
Partia Socialiste dhe vetë kryeministri Edi Rama, që me ardhjen e tyre në pushtet thanë se personat që kanë probleme me drejtësinë dhe me institucionet që kanë dalë si pasojë e reformës duhet të japin dorëheqjen dhe të shkojnë të mbrohen vetë, edhe pse mund të jenë deputetë, kryebashkiakë apo zyrtarë të lartë të PS-së.
Partia Socialiste, sipas asaj që ka artikuluar shpesh Rama, nuk do të mbrojë askënd dhe nuk do të lejojë askënd që të mbrohet me emrin e saj. (Lexo këtu)
Personat që janë nën akuzë duhet të shkojnë para ligjit dhe të mbajnë përgjegjësië e tyre personale në rast se shpallen fajtorë dhe dënohen nga drejtësia. (Lexo këtu)

Në fakt, ky është një standard i dyfishtë i kryeministrit që vjen me deputetin Plarent Ndreca, të cilit i është komunikuar akuza dhe këtë e konfirmoi ai vetë sot.
Plarent Ndreca nuk e ka lënë mandatin e deputetit dhe vazhdon të ushtrojë detyrën e tij. Për më tepër, ai ishte një nga bashkëdrejtuesit e Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi. (Lexo këtu)

Rasti i dytë është ai i kryebashkiakut të Shkodrës, zotit Benet Beci. Edhe ky i fundit disa javë më parë u thirr në SPAK. Mediat raportuan për akuzë ndaj Becit, por edhe ai vazhdoi detyrën. (Lexo këtu)
Këta dy raste tregojnë se ato Rama ka thënë dhe ato që janë bërë i ndan në mes një det i tërë, ose një standard i dyfishtë që vjen nga pushteti, në “luftë” kundër SPAK-ut, duke treguar se do t’i mbrojë bijtë e saj deri në fund.
Jo të gjithë i ka mbrojtur në mënyrë të drejtpërdrejtë, por shpesh në mënyrë indirekte, siç ka qenë rasti i Ilir Beqajt, që edhe pse kishte ikur si deputet mori një post të rëndësishëm drejtues, apo raste të zyrtarëve të tjerë socialistë. (Lexo këtu)

Sot jemi përballë faktit, Plarent Ndreca dhe Benet Beci vazhdojnë detyrën, ata mbrohen në emër të Partisë Socialiste dhe Rilindjes, bëjnë edhe aktivitet politik publik të fortë nga PS askush nuk reagon.
Nën sloganin “përgjegjësia është personale”, Plarent Ndreca qëndron ende deputet në grupin e PS-së, nuk ka asnjë vendim kundër tij, ashtu edhe Benet Beci.

Ndoshta ky ndryshim strategjie nga ana e kryeministrit Edi Rama vjen përpara zgjedhjeve, pasi do t’i duhej që t’i mbyllte shumë vrima nëse i arrestohen deputetë të tjerë, siç ndodhi me Jurgis Çyrbjan, i cili sapo iu komunikua akuza dha dorëheqjen dhe u arrestua. (Lexo këtu)
Edhe këta minimalisht duhet të jepnin dorëheqjen dhe të zëvendësoheshin, por me kryebashkiakët është edhe më e vështirë, pasi do të zhvilloheshin zgjedhjet, do kishte fushatë, mund të ketë pasoja.

Socialistët duket se tashmë po shtrëngojnë radhët e tyre, duke rrëzuar moralin e fabulës së tyre për Reformën në Drejtësi, se ajo ishte e pavarur, se ata nuk do të mbronin askënd.
Tani jemi duke e parë me sy dhe duke e dëgjuar me veshë se si zyrtarët e PS-së nuk japin dorëheqjen, nuk largohen, por vazhdojnë të qëndrojnë në detyrë, duke bërë të kundërtën e asaj që na ka thënë kryeministri Edi Rama disa vite më parë./ CNA
Partia Demokratike prezantoi mbrëmjen e kësaj të premt...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Deputeti i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca ka qëndr...
Ditën e martë teksa pritet që në Kuvend të zhvillohet sean...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmër...
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se vj...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën Belind Këlliçi ka de...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi dekl...
Në protestën e mbajtur sot para Bashkisë së Tiranës, ku kë...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
Koordinatorja për Departamentet në PD, Silvi Bardhi, ka de...
Ka nisur protesta e 35-të para Bashkisë së Tiranës kundër ...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka t...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka përcjellë një mesazh për medi...
Kreu i PD-së Sali Berisha është zotuar se deri në përmbysj...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën Belind Këlliçio ka f...
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka folur për deklaratën...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka folur për non gratën nga Brit...
“George Soros është një nepërkë botërore, i cili ka thithu...
Kreu i PD-së Sali Berisha i ftuar në emisionin "Çim Peka L...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...