
Forca të reja politike u janë bashkuar atyre tradicionaleve në vend. Ato do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Përvoja ka treguar se shqiptarët mbeten mbështetës të partive që u krijuan me ardhjen e demokracisë si ajo Demokratike dhe Socialiste dhe jo prurjet e reja. Këto të fundit e kanë sfidë afrimin pranë vetes të sa më shumë mbështetësve.
Të krijuara nga ish-aktivistë dhe studiues të shkencave politike, grupimet e reja synojnë thyerjen e oligopolit të PS-së dhe PD-së duke instaluar kushte më të barabarta për të garuar në zgjedhje.

Deputeti Agron Shehaj, i cili u largua nga grupimi i demokratëve që udhëhiqen nga Rithemelimi i Berishës, prezantoi në 1 qershor forcën më të re politike në vend “Mundësia”.
Sipas Shehajt, kjo lëvizje e re politike nuk ka asnjë lidhje me atë çfarë kanë parë shqiptarët në 30 vite. Shehaj tha se ky grup i ri politik do të kthejë shpresën tek shqiptarët dhe do të përfaqësojë një forcë politike evropiane dhe me veprimtari konkrete në terren.
Prej prezantimit, Shehaj ka mbajtur takime me qytetarët në të gjithë vendin, ndërsa ka mohuar koalcionin me PD, duke theksuar se bashkëpunimet e partive opozitare deri më tani, kanë dështuar dhe se është nevoja për një frymë të re.
Nisma "Thurje" me në krye Endri Shabanin është një tjetër forcë që mbetet optimiste se alternativat e reja politike mund të zënë vend në skenën shqiptare.
Sipas Shabanit, ndryshimi është i mundur vetëm përmes një angazhimi të vërtetë dhe një vizioni që shkon përtej interesave të ngushta të partive tradicionale.
Edhe “Thurje” e ka mohuar bashkëpunimin me PD dhe PS. Ky vit nuk e ka gjetur nismën shumë aktive. Në intervista të ndryshme, Shabani ka deklaruar se partitë e reja duhet të jenë bashkë, dhe kjo thirrje është bërë vazhdimisht nga subjekti që ai drejton.
Përfaqësuesit e “Thurje” kanë qenë pjesëmarrës në studio televizive për të diskutuar zhvillimet në vend, por të njëjtën gjë nuk mund ta themi për kontaktin që kanë pasur me qytetarët. Takime dhe zbritjen në terren ndoshta mund ta shohim muajt në vijim me afrimin e zgjedhjeve parlamentare.
Me në krye Arlind Qorin, “Lëvizja Bashkë” është një tjetër forcë e re opozitare. Qori ka qenë aktiv përgjatë këtij viti, ndërsa është shigjetuar edhe nga kreu i mazhorancës jo pak herë, duke u kthyer disi në faktor.
Megjithatë Qori është konsideruar gjerësisht si një vegël e rilindjes e kryesisht e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt dhe jo si fryma e re e opozitarizmit që ai pretendon se është. Qori dhe një grup të rinjsh që e shoqërojnë kanë kryer takime në qytete të ndryshme, duke shpalosur edhe programin e tyre.
Një protestë, ku “Lëvizja Bashkë” ka marrë pjesë në mënyrë të vazhdueshme dhe i ka dhënë zë, ishte ajo e pensionistëve dhe minatorëve. Qori ka thënë se këto kategori kanë qenë të braktisura nga qeveria, duke u angazhuar se pensionet janë angazhim i lëvizjes që drejton.
Kreu i qeverisë, Edi Rama i është drejtuar Qorit me etiketime të ndryshme si “Sude me syze”. Por Arlind Qori i ka konsideruar bullizime deklaratat e Ramës.
Një vit intesiv ka qenë për Adriatik Lapajn që drejton lëvizjen “Shqipëria Bëhet”. I sigurt se përbën një alternativë të mirë dhe të re për shqiptarët, Lapaj ka pasur një axhendë të ngjeshur takimesh në vend dhe jashtë Shqipërisë për të prezantuar programin që ofron.
CNA i ka vëzhguar me kujdes aktivitetet e Lapajt, kjo për faktin e vetëm, se avokati aktivist, zhvilloi takime anë e kënd botës dhe pyetja që natyrshëm ngrihej ishte se kush e financonte këtë axhendë?
Mirëpo duket se CNA e shqetësoi Lapajn dhe ata që e ndjekin, të cilët iu vërsulën medias tonë me komente fyese.
Kjo nuk e ndali CNA-në. Ne analizuam çdo deklaratë të Lapajt. Ai pohoi pretendimet e shumta se dikush fshihej pas dhe nuk ishim paratë e shqiptarëve të varfër që paguanin udhëtimet dhe hotelet e Lapajt dhe të tjerëve që e ndjekin atë. Ai pranoi se financohet nga fondacioni i Soros.
Kur bëhet fjalë për Lapajn, një detaj që vlen të përmendet, i cili mund të jetë edhe kryesore, është lidhja e tij me Erion Veliajn. Ai nuk hedh baltë mbi Erion Veliajt.
Janë zhvilluar me qindra protesta para Bashkisë së Tiranës dhe Lapaj me stafin e tij nuk janë dukur gjëkundi. Lapaj nuk ka organizuar qoftë edhe një protestë para Bashkisë së Tiranës, për skandalin që shpërtheu dhe korrupsionin e drejtorëve të Veliajt dhe vetë kryebashkiakut, i cili po hetohet nga SPAK-u si i dyshuar për korrupsion.
CNA ka treguar vazhdimisht me fakte se Lapaj nuk ka bërë transparencë, jo vetëm për takimet, por edhe lidhjet e tij me Veliajn. Për të gjithë ata që na thonë se kjo është partia e re politike dhe qenka ndryshe këto fakte vërtetojnë se Adriatik Lapaj është veçse Llapaj i Veliajt, dikur ish-ushtar i Kreshnik Spahiut.
Politika në Shqipëri ka përjetuar dekada tranzicioni të vështirë, ku partitë tradicionale, si Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, kanë dominuar skenën politike.
Kjo hegjemonizim e dy partive të mëdha ka krijuar një perceptim të një sistemi të mbyllur, ku rotacionet e pushtetit shpesh janë shoqëruar me korrupsion, mungesë transparence dhe mosrealizim të pritshmërive të qytetarëve.
Proceset zgjedhore në vend kanë dështuar të arrijnë standardet ndërkombëtare për shkak të përsëritjes së një sërë fenomenesh negative, përfshirë mungesën e lirisë së media, shitja dhe blerja e votës, përdorimi i resurseve dhe administratës publike nga partia në pushtet, politizimi i administratës zgjedhore dhe mungesa e dialogut politik.
Dy partitë e mëdha kanë dështuar t’i adresojnë këto problematika dhe shpesh janë akuzuar nga subjektet e reja politike se e kanë manipuluar procesin e reformës zgjedhore në favor të përllogaritjeve të tyre elektorale./ CNA
PD dhe opozita e nisën vitin 2024 përsëri në aksion kundër...
Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo ka uruar q...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar ...
Të nderuar qytetarë të Shkodrës! Viti 2024 per Bashki...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, ka denoncu...
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastruktur...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, gjatë një konference pë...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar deklaratat e krye...
Këshilltarët demokratë në Këshillin Bashkiak të Shkodrës k...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka r...
Sipërmarrësi dhe biznesmeni Gjergj Luca ka publikuar një v...
Gjatë konferencës për shtyp me gazetarët kryeministri Edi ...
Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës për shtyp, u ...
Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk ka koment për ...
Kryeministri Edi Rama i ka dhënë goditjen për fundvit krye...
Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për shtyp ka bërë ...
Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për mbylljen e "TikT...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, u ka bërë thirrje organeve lig...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një konferencë me gazet...
Gjatë konferencës me gazetarët, Kryeministri Edi Rama ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...