
Seanca e djeshme parlamentare theksoi edhe njëherë injorimin dhe mospërfilljen që i bën kryeministri Edi Rama Kuvendit, institucionit ku supozohet që qeveria të japë llogari, të bëjë transparencë mbi çështje apo raporte të rëndësishme që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.
Dihet që Rama e injoron Kuvendin dhe veçanërisht “repartin e tij” politik. Kryeministri, si kryetar i PS-së, e di mirë si janë zgjedhur shumica e deputetëve, listat e mbyllura janë produkt i tij, ata s’i kanë asnjë borxh PS-së, por Edi Ramës, të tjerët në listat e hapura, sërish janë futur duke iu lutur Edi Ramës ose duke lobuar pranë tij, kush ka fituar në atë garë sërish vjen nga votat e PS-së ku kryetar është sërish ai.

Të paktën në dy vitet e fundit numërohen me gishta herët që kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në seancat parlamentare edhe kur në thelb kanë diskutime mbi projektligje apo projektrezoluta të rëndësishme. Te pjesa e opozitës as nuk denjon t’u përgjigjet a t’u shkojë në seanca.
Edi Rama i shikon ata nga lartësitë e kullave që ndërtohen në Tiranë dhe pas 83 mandateve dhe votëbesimit për herë të katërt nga shqiptarët me një jetëzgjatje 16 vite në pushtet, PD dhe opozita i duken milingona, edhe pse është i mbuluar me skandale.
Në seancën e djeshme parlamentare u miratua projektrezoluta për integrimin e Shqipërisë në BE, ku Rama nuk ishte prezent, apo dhe në seancën maratonë të 7 majit ku u miratuan katër projektligje, një akt normativ dhe gjashtë projektvendime, dhe Rama shkoi në Parlament vetëm për të votuar.
Kryeministri prej kohësh injoron dhe shpërfill kërkesat për interpelancë dhe mocionet me debat, apo në rastin më të keq ua delegon ministrave të tij “teknikë”.
Në një demokraci parlamentare që synon standardet e BE-së, një prani shumë e rrallë e kryeministrit në Kuvend, sidomos në interpelanca dhe debate të rëndësishme, nuk është thjesht çështje agjende, por çështje e kulturës së llogaridhënies politike.
Thelbi i Parlamentit nuk është formaliteti i votimit të ligjeve, por kontrolli i ekzekutivit. Kur kryeministri mungon shpesh në seanca ku kërkohet përgjegjësi direkte, ky kontroll dobësohet në praktikë, edhe nëse nuk shkelet ligji. Kjo krijon një hendek mes parimit dhe realitetit, institucionet ekzistojnë, por ndërveprimi i tyre bëhet i njëanshëm.
Një model ku kryeministri paraqitet vetëm disa herë në vit në Kuvend rrezikon të prodhojë pasoja të tilla si dobësimi i transparencës politike, sepse në momentin që u delegon ministrave të përgjigjen për pyetje publike, përgjegjësia politike shpërndahet duke e bërë më të vështirë identifikimin e vendimmarrësit real i cili në fakt është kryeministri.
Një tjetër pasojë është se e kthen Parlamentin në një institucion më shumë miratues sesa debatues. Thjesht zbatues të qeverisë, dhe Edi Rama ka të gjitha mandatet të sillet me arrogancë dhe të mos shkojë, por kjo tregon edhe dobësi. Rama ecën përpara me monologët e tij në takimet me strukturat qeverisëse dhe politike lokale, por nuk përballet me debat të vërtetë.
Nëse mungon përballja e drejtpërdrejtë, debati parlamentar humb peshën e tij kontrolluese dhe kthehet në proces formal. Me 83 plus mandate është edhe më keq akoma.
Një vend që synon integrimin në BE, standardi nuk matet vetëm me ligje të përafruara, por me sjellje institucionale.
Një ekzekutiv që shmang shpesh ballafaqimin parlamentar me opozitën krijon një sistem të çekuilibruar në favor të qeverisë që shumicën e kartonëve e përdor për të strukturuar një parlamentarizëm formal ku përfaqësuesit e zgjedhur të popullit janë mbushës topi për një qeveri që duket se kuvendimin e ka bezdi të madhe.

Kjo vjen nga skandalet, keqqeverisja, arroganca dhe gjithëpushtetshmëria që profili i kryeministrit e zbret dhe poshtë. Në diskutimet e tij në qytete thotë shërbim, komunikim me njerëzit, kurse vetë nuk denjon të përballet me debat në Parlament, qoftë dhe betejë të fortë, jo se nuk mundet, por nuk do.
Kryeministri ka detyrime të shumta ekzekutive dhe ndërkombëtare, dhe nuk mund të jetë fizikisht i pranishëm në çdo seancë, por në momentet më kyçe politike, sidomos kur bëhet fjalë për llogaridhënie direkte apo integrimin nuk mund të shkojë të vadisë lulet e Europës apo kryeministrisë.
Sa më e rrallë të jetë prania e kryeministrit dhe injorimi i tij që i bën Kuvendit, në debatet për çështje të rëndësishme, edhe kur i plasin skandalet, edhe kur duhet të sqaroje politikat, edhe kur duhet të tregojë rrugën që ka ndjekur për integrimin, atje ku kërkohet përgjegjshmëria dhe pesha e kryeministrit, kur ai i injoron, i braktis, nuk i konsideron, besimi publik tek institucionet rrënohet dhe ky është fakt, rrënohet edhe besimi te vetë kryeministri./ CNA
Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Est...
Gazetari Artan Hoxha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama për...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi në një dalje...
Analisti Fatos Lubonja komentoi sot miratimin nga Kuvendi ...
Kryetari i PAA-së, Agron Duka komentoi sot miratimin gjat...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi tha sot se ...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ndau sot një ...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...
Deputeti dhe kryetari i Partia Republikane, Fatmir Mediu, ...
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka zhvilluar në ...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar lidhur ...
Deputeti socialist, Erion Braçe ngriti sot në Kuvend shqet...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe në seacën e sot...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi në emisioni...
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj th...
Në seancën e sotme plenare është zhvilluar një interpelanc...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ndau sot një ...
Interpelancën e ditës së sotme të kërkuar nga deputeti Tri...
Kuvendi i Shqipërisë ka votuar në seancën e sotme plenare ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...