“Të ‘40-tat’ e Veliajt”/ Berisha: Është një kufomë e pakallur politike
Kryetari i PD, Sali Berisha ka marrë pjesë në takimin e or...

Kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar thirrjen në SPAK të Belind Këlliçit në të njëjtën ditë si Erion Veliaj.
Sipas Berishës, Rama lëshoi Erion Veliajn për të mbrotjur veten dhe për të zhurmuar fundin politik të kryebashkiakut SPAK thirri Belind Këlliçin.
“Ne kaluam një proces shumë të pamerituar, por e kaluam me sukses atë proces.
U përpoqën të na përçajnë, u përpoqën të na caktojnë kryetarin, u përpoqën me shumë përpjekje, por përpjekje të jashtëzakonshme jo vetëm të narkodiktartorit që tani është i shtamposur në të gjitha rezolutat si i tillë, por edhe nga Xhorxh Soros dhe mafia e tij e rrezikshme.
Ja ku jemi ne sot, jemi të bashkuar, jemi me flamurin e PD, po e përcjellim për në banesën e fundit të politikës, Erion Veliajn dhe do të përcjellim Edi Ramën në zgjedhjet e ardhshme.
Edhe kjo është një fitore jashtëzakonisht e rëndësishme, sepse kundër nesh ishte kryeprokurori dhe nëqoftëse Edi Rama e lëshoi Erion Veliajn, e lëshoi për të mbrojtur veten e tij se ai nuk do të pranonte kurrë. Dhe ditët e fundit, kreu aktin e turpshëm për të zhurmuar fundin politik të Erion Veliaj, thirri Belind Këlliçin njeriun që në emër tuaj, në emër të qytetarëve të Tiranës, i bëri pretencën publike Erion Veliajt.
I zbuloi modelin 100% të vjedhjes me 5D, u zbuloi bashkë me deputetë të tjerë të PD, aferën e djegësit, aferë e cila është në vetvete monumenti më i shëmtuar i hajnisë qeveritare ndaj qytetarëve dhe për ta zhurmuar sado pak gozhdimin që ky i bëri Erion Veliajt e thirrën për ta pyetur për shpifjet e Erion Veliajt, për diplomën.
Meqë Erion Veliaj vetë thonë që nuk ka diplomë, edhe Belindi nuk duhet të ketë diplomë, ndërkohë që Belindi ka diplomën më të shkëlqyer të atij universiteti ku ka studiuar.
Meqenëse për Ramën janë dënuar 2 qytetarë amerikanë, njëri shqiptaro-amerikan, tjetri amerikan, 4 dhe 5 vjet burg për foton 70 mijë, tani nga doli fotoja me presidentin Donald Trump e Belind Këlliçit. Në fakt ajo foto është meritë e tij, se ajo foto është bërë pa asnjë qindarkë është bërë në saj të vullnetarizmit që Belind Këlliçi me guxim ndërmorri për të bindur shqiptarët për të votuar Donald Trumpin në Michigan dhe unë e përgëzoj me këtë rast”, tha Berisha./ CNA
Kryetari i PD, Sali Berisha ka marrë pjesë në takimin e or...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën Belind Këlliçi ka tr...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka k...
Sot Prokuroria e Posaçme njoftoi se kishte përfunduar heti...
Gazetarja Beti Njuma ka komentuar reagimin e Erion Veliajt...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka folur në mbledhjen e Kës...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën Belind Këlliçi ka da...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka komentuar vendimin...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u pyet këtë të ...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, qëndroi për më ...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, doli nga ambien...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, prej rreth 5 or...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është thirrur s...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet prej dy...
Avokati Genc Gjokutaj komentoi paraqitjen për herë të ...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur mën...
Kreu i Partsë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur akuz...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një t...
Drejtuesi Politik i Qarkut Korçë, Ivi Kaso, së bashku me d...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...