web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga zgjedhjet te negociatat për në BE/ Rama rrëfehet për mediat italiane

3 Janar 2025, 15:10, Politikë CNA
Nga zgjedhjet te negociatat për në BE/ Rama rrëfehet për
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Corriere della Sera” ku ka folur për punën e bërë gjatë vitit 2024.

Sipas Ramës 2024 ishte një vit i shënuar pasi më në fund Shqipëria u ul në tryezën e negociatave për anëtarësim në BE.

Kryeministri tha se synimi i qeverisë është që në vitin 2030 Shqipëria të jetë anëtare e BE.

“Ishte një vit i shënuar nga një psherëtimë lehtësimi, pasi më në fund jemi ulur në tryezën e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, pas një rrugëtimi të gjatë reformash, plot me pengesa të vështira. Ndjesia është si ajo e marinarëve që, pas një udhëtimi të gjatë, më në fund shohin tokën. Nuk jam profet. Shpresoj në vitin 2030.

Gjithçka që do të na çojë drejt hapit të madh historik të hyrjes në Bashkimin Evropian dhe ta transformojë Shqipërinë në një vend ku e kaluara nuk mund të marrë peng të ardhmen. Problemi është ndoshta që liderët e sotëm, veçanërisht në Evropë, kanë më pak mundësi për të ndikuar. Kjo sepse çështjet themelore kanë dalë jashtë kontrollit të qeverive kombëtare, ndërsa Bashkimi Evropian mbetet një krijesë e papërfunduar, dhe kjo është çështja më e madhe”.

Po ashtu Rama foli dhe për zgjedhjet në maj, ku tha se pret me përulësi votat e shqiptarëve.

“Nuk më takon mua t’i jap vetes një vlerësim. Në majin e ardhshëm, do të mirëpres me përulësi votën e qytetarëve, sepse është ajo që ka rëndësi. Të kandidoj për një mandat të katërt dhe të kem një mbështetje që premton shumë është tashmë diçka e veçantë”, tha Rama.

Sa u përket marrëdhënieve me Italinë, Rama tha se raporti është shumë i veçantë për tu kufizuar nga përkatësitë ideologjike.

“Nuk do ta shihja si një çështje ideologjike. Siç e kam thënë shpesh, me Italinë kemi një marrëdhënie shumë të veçantë për t’u kufizuar nga përkatësitë ideologjike”, u shpreh kryeministri./ CNA





Lajmet e fundit nga