanit është një nga vendet e shenjta që mund të ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...