Dritan Prençi, kasaphanë me dosjen e inceneratorit të Tiranës
Avokatja Adriana Kalaja e ka cilësuar si kasaphanë punën e...
Avokatja Adriana Kalaja e ka cilësuar si kasaphanë punën e...

Themeluesi i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori ka komentuar sot thirrjen në SPAK të Erion Veliajt.
Në reagim të gjatë në rrjetet sociale, Qori ka renditur disa arsye pse të gjithë do të gëzoheshin nga arrestimi i Erion Veliajt, duke e quajtur dhe një nga politikanët më të korruptuar të dekadave të fundit.
Sipas Qorit, Erion Veliaj ka marrë të tatëpjetën dhe politikisht është i mbaruar, madje barrë e sikletshme për padronin e tij politik dhe bashkëkeqbërësin Edi Rama.
Qori thekson se nuk ka sistem drejtësie, sado mirë punoftë, që të zëvendësojë popullin në detyrën historike të shkuljes së të keqes me rrënjë dhe hapjes së shtigjeve për demokraci të njëmendtë, shtet të së drejtës dhe zhvillim të qëndrueshëm.
“Nga arrestimi i Erion Veliajt do të gëzoheshin thuajse të gjithë, i madh e i vogël. Në radhë të parë sepse kemi të bëjmë me një nga politikanët më të korruptuar të dekadave të fundit, në mos më të korruptuarin.
Së dyti sepse qeverisja e tij në Tiranë është shembull se si mund të zhbëhet një qytet prej pastrimit të parave të krimit të organizuar, si mund të zhduken hapësirat publike dhe të shkatërrohet trashëgimia kulturore, si mund të mbytesh në trafik dhe të të shtypë makina nga mungesa e trotuarëve, si mund të rriten çmendurisht çmimet e shtëpive dhe qirasë pa u rritur ekonomia dhe pagat.
Së treti sepse kemi të bëjmë me një politikan boshllëku intelektual i të cilit orvatet prej vitesh të retushohet me kontroll maniakal të imazhit dhe mbështetjes televizive. Nuk ka politikan në Shqipëri që t'i jetë përvjedhur debatit dhe llogaridhënies publike më ethshëm se Erion Veliaj. Edhe seancat e Këshillit Bashkiak shërbejnë vetëm si foltore ku uzurpatori i mikrofonit shan e shpif për ata që e kritikojnë, siç ka ndodhur shpesh kur është ndeshur me kërkesën e llogarisë nga përfaqësuesja e Lëvizjes BASHKË Mirela Ruko.
Së katërti sepse ai arrin të spikasë në hipokrizi edhe në një mjedis politik ku hipokrizia është emërues i përbashkët i thuajse të gjithë aktorëve politikë. Fraza të gatshme, të cekta e të përsëritura deri në dhimbje koke, që synojnë të të bëjnë të mos u besosh syve të tu.
Së pesti sepse kemi të bëjmë me një njeri që ka hyrë dhe po del nga jeta politike si një eksperiment i madh dhe i dështuar i të pushtetshmëve. Prej fillesave të tij në Mjaft, ai ka pasur mbështetjen e plotë të një kryetari bashkie të fuqishëm dhe të korruptuar si Edi Rama, si dhe mikrofonat e çdo televizioni në çdo recitim publik me 5-6 vetë. Ishte shembulli më i keq i të resë së fabrikuar në kuzhinat e vjetra e të ndyra të korrupsionit, efektet e të cilës ndihen edhe sot e kësaj dite.
Erion Veliaj ka marrë të tatëpjetën. Politikisht është i mbaruar, madje barrë e sikletshme për padronin e tij politik dhe bashkëkeqbërësin Edi Rama. Se kur do t'i lërë shëndenë lirisë duket vetëm çështje kohe dhe përllogaritjesh politike gjithnjë e më iluzore.
Gjithsesi, edhe pa Erion Veliajn, e keqja - pjesë e rëndësishme e të cilës ka qenë prej kohësh - do të mbetet mes nesh. Korrupsioni sistemor, oligarkia mbytëse dhe bombardimi propagandistik do të vazhdojnë, me ustallarë të vjetër dhe Erionë të rinj. Nuk ka sistem drejtësie, sado mirë punoftë, që të zëvendësojë popullin në detyrën historike të shkuljes së të keqes me rrënjë dhe hapjes së shtigjeve për demokraci të njëmendtë, shtet të së drejtës dhe zhvillim të qëndrueshëm", tha Qori./ CNA
Gazetari Elvi Fundo ka folur për dosjet e nxehta në SPAK s...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar thirrjen në SPAK të...
Kryetari i PD, Sali Berisha ka marrë pjesë në takimin e or...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën Belind Këlliçi ka tr...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka k...
Sot Prokuroria e Posaçme njoftoi se kishte përfunduar heti...
Gazetarja Beti Njuma ka komentuar reagimin e Erion Veliajt...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka folur në mbledhjen e Kës...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën Belind Këlliçi ka da...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka komentuar vendimin...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u pyet këtë të ...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, qëndroi për më ...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, doli nga ambien...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, prej rreth 5 or...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është thirrur s...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet prej dy...
Avokati Genc Gjokutaj komentoi paraqitjen për herë të ...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur mën...
Kreu i Partsë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur akuz...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...