“Më morën urgjent, mendova se kishte bombë”/ Rama rrëfen historinë e padëgjuar
Kryeministri Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim me përfaq...

Nënkryetari I LSI-së, Petrit Vasili, ka drejtuar një sërë akuzash ndaj kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij.
Në një postim në rrjetet sociale, Vasili kërkon largimin e Ramës nga detyra, ndërsa paralajmëron se do të dalin të tjera fakte në vijim.
Ai shkruan se “fajet e tyre i di gjithë populli” dhe se “nga dje nuk ka më Kryeministër dhe Qeveri të ligjshme”, duke e akuzuar kësisoj Ramën dhe kabinetin qeveritar si “një grup mafioz politik, që ka zaptuar qeverisjen”.
Vasili i ka akuzuar këta të fundit për vjedhje të fondeve publike dhe iu bën thirrje të largohen dhe t’i hapin rrugën drejtësisë.
Sipas tij, “përgjegjësia bie mbi Kryeministrin të parin si dhe çdo ministër” duke shtuar se “nga kjo ata nuk shpëtojnë dot, pasi faktet janë shumë të renda, janë publike dhe i di gjithë populli”.
Gjithashtu, ai paralajmeron se do të vijojnë të publikojnë fakte të tjera.
Ai ka risjellë në vëmendje edhe arrestimin e ish-ministrit Saimir Tahirit për çështjen e drogës duke akuzuar sërish Kryeministrin Rama dhe qeverinë se mashtruan teksa deklaruan se “asgjësuan 99% të drogës”.
Në fund të postimit nënkryetari i LSI-së, i bën thirrje qeverisë të largohet, në mënyrë që faji ndaj tyre të mos rëndohet edhe më shumë.
Postimi i plotë:
Te largohet menjehere Kryeministri dhe Qeveria, fajet e tyre i di gjithe populli!!
Qe nga dje nuk ka me Kryeminister dhe Qeveri te ligjshme, por nje grup mafioz politik, qe ka zaptuar qeverisjen.
Kryeministri dhe Qeveria duhet te largohen menjehere, ata jane sot nen akuze direkte per vjedhjen me te madhe te fondeve publike.
Kryeministri dhe qeveria te largohen dhe ti hapet menjehere rruga drejtesise, qe te veproje.
Kryeministri dhe qeveria te largohen menjehere sepse vjedhja e tyre eshte tashme e provuar boterisht dhe me fakte asgjesuese qe nga:
Vjedhja e me Incineratoret ku miliona e miliona euro jane vjedhur me cdo lloj forme, me kompani te rreme, me evazion dhe me vjedhje direkte me mbeshtetjen me perkrahjen dhe me mbrojtjen e Kryeministrit dhe qeverise qe ju dslin per zot vete atyre.
Vjedhja me rruget me tendera, qe jepen me 99% dhe me fonde, qe fryhen ne menyre mafioze me dy dhe trefish duke grabitur miliona e miliona euro te tjere.
Vjedhja me tenderat e energjise ku miliona e miliona euro jane grabitur e grabiten dhe ku faktet ulerasin.
Vjedhja me tenderat e shendetesise deri edhe me dhjete fishin e cmimit edhe ne kohe pandemie e duke grabitur miliona euro
Vjedhja me ujesjellset me dhjetra miliona euro ane e mbane vendit.
Te largohet Kryeministri dhe Qeveria qe cdo dite vetem vjedhin dhjetra miliona euro me koncesione e PPP te faktuara boterisht, qe vetem grabisin fonde publike dhe nuk sjellin asnje te mire.
Pergjegjesia bie mbi Kryeministrin te parin si dhe çdo minister dhe nga kjo ata nuk shpetojne dot, pasi faktet jane shume te renda, jane publike dhe idi gjithe populli.
Fakte te tjera do te vazhdojne te dalin.
Te largohet Kryeministri dhe Qeveria, qe vetem mashtrojne ashtu sic bene dikur me drogen qe mbuloi vendin, e ku ish Ministri i Brendshem ndodhet ne burg, megjithese Qeveria genjente e thoshte se asgjesuan 99% te droges.
Ashtu edhe sot vazhdojne dhe genjejne megjithese jane kapur me presh ne dore dhe i genjen mendja dhe mendojne se i beson kush.
Faktet jane sheshit, shume te qarta dhe asgjesuese dhe Ministrat e kesaj qeverie i pret fati i ish Ministrit te Brendshem apo i ish Ministrit te Mjedisit etj, ta mbajne mire ne mendje dhe le te mos e harrojne kete.
Kryeminister e qeveri largohuni, s'keni asnje rruge tjeter, çdo vonese vetem jua rendon edhe me keq fundin tuaj.
Kryeministri Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim me përfaq...
Kryeministri Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me përfaq...
Ish-kryeministri Sali Berisha tha se Partia Demokratik...
Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, ka zbuluar mbrëmj...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar një foto të...
Partia Demokratike sot nuk ka asnjë lidhje dhe nuk kra...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka hequr nga vet...
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka bërë një thirr...
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar do t’i bashkohet protest...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ...
Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin El...
Kryeministri holandez, Mark Rutte, ka zbuluar “përplas...
Kryeministri Edi Rama ka zbardhur bisedën me homologun...
Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh gjatë takimit me F...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ...
Kryeministri Edi Rama falenderoi sot Holandën për qënd...
Sekretari i Përgjithshëm i FRPD Grigels Muçollari tha ...
Organizimi i protestës së 7 korrikur ka mbledhur bashkë so...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka tentuar sëris...
Një paralajmërim i fortë ka ardhur pak minuta më parë ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...