“Albanian Files”/ Klodjan Braho: Askush nuk është imun për SPAK, nëse dikush ka prova t’i depozitojë
Nga opozita në Komisionin për Nismat Qytetare, kreu i SPAK...
Nga opozita në Komisionin për Nismat Qytetare, kreu i SPAK...

Në 34 vjetorin e themelimit të gazetarës së parë pluraliste në Shqipëri, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se Rilindja Demokratike përveç se ishte organi i partisë opozitare, ishte edhe organ i mendimit të lirë.
"RD u shpall si organ i PD, por gazeta ishte organ i mendimit të lirë, mendimit intelektual dhe universal", tha Berisha.
Kryedemokrati Sali Berisha, në fjalën e tij u ndal edhe te censura që preku edhe kombin më të madh, Amerikën, që sipas tij, mori një goditje fatale në zgjedhjet e 5 nëntorit 2024, me fitoren e Donald Trump.
"Censura mori një goditje fatale me 5 nëntor. Në Shqipëri është hipokrizi të flasësh për fjalën e lirë, pasi ajo ndiqet me burg", theksoi Berisha.
Lideri i opozitës, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe bashkëshorten e tij, Linda Rama, se janë armiq të fjalës së lirë.
"Edi dhe Linda Rama armiq të fjalës së lirë. 36 vite nga ajo kohë, pinjolli i tij firmos të varë në litar Tik Tokun", u shpreh Berisha gjate ceremonisë së 34 vjetorit te themelimit të gazetës Rilindja Demokratike.
"Sot pas 36 vitesh nga ajo kohë, pinjolli i tij firmos të varë në litar Tik Tokun.
Akti më i rëndë i censurës që mund të ndërmerret.
Akti më i rëndë ndaj fjalës së lirë. Një platformë e cila ka një përdorim masiv sot, por duhet ta pranoj se njëlloj si Twitteri, pasi u ble nga Elon Musk, nuk ka censurë. Tik Toku censurë nuk ka.
Por meqenëse nuk ka censurë, Edi Rama njëlloj si i ati firmos për ta varur në litar. Imagjinoni ju se cili është koncepti i tij për fjalën e lirë.
Nuk është e rastit kur 10 vite më parë zonja Rama do të ftonte gazetaret në një akt të pashembullt për tu uruar vitin e ri, ky ishte një xhest shumë fisnik, e meritonin gazetarët një respektim. I ftoi në pallatin presidencial.
Por çfarë u tha sulltanesha e Surrelit; në ato artikuj, ato gjilpëra helmi që i çoni burrit tim. Dhe qëllimi pra, ishte makabër, të shpallte artikujt e gazetareve si helme për bashkëshortin e saj.
Nuk do të ndalesha ti jepja një karakter, por ku janë të pandarë ndaj fjalës së lirë dhe qëndrimit ndaj kritikave, atëherë nuk ke sesi të mos i klasifikosh si armiq të egër të fjalës së lirë."

Gjatë fjalës së tij, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i bëri thirrje demokratëve dhe qytetarëve të lirë dhe të ndershëm që të mos rreshtin kurrë së luftuari për fjalën e lirë. Në ceremoninë e 34 vjetorit të Rilindjes Demokratike, Berisha u shpreh se "ekstremi i majtë sot, është më i keqi që ka ekzistuar ndonjëherë në të gjitha format" dhe nuk duhet të rreshtim kurrë së luftuari për fjalën e lirë.
"Sot ne mblidhemi për të kujtuar së bashku një ngjarje historike të fjalës së lirë, të shtypit të lirë shqiptar, themelimit të gazetarës së parë, të themi opozitar, por në të vërtetë gazetarës të mendimit të lirë, të fjalës së lirë, Rilindjes Demokratike.
Rilinda Demokratike është produkt i pasionit, talentit, energjisë, por edhe guximit të një grupi gazetarësh, intelektualësh të cilët mirëpritën vendimin e Partisë Demokratike për të patur gazetarën e opozitës, gazetën e saj.
Në të vërtetë ajo padyshim që u shpall si organ i PD, por ishte organ i mendimit të lirë, ishte organ i mendimi intelektuat, ishte organ i mendimit universal në funksion, në shërbim të të gjitha fushave të cilat vinin në atë periudhë, të censuruara, të kontrolluara."/CNA
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ishte sot ...
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, njoftoi sot se proc...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas nj...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka ironizuar dekoratat e dhëna...
Kreu socialist dhe kryeministri i vendit, Edi Rama, so...
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot drejtuesit e qarqeve...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se PD ka kohën të...
Gazetarja Klodiana Lala i është drejtuar me një pyetje kre...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka nxjerrë një dokument me për...
Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi para SPAK se do të vaz...
Pas daljes së tij nga SPAK-u, kreu i PD-së, Sali Berisha, ...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, sapo ka mbërritur në SPAK. Dem...
Kryeministri Edi Rama mbledh sot në selinë rozë drejtuesit...
Sot, kreu i PD-së, Sali Berisha, pritet të paraqitet në SP...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tallet me prokur...
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën d...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga bur...
Edi Rama falsifikator ordiner! Ai është kapur në fals...
Drejtuesi Politik i PD-së për qarkun e Tiranës, Belind...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...