Shkatërrimet nga tërmetet në Venezuelë/ Vendet evropiane ofrojnë ndihmë dhe avionë transporti
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Enno Bozdo në një deklaratë për mediat ka publikuar një formular, i cili sipas tij tregon se Partia Socialiste dhe drejtuesit e institucioneve po u bëjnë presion punonjësve që të sigurojnë secili nga 10 vota të shqiptarëve të Diasporë, ndryshe vendi i punës së tyre fluturon.
Kjo sipas Bozdos po ndodh në qytetin e Beratit.
Partia Socialiste, drejtuesit e saj qëndrorë dhe vendorë, drejtorët e enteve publike në Berat, po i bëjnë presion çdo të punësuari në sektorin publik të plotësojë këtë formular, duke i kërkuar atyre me forcë të sigurojnë të paktën dhjetë vota të familjarëve apo miqve të tyre që janë në emigrim.
“Formulari që shihni në ekran po i shpërndahet administratës publike, qëndrore dhe vendore të Beratit, dhe po ashtu të gjithë punonjësve të enteve publike në Berat. Partia Socialiste, drejtuesit e saj qëndrorë dhe vendorë, drejtorët e enteve publike në Berat, po i bëjnë presion çdo të punësuari në sektorin publik të plotësojë këtë formular, duke i kërkuar atyre me forcë të sigurojnë të paktën dhjetë vota të familjarëve apo miqve të tyre që janë në emigrim.
Pra, punonjësit publikë duhet të gjejnë patjetër dhjetë emra, votues të sigurt, ndryshe vendi i tyre i punës fluturon! Patronazhistët, që paguhen me paratë e shqiptarëve dhe që janë ngarkuar me detyrën e survejimit, manipulimit dhe blerjes së votës, janë hedhur në veprim. Vetëm se tani, sic edhe shikohet në formular, i quajnë “vullnetarë”.
Ekzaktësisht kur Edi Rama premton Shqipërinë në Evropë brenda vitit 2030, kur zotohet për vlerat evropiane të Shqipërisë, partia e tij po zbaton planin mesjetar të votës në këmbim të bukës së gojës, të dhunimit të pashpirt të atyre që në administratë publike punojnë për t`i shërbyer vendit dhe jo Partisë Socialiste!
Në fakt, ky skenar është i pritshëm. Edi Rama pasi provoi tre vite të zhbëjë opozitën dhe nuk ia doli, pasi mban të burgosur politik liderin e saj, e di fare mirë atë që shqiptarët mendojnë për të: ai është i urryer dhe e vetjma mënyrë për të mbajtur pushtetin, është vota e emigrantëve. Sepse shqiptarët që jetojnë këtu e njohin fare mirë korrupsionin e tij, lidhjet e tij me krimin dhe kriminelët, zhbërjen e shtetit dhe të institucioneve në emër të pushtetit të tij personal.
Por po kaq mirë e dinë edhe emigrantët shqiptarë: prindit e tyre janë pensionistë të varfëruar në skaj, arsimtarë dhe mjekë me dinjitet të nëpërkëmbur që, si në kohën e diktatorit, nuk guxojnë të kritikojnë me zë të lartë pushtetin e Edi Ramës, fermerë të lenë prej vitesh në mëshirë të fatit.
Një thirrje për të gjithë drejtuesit e Partisë Socialiste, në Berat dhe më tej: cdo përpjekje për të kërcënuar apo shantazhuar punonjësit e administratës do të marrë përgjigjen e merituar. Ju do të përgjigjeni përpara popullit opozitar dhe ligjit, megjithë angazhimet e Ramës se “patronazhistët” apo “vullnetarët” janë krenaria e PS.
Sa për votën e Diasporës, sado të mundoheni, nuk do ta kontrolloni dot: emigrantët, me apo pa parti, kanë ndërtuar me shumë mund dhe dinjitet jetën e tyre atje ku ata jetojnë dhe punojnë. Ata e njohin mirë humnerën ku Edi Rama e ka hedhur vendin. Vota e tyre nuk është votë partiake, por votë për të shpëtuar Shqipërinë nga regjimi pseudodemokratik dhe narkoshteti”, tha Bozdo./ CNA


Kryeministri Edi Rama në podkastin e kësaj të shtune, ...
Komisioni i ashtëquajtur Antikurrpsion i drejtuar nga ...
Kryeministri Edi Rama ka komentuar luftën kundër korru...
Sekretariati i Etikës nuk mori në shqyrtim kërkesën e ...
Partitë Popullore Evropiane kanë njohur zyrtarisht Sal...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shigjeto...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pë...
Partia Demokratike do të mbledhë Kryesinë ditën e hënë...
Kryeministri Edi Rama dhe eurodeputeti Fredi Beleri do...
Avokati Genci Gjokutaj ka reaguar për vendimin e Gjyka...
Deputetët e Partisë Demokratike, Petrit Doda dhe Elda Hoti...
Kryetarja e Komisionit të Medias dhe deputetja, Ina Zh...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka komentuar veprimet...
Këtë të premte Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha mandat...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar akuzat e poli...
Më 23 tetor, opozita do të zhvillojë një protestë në Stras...
Grupi parlamentar i PD-së ka paditur në SPAK zëvendëskryem...
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka hedhur poshtë pr...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kallëzuar në Pr...
Deputetja Albana Vokshi e ka quajtur nul mbledhjen e sotme...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasje dhe një pla...
Një i arrestuar dhe një i proçeduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...