Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...

Kryebashkiaku i Tiranës, nën hetim për 4 akuza nga SPAK-u, kërkon që ta shkrijë këtë institucion.
CNA ka mundur të sigurojë informacione zyrtare nga mazhoranca dhe nga lëvizjet e kryebashkiakut të Tiranës, i cili tashmë ka dalë me tezat e tij të reja.
“Ne nuk mund të jemi një republikë prokurorësh dhe unë nuk mund të hetohem kështu”, mësohet të ketë thënë Veliaj.
Dhe, menjëherë mesa duket 99-çat e Rilindjes brenda grupit parlamentar të Partisë Socialiste kanë filluar tashmë të përgatisin strategjinë e re, atë të sulmit ndaj SPAK-ut, duke nxjerrë edhe zëra për të thënë se nuk mund të jemi republikë prokurorësh, se reformën në drejtësi e imponoi deri diku dhe Soros ndaj dhe SPAK-ut nuk duhet t’i zgjatet mandati, prokurorëve të këtij institucioni, për më tepër SPAK-u duhet të shkrihet, pasi e ka kryer misionin e tij në luftën ndaj korrupsionit. (LEXO KETU)
Ky, qartazi është një lloj shantazhi ndaj drejtësisë, ky është një shantazhi ndaj prokurorëve, ndaj SPAK-ut, ndaj institucionit që është ndërtuar me qindra miliona euro të paguara nga taksapaguesit europianë dhe amerikanë.
SPAK-u ka çuar pas hekurave jo pak zyrtarë të lartë. Tashmë të gjithë janë të qartë, ish-kryeministri, ish-presidenti, ministrat e kabinetit Rama të arrestuar, kryetarë bashkish dhe tashmë radha i ka ardhur Erion Veliajt, jo me një gjyq popullor, por me fakte dhe prova, me afera si inceneratorët dhe “5D” apo hetimi pasuror që ka nxjerrë zullumet e kryebashkiakut të Tiranës dhe familjarëve të tij.
Në këtë moment ka filluar dhe sulmi ndaj SPAK-ut.
Erion Veliaj po kërcënon SPAK-un se do t’i shkrijë, se do të bëjë lëvizje. Ai nuk mund të hetohet, ai duhet të lëshohet nga SPAK-u. Duket që është një shantazh i pastër, teza është e qartë. I themi administratës Trump që deri diku reforma u imponua nga Soros, ndaj dhe misioni i tyre tashmë ka mbaruar. Në fakt, misioni i SPAK-ut nuk ka mbaruar, misioni i SPAK-ut tashmë ka filluar. Gjatë kohës së Arben Krajës në tri vite ne nuk pamë asgjë.
Thjesht dhe vetëm në dy vitet e fundit për shkak të vullnetit të fortë, të ri të Altin Dumanit, SPAK-u ka marrë një tjetër formë dhe të gjithë tashmë besojnë pasi po shikojnë rezultate të vërteta dhe askush nuk është më i paprekshëm dhe i pahetueshëm. Jo vetëm Erion Veliaj, por edhe aty ku dikujt nuk i shkon më mendja.
Ndaj dhe ka filluar kjo luftë, luftë të cilën fillimisht e nisi kryeministri Rama me komisionin parlamentar “Xhafaj” për të cilin dha sinjal edhe në intervistën e fundvitit ku theksoi se në rast se duan zgjatje mandati prokurorët e SPAK-ut duhet të shkojnë te Fatmir Xhafaj, i cili në fakt duhej hetuar sipas ligjit antimafie, por ende nuk dihet pse SPAK-u nuk e bën dhe Fatmirin Edi Rama e ka “parkuar” atje, për ta vënë përballë prokurorëve të SPAK-ut të cilët duhet ta hetonin për zullumet e tij politike në këto 30 vite.
E di që hajdutëritë e tij janë zbuluar dhe ka filluar një betejë e fëlliqur sulmesh, akuzash ndaj prokurorit Olsi Dado, ndaj kreut të SPAK-ut Altin Dumani, prokurorëve të tjerë, disa që i quan të tijtë, disa që i quan armiq e kështu me radhë deri te shkrirja e SPAK-ut që mund të ndodhë se do Erion Veliaj. (LEXO KETU)
Në fakt, kjo nuk ka për të ndodhur ose mund të ndodhë pasi Erion Veliaj të shkojë në bankën e të akuzuarve./ CNA
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
SPAK-u ka thirrur sot në SPAK, Marisa Niton, bashkëshorten...
Ditën e sotme bashkëshortja e Elman Abules, Marisa Nito, ë...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, u është përgjigjur deklara...
Kryetarja e komisionit hetimor për koncesionet në Shën...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur...
Zëvendës Sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Resurs...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta la për pak orë qel...
Kuvendi i Shqipërisë u ka mbajtuar një pjesë të rrogës dep...
Kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja Belinda Ba...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, një ditë më parë...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka mbërritur në ambie...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shfaqur entuzia...
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula u shpreh ...
Kreu i LZHK, Dashamir Shehi deklaroi se procesi ndaj B...
Në 34 vjetorin e themelimit të gazetarës së parë plura...
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ishte sot ...
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, njoftoi sot se proc...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas nj...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka ironizuar dekoratat e dhëna...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...