Monedhat e huaja në minimumin historik/ Kursi i këmbimit, 15 korrik 2026
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, ka reaguar ashpër dhe ka hedhur akuza ndaj qeverisë, në lidhje me aferën e inceneratorëve.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Boçi thotë se të dhënat e publikuara për këtë aferë janë shokuese dhe kriminale.
Ai deklaron se një kryeministër normal duhet të japë dorëheqjen, kur sheh se si institucionet e shtetit të tij janë shndërruar në inceneratorë që djegin fate, të ardhme e jetë njerëzish.
Duke marrë shkas nga denoncimet e aferës, nënkryetari i PD-së kërkon që qytetarët ta shprehin pakënaqësinë në shesh, më 7 korrik, ditën kur do të mbahet protesta e thirrur nga PD-ja.
“Kur shteti ngjason me një incenerator që djeg të ardhmen për paratë e pushtetarëve?
Publikimet e 24 orëve të fundit sa i takon megaaferës së inceneratorëve janë shokuese. Qindra miliona euro, taksa dhe para të qytetarëve shqiptarë, janë vjedhur në skema mafioze, përmes krijimit të kompanive fiktive!
A ka krim më të madh sesa të përdorësh identitetin e disa pensionistëve për të qarkulluar miliona euro dhe për t’i dërguar ato në llogaritë offshore të ministrave të qeverisë, kur në fakt vetë pensionistët numërojnë qindarkat për të ngrysur ditët e tyre të fundit në jetë?!
Çfarë mund t'i ndal këta të pangopur që e çojnë një të moshuar të ngelur rrugëve pa shtëpi nga tërmeti, në një azil pleqsh, për t’i marrë firmën dhe për t’i përdorur emrin dhe llogarinë e saj në funksion të pazareve të pista me mafien e inceneratorëve?!
Një kryeministër normal nuk do të duhej të qëndronte asnjë orë më shumë në detyrë, kur sheh se si institucionet e shtetit të tij janë shndërruar në inceneratorë që djegin fate, të ardhme e jetë njerëzish! Dorëheqja do të ishte akti i një kryeministri normal, por ne nuk e kemi një të tillë!
Ndaj ftesa ime e përsëritur është për çdo qytetar të këtij vendi. Bashkohuni në protestën e 7 Korrikut! Të hapim një kapitull të ri reagimi qytetar!
Të kthejmë protestën dhe rezistencën si një instrument aktivizues sa herë përballemi me një regjim si ky i Edi Ramës, që identifikohet me pangopësinë dhe hajdutërinë! Të gjithë bashkë do t'ia dalim! 7/7 ora 7, bulevardi 'Dëshmorët e Kombit'!”, shkruan Boçi./ B.A. – CNA.al

Ditën e sotme, CNA.al raportoi se denoncimet e Monika ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, u ka b...
Partia Demokratike, e përfaqësuar nga anëtari i Këshil...
Presidenti Ilir Meta u prit sot në një takim pune nga ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka krit...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar për skemën e ev...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka thumb...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe “Baba...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, sot ka zhvilluar nj...
Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi P...
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi në një deklaratë për...
Një tjetër studente ka folur nga selia e PD, tashmë e hapu...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka dalë sot në një ko...
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka dalë në një ko...
Nënkryetari I LSI-së, Petrit Vasili, ka drejtuar një sërë ...
Kryeministri Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim me përfaq...
Kryeministri Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me përfaq...
Ish-kryeministri Sali Berisha tha se Partia Demokratik...
Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, ka zbuluar mbrëmj...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar një foto të...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...