Ndarja nga jeta e Kostas Simitis/ Meta: Ishte reformator i madh i Greqisë për integrimin evropian
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga bur...

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën dhe ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, i ka bërë thirrje diasporës shqiptare që të rregjistrohet prej datës 11 janar, kur do të nisë procesi i regjistrimit për të gjithë shtetasit shqiptarë që dëshirojnë të votojnë në zgjedhjet e 11 majit.
Ministri Balla në një video të publikuar në rrjetet sociale deklaron se ky proces do të realizohet përmes një platforme të re elektronike të ngritur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Sipas Ballës, Kodi Zgjedhor i miratuar më 26 korrik 2024 përcakton që regjistrimi i votuesve jashtë vendit fillon katër muaj përpara ditës së zgjedhjeve. Ai e cilësoi procesin si të rëndësishëm, ndonëse pak të koklavitur, duke theksuar se është një praktikë që ekziston në shumë vende të botës. Për t'u regjistruar, çdo shtetas duhet të hapë një llogari në platformën elektronike të KQZ-së, e cila do të jetë funksionale nga 11 janari. Procesi nuk lidhet me platformën e-Albania, por përfshin një sistem të ri, ku aplikantët duhet të fotografojnë fytyrën e tyre për verifikim dhe të presin një konfirmim nga KQZ.
"Në momentin kur të vjen konfirmimi nga KQZ-ja për procesin e votimit, do të duhet të vendosësh edhe një adresë. Për të konfirmuar këtë adresë, mjafton çdo lloj dokumenti që mund të keni, qoftë një kontratë qiraje për shtëpi, qoftë një kontratë furnizimi me ujë të pijshëm, qoftë një kontratë furnizimi me internet apo energji elektrike, ose edhe çdo lloj dokumenti tjetër, qoftë leje qëndrimi (permesso di soggiorno) apo një kontratë me bankën. Për fëmijët, le të themi, mund të përdoret një vërtetim nga shkolla," tha Balla duke folur para emigrantëve në Firence.
Balla apeloi që votuesit të mos e neglizhojnë plotësimin e fletës së votimit sapo ta marrin dhe ta dërgojnë në kohë për në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në procesin demokratik.
"Pra, të gjitha këto dokumente, mjafton një prej tyre, fotografohet, vendoset aty dhe konfirmohet ajo adresë. Në atë adresë, përmes postës, do të vijë edhe fleta e votimit. Kjo fletë duhet të mos lihet siç e kemi zakon ne shqiptarët – që na vjen dhe e lëmë aty te frigoriferi dhe harrojmë – por atë ditë që do të vijë, secili ta plotësojë dhe ta nisë për në Shqipëri," deklaroi Balla.
Platforma Elektronike e Regjistrimit që u prezantua fundvitin e kaluar vjen në versionet desktop dhe mobile, pa pagesë. Fillimisht duhet të krijohet një llogari në ”PER” me anë të një numri telefoni ose emaili dhe më pas vjen një mesazh nga KQZ me një kod 6-shifror njëpërdorimësh.
Pas vendosjes së tij të kërkohet të krijosh një fjalëkalim me 8 karaktere, me përmbajtje një shkronjë të madhe, një të vogël dhe një numër brenda 8 karaktereve. Aplikimi do mund të bëhet vetëm nga njerez realë pasi fytyra do duhet të pozicionohet te kamera ku sistemi do te kapë imazhin e votuesit.
Gjithashtu ministri Balla ka shpjeguar procesin e rrregjistrimit dhe gjithcka duhet, përfshirë dhe dokumentacionin mbështetës:
"Regjistrimi do të bëhet nëpërmjet Platformës Elektronike të Regjistrimit të votuesve nga jashtë në të cilën mund të hyhet nga aplikacioni KQZ https://apps.apple.com/al/app/komisioni-qendror-i-zgjedhjeve/id6448755948
ose
https://play.google.com/store/apps/details?id=com.kqz.app.kqz&pcampaignid=web_shareose nëpërmjet faqes https://kqz.gov.al
KQZ ju kërkon si dokumentacion për regjistrim në PER:
-Kartë ID ose Pasaportë;
-Dokumentacioni i nevojshëm i deklarimit të adresës duhet të përmbajë emrin e zgjdhësit të njëjtë me emrin në dokumentin e ID për regjistrim në PER (një prejt yre):
-dokument pronësie ose ekuivalent i lëshuar nështetin e rezidencës, që provon pronësinë e banesës;
-dokument që provon rezidencën në shtetin e huaj, i lëshuar nga autoritetet përkatëse;
-kontratë qiraje ose huapërdorje të banesës;
-dokument/e bankare (kontratë kredie, vërtetimbankar etj), që përmban adresën e banimit;
-kontratë furnizimi ose faturë të furnizimit me ujë në banesë;
-kontratë furnizimi ose faturë të energjisë (gaz oseelektrike) në banesë;
-kontratë ose faturë të abonimit të shërbimit digjital të transmetimeve audiovizive;
-kontratë ose faturë të ofrimit të shërbimit të internetit/telefonisë fikse në banesë;
-leje drejtimi automjeti (patentë), në rastet kur shënohet adresa e banimit;
-dokument të lëshuar nga organi kompetent ishtetit ku ka vendbanimin, i cili vërteton qëndrimin e zgjedhësit në një institucion shëndetësor, kamp emigracioni, apo tjetër të ngjashëm;
-çdo dokument tjetër, i lëshuar në shtetin e huaj, që provon qëndrimin e shtetasit shqiptar në adresën e vetëdeklaruar jashtë vendit."/CNA
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga bur...
Edi Rama falsifikator ordiner! Ai është kapur në fals...
Drejtuesi Politik i PD-së për qarkun e Tiranës, Belind...
Drejtuesi Politik i PD-së për qarkun e Tiranës, Belind...
Mëngjesin e së hënës në orën 09:30 Partia Demokrati...
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur për e...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka deklaruar në një konferencë p...
Drejtuesja e PD-së për Diasporën Jozefina Topalli ka r...
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni në një intervi...
Opozita ka reaguar për masën detyrim me paraqitje të vendo...
Koordinatori i programit ekonomik në Partinë Demokrati...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit të...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Cor...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka r...
Z.Amer Kapetanoviç mori sot detyrën e Sekretarit të ri...
Apeli i GJKKO-së vendosi masën “Detyrim paraqitje” për ish...
Apeli i GJKKO-së, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme...
Ish-kryeministri dhe njëherazi edhe kreu i Partisë Dem...
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, B...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blu...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Evropë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...