web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama në Estoni: Ankthi gjeopolitik dobëson reagimin e NATO-s ndaj sigurisë në Europë

15 Maj 2026, 18:53, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm pasditen e sotme në forumin që po mbahet në Estoni.

Në fjalën e tij në panelin e diskutimit, Rama u shpreh se siguria në Europë është një çështje me rëndësi, që qëndron edhe në qendër të diskutimeve të kohët e fundit lidhur me NATO-n.

Sipas Ramës, ankthi gjeopolitik i ndërthurur me elementë të tjerë të së ardhmes mund të vejë në pikëpytje reagimin e Aleancës, ku bën pjesë edhe Shqipëria.

“Shqiptarët janë talebanët e perëndimit, që do të thotë se ne jemi deri në fund me Aleancën TransAtlantike. Ka një pyetje që kërkon përgjigje: A mundet Europa në kushte të caktuara të lejojë imperativat e mbrojtjes, ankthin gjeopolitik dhe përgjigjet e fragmentarizuara për të krijuar një mungesë afatgjatë ekuilibri, midis ambicieve të sigurisë dhe asaj që unë e quaj qëndresë e civilizimit. Do të thotë se po përballemi me rrezikun që barra e sigurisë të shtrembërojë përparësitë ekonomike, të shkaktojë një mbireagim dhe ajo që është pjesa më tragjike për NATO 3.0 është që fragmentarizimi burokratik dobëson reagimin”,-tha Rama./CNA  





Lajmet e fundit nga