web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shënim/ Si Veliaj po ndyn fushatën e socialistëve

16 Janar 2025, 12:40, Politikë REDAKSIONALE
Shënim/ Si Veliaj po ndyn fushatën e socialistëve
Erion Veliaj, kryebashkiak

Nën hetim nga SPAK-u për katër akuza të rënda penale, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është shfaqur dje para mediave duke kërcënuar prokurorët, ndoshta edhe gjykatësit, “nuk ka forcë në botë të më ndalë të bëj fushatë për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste”.

Përtej një kërcënimi dhe prokurorëve të drejtësisë, Erion Veliaj i jep mesazh Edi Ramës se ai do të bëjë fushatë edhe në burg edhe po ta arrestojnë. (LEXO KETU)

Te “313”, aty ka edhe Ilir Metën, mund të diskutojnë dhe t’ia ndërrojë mendjen që Likja të votojë për PS-së, që të mbajë Edi Ramën kryeministër, të cilin e solli në pushtet në vitin 2013. (LEXO KETU)

Përtej ironisë apo talljes, qartazi qëndrimi i bërë dje publik duket si kërcënim, por jo vetëm kaq, kjo është një ndotje që i bën Erion Veliaj fushatës së Partisë Socialiste.

Veliaj po e baraspeshon fushatën e Edi Ramës me hallin e tij personal, kjo është ta ndryshosh PS-në, t’i vësh shkelmin asaj force politike dhe ta bashkosh me akuzat e tua penale.

Kjo është t'i tregosh kryeministrit apo kreut të Partisë Socialiste se ti je bashkë me mua dhe kjo parti është kaq e ndyrë sa unë me katër akuzat e mia, ndryshe bota kthehet përmbys.

Erion Veliaj po e personalizon pa diskutim çështjen e fushatës duke e lidhur me veten e tij, duke u bërë sa më shumë “viktimë” politike, po kërkon që të njehsohet me socialistët të cilët në fakt nuk e duan. Sondazhet tregojnë se brenda Partisë Socialiste ai nuk ka peshë, jo pa qëllim sulmon shpesh dhe Berishën.

Erion Veliaj po kërkon që t’u tregojë prokurorëve që hetojnë apo gjykatësve se ai ka me vete një mbështetje të madhe publike dhe është një zyrtar që ka bërë punë të mira.

Në fakt provat nga hetimet tregojnë se është një njeri i korruptuar dhe familjarët e tij kanë përfituar nga detyra që ka mbajtur si kryetar bashkie pa folur për përfitime që kanë shkuar tek ai direkt.

Zdromsi ndyn fushatën e socialistëve

Erion Veliaj e ndyn fushatën e socialistëve duke e bashkuar atë me katër akuzat e tij penale. Erion Veliaj e ndyn fushatën e socialistëve duke e bashkuar atë me hallet e tij të korrupsionit. Erion Veliaj e ndyn fushatën e socialistëve duke e kthyer në “Harabel” të Ajolës. (LEXO KETU)

Erion Veliaj e ndyn fushatën e socialistëve duke e kthyer në “Gogel” të Arbrit që ka qarkulluar 30 milionë euro para biznesesh, reklamash, të cilat kanë shërbyer për të blerë mediat, për të paguar mediat që t’i shërbenin zdromsit, i cili ndyn fushatën e socialistëve.

 

Në fakt një zdroms thjesht dhe vetëm mund të ndyjë, nuk mund të bëjë asgjë tjetër.

Edi Rama e di mirë që Erion Veliaj nuk ka për çfarë i duhet për asnjë gjë në fushatë, që çdo dalje e tij thjeshtë i ul pikët, mjafton të bëjmë një sondazh sot pas qëndrimeve të tij të djeshme për ta kuptuar se “i mbyturi të mbyt”.

Llumi të ndyn dhe Partia Socialiste nuk mund të mbytet dhe as mund të ndyhet nga një apo disa hajdutë të korruptuar që kanë përdorur pushtetin për interesat e tyre klienteliste dhe familjare, qofshin kryetarë bashkie, deputetë, ministra e të tjerë.

Erion Veliaj po e ndyn PS-në më shumë se çdokush tjetër megjithëse nuk ka asnjë lidhje me atë forcë politike, por përkundrazi zdromsi i Bashkisë së Tiranës është njeriu që në vitin 2005 i nxori socialistët në opozitë dhe ata këtë nuk ia harrojnë./ CNA

 





Lajmet e fundit nga