Foto-Ndoten ujërat e Komanit/ Mbetje plastike në zonën turistike
Mbetjet e shumta urbane kanë dyndur një nga bukuritë e rra...

Palynologia e ish-liqenit - kënetë të Maliqit dhe Sovjanit
Palynologia është akoma edhe më interesante. Ekziston një fushë e re, moderne e shkencës Palinologjia (Palynology nga grq. παλ?νω - plurëzoj) e cila studion grimcat mikroskopike, pra plurëzimet inorganike dhe organike në ajër, në ujë, në tokë, në depozitimet e sedimentimet ujore si dhe kudo gjetkë e ndër këto grimca edhe kokrrat e polenit apo të pjalmit. Ndërkaq, palinologjia nuk studion vetëm pjalmin e gjallë, por edhe atë fosil të mijëra, e miliona viteve më parë duke hapur kështu një fushë të re shkencore, nëndegëzim të saj, paleopalynologjinë ose edhe më konkretisht, paleopalynologjinë botanike.
Studimet paleopalynologjike duke indentifikuar fosiliet e polenit, për periudha të caktuara, në ambiente të caktuara, ndihmojnë së tepërmi për të kuptuar se ç’ka ndodhur me florën e mijëra viteve më parë, në një zonë të caktuar, si ka evoluar kjo florë pra bimësia e pyjeve dhe krejt mbulesa bimore, etj, ndihmon pra në krijimin e profileve dhe hartave paleobotanike, të një zone, për të kuptuar ndryshimet e klimës për periudha që shtrihen për miliona vjet, etj.
Kokrrat e polenit fosilizohen në kohë dhe qëndrojnë ashtu për mijëra vjet, falë një substance organike që ka vetë pjalmi që quhet sporopolleninë e cila, ka natyrë lipidike por që përbërja e së cilës akoma, është e pa njohur mirë. Sporopollenina, konsiderohet si substanca organike më rezistente në botë që njihet deri më sot, mbasi është vërejtur e pa prekur edhe në shkëmbinjtë magmatikë mijëra vjeçarë. E pra kjo substancë fosilizon kokrrën e polenit duke e ruajtur atë në kohë prej nxehtësisë, presioneve, të ftohtit si dhe prej shumicës së agentëve kimikë. Kokrrat e polenit të fosilizuara pra, janë kështu elementët biologjikë ndër më të mbrojtur, prej kafshimit të kohës.
Liqeni-kënetë i Maliqit për fatin tonë të mirë është studiuar edhe në këtë aspekt prej një grupi shkencëtarësh francezë, rezultatet e të cilëve janë publikuar në artikullin shkencor: Michelle Denèflea etj, “A 12,000 – Year Pollen Record from Lake Maliq, Albania”, Elsevier, Volume 54, Issue 3, November 2000, pg. 423 – 432 që edhe në këtë rast, po sjell në formë të përmbledhur dhe shkurtimisht, disa të dhëna këtu. Studimet tregojnë se në torfën e Maliqit, janë gjetur fosilie poleni prej 91 specie të ndryshme bimore, të klasifikuara në katër grupe: në drupyjoret dhe shkurret (32); në bimët barishtore (43); në bimët ujore (13); dhe në alga (3).
Ndër drupyjorët dhe shkurret, më të shpeshtë në kampione të ndryshme, gjenden mbizotërime fosiliesh poleni të ndryshme, të këtyre specieve; pisha 67% me një mesatare për një sërë kampionesh 35%; dushku 47%; bredhi 34%; shelgu 27%; verri 21%; ahu 15%; dhe shkoza e zezë 15%. Speciet e tjera gjenden më pak se 10% në një kampion.
Ndërkaq tek grupi i drupyjorëve dhe shkurreve, janë gjendur fosilie poleni edhe prej këtyre specieve: panjës, mështeknës, hedrës, drurit të mastikës, lajthisë, bushit, shtogut, gështenjës, ahut, lisit, frashërit, cedrit, ullirit, rrapit, drukuqit, blirit, vidhit, rrushit, arrës, etj, etj.
Ndër fosiliet e bimëve barishtore, tek kampionet janë gjetur këto mbizotërime: graminoret 78%; artemisia (pelini) 43%; chenopodiacet (laboti) 20%, etj. Ndërkaq janë gjetur edhe këto specie të tjera: gjuhë lope, këmbanore, karafilore, margarita, kokoçeli, kryqëzoret, qumështoret, thekri, rigoni, bishtajore, tërfil, asfodel, lule delli, lëpjetat, aguliçet, trëndafiloret, umbrelloret, hithrat, etj, etj.
Ndër bimët ujore, janë gjetur fosilie shpargani (shavari) 64%; njëmijëfletëshi 7%; nimfa-nifar 25%; etj. Përsëri nga ky grup janë gjetur edhe këto specie: zambak uji, lëpjetë uji, lule kallami, umbrellore uji, hithra uji, poligoniumi i persisë, etj.
Së fundi, në ujërat e ish liqenit-kënetë të Maliqit janë gjetur edhe alga si: gleotrichia, pediastrum, mougeotia; si dhe molusqe të ujërave të ëmbla. Për më tepër shih tabelën.
Pa këtë kënetë, në pellgun e Korçës dhe shumë më gjërë akoma, jeta e njeriut do të kishte vonuar shumë që të vinte. Këneta që u tha, ka qënë shkaku që njerëzit primitivë të tërhiqen, të joshen e të vijnë dhe të jetojnë këtu, në anët tona.
Prehistoria e vendit, fillon nga kjo ish kënetë-liqen rreth të cilit janë zbuluar 12 qendra prehistorike dhe që torfat në brendësi, mund të fshehin edhe qendra të tjera me një vlerë të pallogaritshme. Këto vendbanime prehistorike studiohen sot, nga nga studiues vendas në bashkëpunim me univesitete të njohura të botës. Këtu u ngulitën njerëzit për herë të parë, këtu janë banesat e para tek ne.
Ja përse e ndjeva një detyrë intelektuale që të shkruaj këto pak të dhëna, rreth kënetës dhe fushës së Korçës në bujqësinë e së cilës, punova për shumë vite.

Mbetjet e shumta urbane kanë dyndur një nga bukuritë e rra...
Sa herë që udhëtoj në një vend të pashkelur kurrë më p...
Një koncert madhëshor është organizuar mbrëmjen e sotm...
I vetmi vend në Shqipëri ku zemra punon si pompë, gjak...
Korça është epiqendra e juglindjes, ndërsa turistët e ...
Organizimi i këtij aktiviteti bëhet nga Bashkia Pograd...
Sarajevë: Regjisorët e rinj kroat, Klara Sovagovic dhe...
Në edicionin e 16-të të "Festës së Birrës" në Korçë, j...
Në eventin madhështor, në Festën e Birrës në Korçë, nu...
Birra “Amstel” i është bashkuar llojeve të tjera në ev...
Në eventin madhështor të "Festës së Birrës" në qytetin...
Dea Bërniku na sjell të veçantën e birrës "Bavaria”, e cil...
"Festa e Birrës" në Korçë vazhdon të tërheqë turistë të sh...
Pjesë e "Festës së Birrës" është edhe birra "Tuborg”, ...
Birra "Moretti”, është një markë premium birre e cila ...
Anastas Kostandini, i njohur si piktori Taso, në qytet...
50 garues nga Shqipëria dhe vendet e rajonit, si Maqed...
Kthimi në muze i shtëpisë së Sterjo Spasses është një ...
Festa e Lakrorit, e organizuar çdo vit në fshatin Pole...
Në Lin të Pogradecit ka nisur faza e dytë e punës për ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...