Shkatërrimet nga tërmetet në Venezuelë/ Vendet evropiane ofrojnë ndihmë dhe avionë transporti
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...

Ka startuar në Korçë për të nëntin vit radhazi, festivali mbarëkombëtar i komedisë, "Koko Fest". Një larmishmëri komedish me grupet e aktorëve të të gjitha trevave do të performojnë para publikut korçar dhe do të konkurrojnë për tetë netë në Teatrin “Andon Zako Çajupi”. Drejtoresha e Qendrës së Artit dhe Kulturës, Zamira Kita, shprehet se ky edicion vjen me emocione të mëdha pasi në këtë festival janë përzgjedhur të konkurrojnë komeditë më bukura përgjatë një viti.
“Emocionet në këtë edicion janë tepër të mëdha, sigurisht që nuk do të ndodhin çudira, por do të ndodhin ngjarje të bukura teatrore artistike. Do të kemi komedi të bukura, të të gjitha llojeve e trevave. Ky 'Koko Fest' është festival komedie shqipfolës, pra marrin pjesë të gjitha trupat e trevave shqiptare. Kemi zgjedhur komeditë më të bukura që janë shfaqur përgjatë një viti. Sipas kalendarit, në mbyllje të këtij edicioni do të kemi një shfaqje nga trupa e teatrit të Korçës, 'Tregtari i Venedikut' me regji të Qëndrim Rijanit. E gjithë Korça është në festë, shpresoj t'ja dalim sa më mirë si çdo edicion.” – tregon Kita.

Sipas kryetarit tç Bashkisë, Sotiraq Filo, ky festival mbarëkombëtar afron trojet tona dhe tashmë është kthyer në një traditë në qytetin e Korçës.
“Është një nga organizimet më të veçanta jo vetëm për Korçën por për mbarë Shqipërinë e trojet shqiptare. Ky festival mirëpret trupa të ndryshëm, jam shumë i kënaqur që këtë festival e kemi vazhduar edhe në periudhën e vështirë të pandemisë, edhe tani, me shfaqje të bukura. Shpresoj që publiku shqiptar të kënaqet, me pjesëmarrjen e artistëve të mirënjohur në pozicionin e anëtarëve të jurisë por edhe si ndjekës të këtij festivali. Do të jetë një traditë që do ta vazhdojmë me sukses edhe në vitet e tjera.” – shprehet Filo.

Aktori Ndriçim Xhepa dhe njëherazi pjesë e jurisë për përzgjedhjen e komedisë më të mirë shprehet i lumtur që ky festival falë dëshirës dhe organizimit ka ecur dhe ka shkuar në edicionin e 9-të të saj duke uruar vazhdimësi. Publiku korçar sipas tij gjithmonë e ka dashur teatrin dhe është ndër publikët më të ngrohtë. Aktorja Olta Daku shprehet se ndihet e lumtur që rikthehet për "Koko Fest" dhe sipas saj është e vështirë të ngresh një festival e akoma më e vështirë ta mbash atë, pasi ndihmat për artin sa vijnë e zvogëlohen.

Një pjesë e publikut, aktorëve dhe jurisë kanë ndjekur shfaqjen shumë pranë aktorëve që performonin. Një ide ndryshe e organizatorëve ishte ngjitja e një pjesë publiku në skenë.
Shfaqja që çeli këtë edicion të "Koko Fest" ishte "Të prezantoj babin" nga dramaturgu anglez Alan Ayckbourn me regji të Adelina Muça nga teatri Aleksandër Moisiu. Për regjisoren Muça nuk është hera e parë që vjen në Koko Fest pasi ka marrë pjesë edhe herë të tjera në rolin aktores. Tradhëtia, mardhëniet në çift janë ato të cilat trajton komedia dhe të cilat janë tema mjaft aktuale. Aktori kryesor i kësaj komedie, Gentian Zenelaj ndihet i emocionuar nga publiku korçar. Marrëdhëniet në çift me mungesën e komunikimit , tradhëtia janë problematikat që cojnë edhe shqiptarët drejt divorcit.

“Ka filluar festivali më i mirë teatror në Shqipëri, jemi të lumtur që hapëm natën e parë. Publiku ishte i mrekullueshëm, komedia shumë e bukur dhe jam i lumtur që jam këtu. Kjo komedi lidhet me marrëdhëniet në çift, çifte të cilët duhet të flasin për mosmarrëveshjet e tyre, si edhe për çiftet shqiptare që shkojnë drejt divorcit për shkak të dhunës apo edhe tradhtisë. Është një punë shumë e madhe e bërë gjatë pandemisë, e kemi shijuar shumë si komedi dhe nuk të lë shkak për të gabuar. Kënaqësia që më jep Korça, nuk e gjej në vend tjetër dhe gëzohem kur më vijnë ftesa të tilla,” – thotë Zenelaj.

Për tetë netë me radhë publiku korçar do të ketë mundësinë të ndjekë shfaqjet teatrale në teatrin e Korçës. Krahas artdashësve korçarë mjaft aktorë të njohur si Mirush Kabashi, Yllka Mujo, Luiza Xhuvani e shumë aktorë të tjerë i janë bashkuar këtij festivali traditë për Korçën./ CNA.al
Palynologia e ish-liqenit - kënetë të Maliqit dhe Sovj...
Mbetjet e shumta urbane kanë dyndur një nga bukuritë e rra...
Sa herë që udhëtoj në një vend të pashkelur kurrë më p...
Një koncert madhëshor është organizuar mbrëmjen e sotm...
I vetmi vend në Shqipëri ku zemra punon si pompë, gjak...
Korça është epiqendra e juglindjes, ndërsa turistët e ...
Organizimi i këtij aktiviteti bëhet nga Bashkia Pograd...
Sarajevë: Regjisorët e rinj kroat, Klara Sovagovic dhe...
Në edicionin e 16-të të "Festës së Birrës" në Korçë, j...
Në eventin madhështor, në Festën e Birrës në Korçë, nu...
Birra “Amstel” i është bashkuar llojeve të tjera në ev...
Në eventin madhështor të "Festës së Birrës" në qytetin...
Dea Bërniku na sjell të veçantën e birrës "Bavaria”, e cil...
"Festa e Birrës" në Korçë vazhdon të tërheqë turistë të sh...
Pjesë e "Festës së Birrës" është edhe birra "Tuborg”, ...
Birra "Moretti”, është një markë premium birre e cila ...
Anastas Kostandini, i njohur si piktori Taso, në qytet...
50 garues nga Shqipëria dhe vendet e rajonit, si Maqed...
Kthimi në muze i shtëpisë së Sterjo Spasses është një ...
Festa e Lakrorit, e organizuar çdo vit në fshatin Pole...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasje dhe një pla...
Një i arrestuar dhe një i proçeduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...