
Për deputetin e Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, ankorimi i dy TEC-eve lundruese në Vlorë për prodhimin e energjisë, është krim.
Kjo sepse sipas tij, TEC-et lundruese do të shkaktojnë një katastrofë të vërtetë ekologjike, njerëzore dhe ekonomike.
Leskaj pretendon se anijet që do mbërrijnë në Vlorë në datën 8 shtator dhe do përdoren për prodhimin e energjisë elektrike, do të shkaktojnë ndotje me djegien e naftës bruto.
Gjithashtu, ai deklaron në një status në rrjete sociale, se kostoja ekonomike është shumë e lartë dhe shteti do t’i paguajë kompanisë 63.000$ në ditë për 2 vjet.
“Sekti Rama ekzekuton krimin e radhës në Vlorë me TEC-et lundruese.
Në datën 8 shtator TEC-et lundruese në anije mbërrijnë në Vlorë.

Një katastrofë e vërtetë ekologjike, njerëzore e ekonomike për Vlorën, si rrjedhojë e ndotjes, e cila do të krijohet nga djegja e naftës bruto, pikërisht në gjirin turistik të Vlorës, duke asfiksuar industrinë e turizmit aty, duke ndotur ajrin, dëmtuar florën e faunën, duke zhdukur plazhet. Për të gjithë ata që e njohin Vlorën, Laguna e Nartës dhe Pylli i Sodës, dy pika të atraksionit turistik e ekonomik do të zhduken.
Kostoja ekonomike është shumë e lartë: shteti do t’i paguajë kompanisë 63.000 $ në ditë për 2 vjet.
Natyrisht këto para do të dalin nga xhepat e qytetarëve shqiptarë, të cilët do të varfërohen edhe më shumë.
Natyrisht që këtë ndotje të mjedisit, këtë dëm të turizmit, këtë korrupsion e shpërdorim sekti Rama përsëri do ta hedhë mbi shpinën e qytetarëve shqiptarë!
Një skemë e ngjashme si me aferat korruptive dhe prokurimet publike që kryen sekti Rama.
Kësaj katastrofe, kësaj marrëzie, kësaj afere korruptive qytetarët e Vlorës dhe jo vetëm duhet t’i thonë ndal!
Prandaj është koha që të gjithë qytetarët e përgjegjshëm të Vlorës dhe jo vetëm, duhet që haptazi dhe pa rezerva të mbështesin shoqatat e ambientalistëve, intelektualët e angazhuar ose jo dhe shoqërinë civile, të cilat po ngrenë zërin duke sensibilizuar opinionin qytetar kundër një marrëzie të tillë:, thekson Leskaj./ B.A. – CNA.al
Reforma Administrative, pra e thënë në gjuhën popullor...
Juristi Kreshnik Spahiu thotë se kryetari i Partisë së...
Vetëm pak ditë më parë, ish-presidenti Ilir Meta deklaroi ...
Si sot, pesë vite më parë, kreu i PD-së, ish-kryeministri ...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ...
Kryeministri Edi Rama në një intervistë për gazetën gjerme...
Jorida Tabaku shfaqet në delir. Në rrjetet sociale, ajo k...
Mero Baze ka publikuar një editorial sot, ku flet për ...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka da...
Kryeministri Edi Rama shquhet për stilin e tij 'të çud...
Deputeti demokrat Tritan Shehu ka folur për samitin e ...
Prej ditësh, CNA.al shpalli në "kërkim", humbësin serial p...
Partia Demokratike vijon ta quajë "Ballkanin e Hapur" ...
Ilir Meta i PL-së është i shqetësuar për prishjen e ndërti...
Partia e Lirisë ka nisur për ta prezantuar kryetarin e saj...
Kryeministri Edi Rama thotë se Serbia nuk i ka kapacitetet...
Kryeministri Edi Rama ka treguar një bisedë të tijën m...
Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Edith Harxhi, ka folur p...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kullu...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dhe ish-kryet...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...