Ambasadori i BE-së viziton Gjykatën e Posaçme, takohen me kryetarin Erjon Bani
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato,...

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar në seancën e sotme plenare projektrezolutën për integrimin në BE.
Projektrezoluta u votua nga deputetët me 114 vota pro, 1 abstenim dhe asnjë votë kundër.
Në rezolutë theksohet se mazhoranca dhe opozita angazhohen për forcimin e dialogut politik. Gjithashtu kërkohet përshpejtimi i reformës zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias, për garantimin e zgjedhjeve të lira e të barabarta.
Ndër të tjera kërkohet përforcimi i përpjekjeve dhe konsolidimi i rezultateve konkrete në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar, duke garantuar mbështetje të plotë për institucionet përkatëse dhe zbatimin e kërkesave të Bashkimit Europian.
Kuvendi i Shqipërisë angazhohet:
-Të forcojë në tërësi dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë rolin e tij në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
-Të ushtrojë në mënyrë të plotë dhe efikase funksionin ligjbërës dhe mbikëqyrës për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke garantuar cilësinë e legjislacionit, përafrimin me acquis të BE-së dhe zbatimin e tij konkret në praktikë.
-Të forcojë kontrollin parlamentar ndaj pushtetit ekzekutiv, institucioneve dhe agjencive të pavarura, duke respektuar parimin kushtetues të ndarjes dhe balancimit mes pushteteve, duke rritur transparencën, auditimin dhe llogaridhënien.
-Mazhoranca angazhohet të sigurojë kushtet për pjesëmarrjen e plotë të opozitës në veprimtarinë parlamentare, të respektojë kërkesat e saj në përputhje me standardet demokratike, me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit. Opozita angazhohet të sigurojë pjesëmarrje të plotë në veprimtarinë parlamentare në përputhje me standardet demokratike, me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit. Të dyja palët angazhohen për forcimin e dialogut politik.
-Të thellojë angazhimin e përbashkët me qytetarët, grupet e interesit dhe aktorë të tjerë të shoqërisë, me qëllim njohjen dhe gjithëpërfshirjen në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
-Të intensifikojë ritmin e reformës zgjedhore në zbatim të plotë të rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias, përgarantimin e zgjedhjeve të lira e të barabarta.
-Të japë mbështetje të plotë për institucionet kushtetuese dhe/ose të krijuara me ligj, duke përfshirë dhe garantimin e zbatimit të vendimeve të tyre ligjore.
-Të kërkojë përforcimin e përpjekjeve dhe të konsolidojë rezultatet konkrete në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar, duke garantuar mbështetje të plotë për institucionet përkatëse dhe zbatimin e kërkesave të Bashkimit Evropian.
-Të kërkojë respektimin e lirisë së shprehjes, garantimin e pluralizimitmediatik, përmirësimin e mekanizmave tëmbrojtjes së gazetarëve dhe gazetarisë së lirë, duke garantuar një mjedis mediatik të lirë, konkurrues dhe profesional.
-Të monitorojë luftën kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja, për mbrojtjen e integritetit të proceseve demokratike dhe të interesave strategjike kombëtare.
-Të nxisë dialog politik dhe shoqëror gjithëpërfshirës, për të siguruar konsensus kombëtar mbi prioritetet evropiane.
-Të forcojë partneritetin ndërparlamentar me Parlamentin Evropian dhe parlamentet e vendeve anëtare të BE-së, duke kontribuar aktivisht në diplomacinë parlamentare dhe marrëdhëniet dypalëshe me to.
-Të refuzojë çdo nismë, akt apo veprim që devijon nga kursi i qenësishëm i anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato,...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, akuzoi sot qev...
Politologu Ermal Hasimja u ndal sot te diskutimet e derita...
Debate të ashpra ka patur ditën e sotme në Kuvend, ku njër...
Deputeti i PS-së, Ulsi Manja, ka reaguar nga foltorja e Ku...
Një moment që nuk i ka shpëtuar syrit mediatik është pikër...
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka folur në Kuvend ...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, gjatë diskutimeve për proj...
Një debat është zhvilluar mes deputetit socialist Ulsi Man...
Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, u është kundërpërgjigjur ...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka kërkuar ...
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli gjatë fjalës së saj...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka ...
Deputeti i PD-së, Tomor Alizoti, ka kritikuar mungesën e k...
Opozita ka kërkuar që kryeministri Edi Rama dhe kryenegoci...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në seancën e sotme parlamentar...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka marrë fjalën e tij në s...
Ambasadori britanik në Tiranë, Nicholas Abbott tha sot se ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti i ftuar në S...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...