Tërmeti i fuqishëm godet Greqinë
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...

Korça është një Zonjë e madhe me motra e vëllezër shumë.
Motrat e Korçës janë Vjena, Roma, Londra.
Vëllezërit e Korçës janë Parisi, Berlini, Milanua, Budapesti.
Korça ka dhe plot kushurinj e kushurira, kunata, nipa, mbesa; Tiranën, Ersekën, Selanikun, Bukureshtin, Athinën, Stambollin, Zagrebin, Prishtinën, Shkupin.
Mpleksja e mesdheut me kontinentin e bën Korçën një qytet absolutisht magjik, dhe udhëtimin drejt Saj definitivisht magjepsës, të tillë që nuk të mërzitet kurrë sado shpesh të shkosh e të vish.

Si xhevahirët që ngado ti’ shohësh janë ndryshe të bukur, edhe hijeshia e Korçës varet nga cili drejtim i afrohesh.
Që udhëtimin drejt Korçës ta shijosh të tërin, në Korçë duhet vajtur i pa kushtëzuar nga kthesat e asnjë rruge, ngushticat e asnjë shtegu, vështirësitë e asnjë pengese.
Pra e mira është në Korçë të shkosh si Zog.
Në pamundësi për të vajtur në Korçë si Zog, variantet e tjera janë këto;
T’i afrohesh nga perëndimi. Kur ndodhesh mbi majë të Qafës së Thanës, ndërkohë që ndjen se nga pas mesdhetarizmi i ngrohtë po jep shpirt, përpara po lind një fllad i ri, një magji e re, kontinenti.
Po t’i afrohesh Korçës nga lindja, pra nga Devolli, provon ndjesinë e kundërt. Nga pas le freskinë kontinentale, ndërsa përpara të pret ngrohtësia mesdhetare, Korça e butë dhe e ngrohtë.

Ardhja në Korçë nga jugu është me zarar.
Nga Gryka e Këlcyrës, Lugina e Vjosës, Laskoviku, Kolonja, ke bërë mbi 200 kilometra mes bukurive më tronditëse të planetit gjatë të cilave je prekur nga “Sindroma Stendal”, nga bukuria që lodh dhe sëmur. Pra po erdhe në Korçë nga jugu mund të çmendesh ose të vdesësh.
Udhëtarët me shije estetike më të sofistikuara mund t’i aviten Korçës edhe nga drejtime te tjera.
Nga Gramshi nëpër rrjedhën e Devollit për të dalë në Maliq, pastaj në Korçë. Kalimi nëpër këtë kanion me humnera dhe ujvara frymëndalëse nëpër këtë rrugë të cilën pak janë ata që e dinë se ekziston, është udhëtim që mbetet përgjithmonë në kujtesë.
Nga Skrapari, përmes maleve. Ky variant, përveç sofistikimit të shijeve, kërkon edhe guxim, muskuj, si dhe përvojë, kushte këto që i plotësojnë fare pak fatlumë për tu patur zili.

Nga rrëzë Malit të Thatë, Podgorie, Zvezdë, Plasë, Korçë, është variant për të ngeshmit në lërkim të rrënqethjeve estetike sa më të forta. Ky itinerar preferohet sidomos nga lasgushianë të krisur që shkojnë me shpresë se duke udhëtuar andejpari do ua bëj mishin kokërr; "një shqiponjë e arratisur (që) fluturon mbi Mal’ të Thatë”.
Kolonja, Poradeci, Devolli, Prespa, Voskopoja, janë 5 xhevahirët e gjerdanit të artë që zbukuron gushën e Zonjës Korçë.
Vendet ku magjepsja Korçare bëhet aq e papërballueshme sa mund të ikësh nga fiqiri janë dy; Prespa dhe Voskopoja. Njëra më magjike se tjetra janë që të dyja “Vende të Mira” si Jeruzalemi dhe Meka, ku po të jesh’ i sëmurë, shërohesh, po të jesh i shëndetshëm, nuk sëmuresh. Voskopja dhe Prespa janë të dyja vende të shenjta të pandotura nga kallaballëku. Kur ndodhesh në këto dy vende, tek bërtet dhe dëgjon jehonat, ke ndjesinë se po llafosesh me Zotin.

Është edhe Dardha. Por Dardha ka një problem. Nuk dihet nëse "Korça e ka Dardhën prapa" apo "Dardha e ka Korçën pas".
Po të flesh një natë në Prespë apo Voskopojë dhe nuk sheh asnjë ëndërr, testi i idotit të ka dalë me sukses. Vuan nga pamjaftueshmëri shpirtërore dhe cerebrale. Je qënie inferiore. Leri udhëtimet dhe leximet. Ik shit rraqe mbi ndonjë tezgë.
Nëse idiot nuk je, dhe shtrihesh të flesh një natë në Voskopojë ose Prespë, kujdesu që gjatë asaj nate të mos të zerë gjumi. Lere atë natë të bardhë. Po fjete, do shohësh ëndërr, në ëndërr do shohësh Shenjtorë, Kishë, afreske, varre të vjetër, Manastir me myshk, që do të çfaqen nat’ për nat’ 20 vjet rrjesht.
I vetmi qytet i Shqipërisë ku qytetari, fshatari, fukarai, zengjini, secili ndjehet kryelartë në dinjitetin e vet, është Korça.

Po Korça njërëzore, Korça e butë, Korça e thellë, si është vallë Korça nga brenda ?
Qytet europian me kisha dhe kumbanore, me Zonja dhe Zotërinj si gjithë Europa, Korça ka një urtësi dhe butësi të brendëshme të ruajtur me një vendosmëri të pashoqe që nuk kanë arritur ta prekin dot as luftrat dhe asgjë. Ta prekësh butësinë njerëzore korçare është më vështirë se të gërricësh diamantin. Korçës nuk guxoj t’i afrohem më tepër. Po të kuturisja, do dukesha si elefanti brenda dyqanit të qelqurinave. Më merren mentë nga sofistikimi i saj. Më mirë më jep penel dhe ngjyra të bëj një Monaliza më mahnitëse se të Leonardos sesa të më shtjesh në mëkat të “vizatoj” Korçën. Do ishte njësoj sikur t’i thuash kovaçit të Sovjanit; Daltat dhe çekiçat i ke, mermerin merre në Strelcë, gdhëndmë Davidin.

Periferia e Korçës në mbrëmje;
Shkëlqar Voskopoja. Rrezar Shën Prodhomi. Vizllin Liqeri. Ngrysur Mal' i Thatë. Vrënjtur Ivani. Zgjuar Gora. Fle Opari. Rrjedhin kruajt e Mokrës. Paqe Prespa. Rrjedh Devolli. Raki' heq Sovjani. Dehet Plasa. Aheng Zvirina. Fresk Dardha. Festë Pirgu. Dasmë Lubonja, Krisëm Korita. S'pipëtin Dvorani. Ulëret Ormani. Qan Qarri. Zjarr e flak’ Starja. Zymtohet Valamara. Vrënjtet Helmësi. Urtë Nizhaveci. Gjurulldi Kapështica. Prush nën kazana Boboshtica. Llaç e tulla Pojani. Valle hedh Bulgareci. Afër, fusha. Larg, fshatra. Më tutje, zjarre çobenjsh. Edhe më larg, horizonti, qielli.
Thonë se Korçës do t’i vijë fundi kur Liqeni i Prespës të bëhet sa një filxhan kafeje dhe Mali i Thatë sa një kokërr arrë. Domethënë kurrë.





Ishte një kohë kur Tirana dukej se po përpiqej të ishte sh...
Kisha e Shën Thanasit në Bashkin Pustec, në një lartesi pr...
Kori "LIRA", ky emër kaq i vjetër përmban në vetvete t...
Verë buti, gështenja të pjekura argëtim dhe mikrpitje. Kjo...
Vangjush Mio ishte piktori i parë impresionist në Shqi...
Qyteti i Korçës njihet për bujtinat e ngrohta dhe gatimet ...
Kolonja është duke përjetuar momentet më të mira të saj në...
Korçës i është shtuar një tjetër atraksion akomodues, me n...
E kthyer tashmë në traditë është organizuar për të dis...
Vallja popullore, gatimet tradicionale, prodhimet e zo...
Ndodh shumë rrallë, edhe pse mund të duket pothuajse e...
Teodor Vason e njihni të gjithë sapo t'ia dëgjoni emri...
Një nga turet me prestigjioze të motorëve në botë ësht...
Ka startuar në Korçë për të nëntin vit radhazi, festiv...
Palynologia e ish-liqenit - kënetë të Maliqit dhe Sovj...
Mbetjet e shumta urbane kanë dyndur një nga bukuritë e rra...
Sa herë që udhëtoj në një vend të pashkelur kurrë më p...
Një koncert madhëshor është organizuar mbrëmjen e sotm...
I vetmi vend në Shqipëri ku zemra punon si pompë, gjak...
Korça është epiqendra e juglindjes, ndërsa turistët e ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...