“Në drejtimin e duhur me kalendarin ambicioz”/ Rama: Jam optimist në mënyrën më shqiptare për mbylljen e kapitujve
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën n...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën n...

Korçës i është shtuar një tjetër atraksion akomodues, me një vendndodhje shumë të favorshme për të gjithë vizitorët që kanë dëshirë të kalojnë fundjavën në juglindje. Në një largësi prej 100 metrash nga Pazari i Vjetër i qytetit, gjendet Vila Livi, një hotel mjaft i veçantë që të jep ndjesinë e të qëndruarit si në shtëpi. Ky hotel u hap në një ditë të shënuar, në 15 gusht, Ditën e Shën Mërisë, dhe ka marrë këtë emër si bashkim i inicialeve të familjes Belortaja.
CNA.al ka vizituar ambientet e brendshme të vilës, atje ku u takuam me Elda Lumanin, pjesë e stafit, e cila na shoqëroi për tek të gjitha dhomat dhe na tregoi të veçantat e secilës prej tyre.
“Në total në Vilën Livi janë 5 dhoma, të gjitha të përshtatshme për çifte dhe familje të cilët kanë edhe fëmijë, duke krijuar kështu një ambient familjar që të japin ndjesinë e relaksit dhe qetësisë për sa kohë do të qëndrojnë te ne. Në kat të parë kemi krijuar vetëm një dhomë çift, në kat të dytë kemi dy dhoma, njëra çift dhe tjetra dhomë çift së bashku me krevat tek për fëmijë. Po ashtu edhe në kat të tretë kemi tri dhoma, njëra çift, ndërsa te tjetra kemi shtuar edhe dy krevatë tek. Pra, vizitorët kanë mundësi zgjedhjeje në bazë të numrit të pjesëtarëve në familje.” – thotë Elda.

Familja Belortaja ka vendosur që arredimin ta bëjë sa më të thjeshtë duke futur në të, detaje të tradicionales të ndërthurur me modernen. Shkallët dhe tavani janë prej druri, si edhe shohim një mbizotërim të ngjyrave të tokës, si në perde, po ashtu edhe në mobilie.
“Druri është një nga të veçantat që familja ka menduar për të arreduar të gjithë vilën, duke preferuar ngjyra të lehta që të çlodhin, për këtë shkak të gjitha dhomat kanë ngjyra që nuk të “shqetësojnë”, duke përfshirë këtu të kuqen e errët, ngjyrën blu, por edhe ngjyrën kafe, pana, dhe gri të çelur. Në kat të tretë, nëse do të qëndrojnë në dhomën e madhe, tavani është prej druri dhe sjell një pamje shumë të bukur të dhomës. Në muret e tyre nuk mungojnë as piktura të përshtatura më ngjyrat, duke e bërë sa më komod ambientin.” – tregon Elda.

Krahas fjetjes, edhe mëngjesi luan një rol kyç për suksesin e një hoteli, e ndër ushqimet e shumta, nuk mund të mungojnë ato tradicionalet që i gjen në Korçë.
“Gatimet tradicionale janë ato që shërbejmë si mëngjes në Vilën Livi, ndër më të pëlqyerat do të përmendja petkat, trahana, petullat e fshira, lloje të ndryshme reçeli, e të gjitha këto, të shoqëruara me kafe, çaj turk si edhe fruta të stinës. Çmimet janë tepër të arsyeshme, ku një natë qëndrimi së bashku me mëngjesin mund të shkojë deri në 50 euro. Turistë të shumtë kemi pasur gjatë këtij viti, ku doja të veçoja vizitorët e huaj, nga shtete si Gjermania, Belgjika, por edhe shqiptarët nga Tirana e Shkodra nuk kanë munguar. Tashmë, i kemi klientë besnikë pasi janë rikthyer edhe herë të tjera për të qëndruar te ne, ndërsa përshtypjet e tyre kanë qenë ndër më të mirat.” – shprehet Lumani.

Cna.al u vendos në dispozicion të gjithë lexuesve galerinë fotografike, si edhe adresën e saktë të Vila Livi, “Rruga Bari Zylali”, lagjia 8, objekti 21, Korçë. Numër kontakti : 0694709707
Galeria e fotove : https://we.tl/t-oAng1AwVCm/CNA.al
E kthyer tashmë në traditë është organizuar për të dis...
Vallja popullore, gatimet tradicionale, prodhimet e zo...
Ndodh shumë rrallë, edhe pse mund të duket pothuajse e...
Teodor Vason e njihni të gjithë sapo t'ia dëgjoni emri...
Një nga turet me prestigjioze të motorëve në botë ësht...
Ka startuar në Korçë për të nëntin vit radhazi, festiv...
Palynologia e ish-liqenit - kënetë të Maliqit dhe Sovj...
Mbetjet e shumta urbane kanë dyndur një nga bukuritë e rra...
Sa herë që udhëtoj në një vend të pashkelur kurrë më p...
Një koncert madhëshor është organizuar mbrëmjen e sotm...
I vetmi vend në Shqipëri ku zemra punon si pompë, gjak...
Korça është epiqendra e juglindjes, ndërsa turistët e ...
Organizimi i këtij aktiviteti bëhet nga Bashkia Pograd...
Sarajevë: Regjisorët e rinj kroat, Klara Sovagovic dhe...
Në edicionin e 16-të të "Festës së Birrës" në Korçë, j...
Në eventin madhështor, në Festën e Birrës në Korçë, nu...
Birra “Amstel” i është bashkuar llojeve të tjera në ev...
Në eventin madhështor të "Festës së Birrës" në qytetin...
Dea Bërniku na sjell të veçantën e birrës "Bavaria”, e cil...
"Festa e Birrës" në Korçë vazhdon të tërheqë turistë të sh...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...