
Plarent Ndreca është një eksponent socialist, që hyn tek ato personazhet që të neverisin kur artikulojnë në media.
Ai ka një lloj arrogance dhe ironie, por më shumë të sjell pështirosje në mendim kur e dëgjon që flet me kompetencë, duke thënë se ai di gjithçka, se ato që thuhen nuk janë të sakta, se i di vetëm Plarenti dhe merr përsipër të japë vendime, në raste jep pretencën e prokurorit apo vendimin e Gjykatës, të gjitha i bën vetë, por kjo ka pak rëndësi.
Dje e pamë të mos ishte ky, Plarenti nuk ishte më ai i pseudokarizmës televizive të kthyer në ironi të neveritshme, e pamë të kërcente nga belaja.
Një konferencë e thjeshtë shtypi e Belind Këlliçit e nxori Plarentin nga binarët. Populli thotë “thuajse iku nga fiqiri”. (Lexo këtu)

Të gjitha ato që ka thënë dje Plarent Ndreca u përpoq bashkë me Rilindjen dhe 99-çat t’i bënin si veprime gjatë zgjedhjeve, para tyre dhe pas tyre, por janë çështje të superkonsumuara.
Ndaj çështja është të shohim Plarentin, pushtetin, pasi këta të opozitës nuk kanë çfarë t’u bëjnë shqiptarëve, nuk munden, nuk kanë pushtet, nuk kanë firma, nuk kanë poste.
Opozita këtë punë ka, çështja është përse kërcen Plarenti nga belaja, çfarë halli ka Plarenti?

Kur ishte në Ministrinë e Arsimit ka pasur mundësinë që t’i bëjë të gjitha ato veprimet që thotë për Belindin sepse ka qenë edhe sekretar i Përgjithshëm, por kësaj do t’i kthehemi pak më poshtë.
Pse nuk i bëri? Ishte anëtar i Këshillit Bashkiak, pse nuk i bëri këto veprime? Ishte kandidat për deputet, pse nuk i bëri këto veprime deri dje?
Po Plarenti që ka qenë sekretar i Përgjithshëm kur ka ndodhur tenderi i uniformave? Ai mendon se është i ndershëm, se nuk e kuptojnë njerëzit strukturën si funksionon sekretari i Përgjithshëm, i di budallenj se lindi sot sekretari i Përgjithshëm që vajti dhe iku Plarent Ndreca nga detyra.

Në fakt, Al Capone-n nuk e dënuan për krimet e tij, por për evazione fiskale. Ndoshta edhe Plarenti mund të mos ketë probleme me drejtësinë për ato tenderët që janë zhvilluar nëpër institucione kur ai ka qenë sekretar i Përgjithshëm tek Arsimi, te Ministria e Brendshme, atje ku ka pasur më shumë raportime mediatike.
Deri më tani ajo që është e provuar është ajo që na tregoi dje Gazment Bardhi, që në fakt gazetarët, të cilët punojnë e raportojnë pranë SPAK-ut e dinë mjaft mirë se çfarë është tenderi i komisariateve dhe cila është problematika e Plarent Ndrecës, nën hetim nga Prokuroria e Posaçme gjithmonë. (Lexo këtu)

Ndaj dhe ndoshta mund të mos marrë asnjë përgjegjësi penale edhe për ato më sipër, edhe për këtë të komisariateve, edhe për hetime të tjera, por diku tjetër, me fakte të tjera, me prova të tjera për çështje që Plarenti mendon se dikush nuk i di si ajo që nxori Belindi dje dhe ai kërceu nga belaja, ndoshta do ta ketë vallen e madhe, do të kërcejë shumë.
Me atë të djeshmen, Plarenti tregoi se ai vetëm budalla nuk është, por nuk mund t’i marrë dhe të tjerët për budallenj, ashtu siç mendon se mund t’i trembë, mund t’i bëjë të tërhiqen me kërcënime për kallëzime apo veprime të cilat edhe po t’i bëjë nuk kanë asnjë vlerë.
Ajo që do të jetë si përfundim për Plarent Ndrecën do ta shohim në ditët në vijim dhe e kuptuam nga “kërcimi” i tij i djeshëm./ CNA
Kryetarja e Komisionit të Edukimit, Ina Zhupa, ka marr...
Të rinj të FRPD-së protestuan në Maratonën e Tiranës t...
Kreu i FRPD-së, Besart Xhaferri, ka publikuar foto nga...
Ish-presidenti Alfred Moisiu thotë se Shqipëria dhe Ko...
Kreu u grupit parlamentat të PD Gazmend Bardhi i është për...
Kreu i PD, Sali Berisha në fjalën e tij përpara protestues...
Gazetari Robert Papa ka deklaruar se këmbana e alarmit...
Gazetari Robert Papa ka folur për zgjedhjet Presidenci...
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka folur për tensionet p...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka kritikuar...
Avokati Genc Gjokutaj ka analizuar marrëveshjen e fund...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ash...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Enno Bozdo në nj...
Kryeministri Edi Rama në podkastin e kësaj të shtune, ...
Komisioni i ashtëquajtur Antikurrpsion i drejtuar nga ...
Kryeministri Edi Rama ka komentuar luftën kundër korru...
Sekretariati i Etikës nuk mori në shqyrtim kërkesën e ...
Partitë Popullore Evropiane kanë njohur zyrtarisht Sal...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shigjeto...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pë...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...