Karburantet në Shqipëri/ Një krizë besimi mes çmimeve dhe transparencës
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...

Anastas Kostandini, i njohur si piktori Taso, në qytetin e tij të lindjes dhe banimit, Pogradecin, prej me shumë se 40 vitesh vijon pasionin e tij, pa u shkëputur asnjë ditë. Taso ka një filozofi të vetën. Të shndërrojë në art jetën që bën dhe jetën që e rrethon, qoftë kjo edhe në një qytet të vogël provincial, ku jeta nuk të ofron shumë mundësi, por që kurrsesi nuk i mungojnë ngjyrat, frymëzimet, emrat e mëdhenj të letërsisë si Lasgushi apo Kuteli, por edhe gjërat e zymta. Pasioni vazhdon t’i japë frymëzim dhe energji për të vazhduar artin e tij, pasi koha ka treguar që një vend identifikohet shumë më mirë dhe më bukur nga arti sesa nga ndërtimet dhe turizmi që ofron.
Pas shumë viteve karrierë, Taso ka sjellë për herë të parë një ekspozitë në gravura. 101 të tilla janë ekspozuar ne galerinë e Pogradecit duke sjellë peisazhet e Pogradecit të vjetër, liqenit, natyrës dhe përditshmërisë. Piktori i mirënjohur për stilin e tij unik nga mënyra se si luan me ngjyrat dhe objektet mes emocionesh tregon se nuk mund të linte pa ekspozuar këto grafika, ndërsa gjithçka që ai sjell e ka një mesazh kritik nga ai.

“Kam 40 vjet që punoj dhe vendosa që një pjesë të mirë të punëve të mia t'i mbledh në këtë ekspozitë që e sjell për herë të parë. Shumë njerëz më njohin si një grafist, ndërkohë që ambicia ime është piktura dhe ende nuk e kam shfaqur mjaftueshëm. Po bindem që duhet të vazhdoj të jem i dyzuar, mes pikturës dhe grafistit. Kjo ekspozitë ka të bëjë me ndjeshmëritë e mia ndaj vendlindjes dhe qyteteve të tjera. Mesazhi im është që edhe një vend i vogël mund të jetë një argument për të bërë art. Gjëja më e bukur për mua është rezistenca materiale, kur ti gdhend dhe incizon në një pllakë druri, ajo krijon diçka mistike. Është befasia që i bëhet edhe vetë artistit. Kjo është një gjini shumë e rëndësishme e arteve vizuale, një nga artet më të dashura. Unë merrem me grafikën lirike, e ndoshta ato e tregojnë hapur një ekuilibër dhe një qëndrueshmëri në harkun kohor 40-vjeçar. Unë jam një njeri shumë kritik në vetvete, më dhimbset shumë qyteti im, jam dëshmitar i një qyteti ku gjithçka ka ndryshuar, mbase edhe jo për mirë. Dua shumë ta pikturoj qytetin ballë për ballë. Këtë mundohem ta gjej te rrugicat e qytetit, duke u frymëzuar çdo ditë e më tepër, duke premtuar se nuk do të rresht së pikturuari atë që duket, por edhe atë që nuk duket.” – tregon Taso.

Janë të panumërt ata që e adhurojnë artin e Tasos dhe mënyrën se si ai i sjell punimet në ekspozita çfarë e bën artdashësin të "ngulet" para tyre. Akademiku Luan Topçiu ka shprehur ndjesitë e tij lidhur me artin e Tasos dhe çka ai ka sjellë për vizitorët.
“Unë mendoj se ekspozita nxjerr në pah pjesën më të mirë të krijimtarisë së Tasos. Ai është një vizatues i lindur, një njeri që e do vizatimin, dhe është mënyra e tij e jetesës. Këtë herë ai vjen me një ekspozitë retrospektive të krijimtarisë së tij më tepër së 10-vjeçare. Është jashtëzakonisht profesionale, dinjitoze dhe me qëllim shfaqjen e qyteteve, poetikës së jetës në provincë, jetës së mbyllur dhe asaj familjare, me të gjitha anët e saj. Taso është një autor që na sjell më pranë disa momente të jetës intime, sigurisht edhe me përmbajtje historike e me qytete me vlera të trashëgimisë kulturore. Ai i vizaton në mënyrën e tij, duke transmetuar emocione dhe një mënyrë personale të vështrimit të botës. Është një nga ekspozitat më të mira të tij, në një vepër arti ka rëndësi cilësia, çka e shoh në këtë ekspozitë të Anastas Kostandinit.” – shprehet Topçiu.

101 gravurat e ekspozuara nuk janë një përzgjedhje rastësore e artistit por një pjesë e tyre, pasi me qindra të tjera do të vijnë në kohë dhe vende të ndryshme nga Taso./CNA.al
50 garues nga Shqipëria dhe vendet e rajonit, si Maqed...
Kthimi në muze i shtëpisë së Sterjo Spasses është një ...
Festa e Lakrorit, e organizuar çdo vit në fshatin Pole...
Në Lin të Pogradecit ka nisur faza e dytë e punës për ...
Sezoni turistik këtë vit po përballet me një sërë probleme...
Pavarësisht nga e kaluara e errët e shekullit XX, Shqipëri...
Në Pogradec është zhvilluar për herë të parë një Maratonë ...
Ndërtim i rrugës së Arbërit, ka bërë që të kthehen syt...
Qyteti i Pogradecit për katër netë radhazi do të mbled...
Pazarit të Vjetër të qytetit të bukur të Korçës, i ësh...
Rrugëtimi i "Mik Festival" arriti në edicionin e tij t...
Nëse dikur Puka i përkiste vetëm Migjenit, sot ajo m...
Ilir Këllezi është talenti korçar që ka nderuar këtë q...
Që nga peizazhet fantastike të liqenit, te restorantet...
Kantina “CACO” prej shumë vitesh tashmë në treg, është...
Artan Kaja është një ndër piktorët e talentuar të qyte...
Tuma e Kamenicës është një nga tumat më të mëdha e më...
Masat ajrore me origjinë nga Veriu i Afrikës prej disa dit...
Ardian Fezollari është një ndër fotografët më të njohur sh...
Dritan Hoxha është një nga punonjësit e policisë më të...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...