“Kërcimi i Tigrit” dhe mosprezenca në Kuvend/ Rama mes shkëlqimit jashtë dhe akuzave brenda vendit
Edi Rama, një kryeministër në dy plane të ndryshme, protag...

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar me tone të ashpra ndaj ftesës që Kryeministri Edi Rama u bëri sipërmarrësve estonezë për të investuar në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një "parullë propagandistike" dhe hipokrizi të pastër.
Përmes një deklarate në rrjetet sociale, Këlliçi u shpreh se realiteti me të cilin përballen investitorët e huaj në Shqipëri është tërësisht ndryshe nga ai që prezantohet në samite apo takime zyrtare.
Sipas tij, mungesa e investitorëve të mëdhenj nga Gjermania, Italia apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës vjen si pasojë e drejtpërdrejtë e faktit se për të bërë biznes në vend, kusht i paracaktuar është të jesh ortak apo klient i Edi Ramës.
Këlliçi hodhi akuza të forta për ndarjen e pasurive publike dhe tenderëve strategjikë në tavolina private, jashtë çdo gare të ndershme.
Ai denoncoi raste specifike si kalimi falas i truallit më të shtrenjtë në vend për projektin Alabar, dhënien e 50 milionë eurove për një kompani turke pa kryer asnjë punë, si dhe projektin 120 milionë euro për teknologjinë smart-city që sipas tij po i jepet pa garë një kompanie kineze.
Këlliçi përmendi gjithashtu emra të përfolur në afera të mëparshme, si McGonigal, zyrtarë të Guardia di Finanza dhe eksponentë të tjerë, për të ilustruar se si funksionon, sipas tij, rrethi i ngushtë i përfituesve në Shqipëri.
“Duhet të jesh si Roni i armëve që të kesh sukses. Me status si Alabari që merr falas truallin më të shtrenjtë. Bën hajër po të jesh si McGonigal. Bëhesh pronar po të jesh ai gjenerali i Guardia di Financa që raporton se s’ka drogë. Vetëm nëse kalon në tarafin e Ramës dhe mbështet interesat e tij, të hapen rrugët”, tha Këlliçi.
Në mbyllje të reagimit të tij, Këlliçi nënvizoi se dosjet më të rënda të abuzimit me pushtetin në Shqipëri janë zbuluar tashmë nga partnerët ndërkombëtarë. Ai ironizoi përpjekjet e kreut të qeverisë, duke shtuar se pavarësisht shpresave të Ramës, imazhi i korrupsionit të ekzekutivit shqiptar ka mbërritur tashmë edhe në Estoninë e largët.
“Hipokrizia me ftesën për të ardhur në Shqipëri!
Paska ftuar Edi Rama sot Estonezët të vijnë në Shqipëri se do të ndihen mirë! Sigurisht kjo është një parullë në rastin e kryeministrit tonë. Realiteti flet ndryshe.
Është kjo arsyeja pse jo vetëm estonezët, por dhe investitorët gjermanë, italianë, amerikanë mungojnë sot. Sepse që të bësh biznes këtu, duhet të jesh ortak dhe klient i Edi Ramës.
Duhet të jesh si Roni i armëve që të kesh sukses. Me status si Alabari që merr falas truallin më të shtrenjtë. Bën hajër po të jesh si McGonigal. Bëhesh pronar po të jesh ai gjenerali i Guardia di Financa që raporton se s’ka drogë. Vetëm nëse kalon në tarafin e Ramës dhe mbështet interesat e tij, të hapen rrugët.
Duhet të kesh fatin e asaj kompanisë turke që mori 50 milionë euro pa bërë asgjë. Apo si miku kinez i kreut të organizatës që po merr 120 milionë euro për smart-city. Pa garë. Afera që zgjidhen me bosin në tavolinë.
Në një vend ku çdo gjë është e paracaktuar, ku tenderat, prokurimet, koncesionet, liçensat i kapin një grusht njerëzish, klubi i ngushtë i kryeministrit dhe familjes së tij, çdo ftesë që u bëhet të huajve për të ardhur këtu, është thjeshtë hipokrizi.
Ajo që thuhet në publik është propagandë. Ashtu si funksionon në praktikë, sipërmarrësit duhet ta zgjidhin në rrugë private.
Kjo e vërtetë e vendit të vogël po me korrupsion të madh, për fat të keq është marrë vesh.
Shumë prej dosjeve më të rënda të abuzimit kanë ardhur nga partnerët. Ndoshta Edi Rama shpreson se bëmat e tij nuk kanë mbërritur deri në Estoninë e largët.
Por gjasat janë që edhe atje Shqipëria është bërë e njohur nga aferat e Kryeministrit më të korruptuar në Europë”, shkruan Këlliçi./ CNA
Edi Rama, një kryeministër në dy plane të ndryshme, protag...
Polemikat brenda kampit socialist dhe deklaratat e fundit ...
Sektori i Bujqësisë, dikur i cilësuar si motori i ekonomis...
Në një kohë kur sezoni turistik ka nisur me problematika t...
Seanca e djeshme parlamentare theksoi edhe njëherë injorim...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Est...
Gazetari Artan Hoxha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama për...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi në një dalje...
Analisti Fatos Lubonja komentoi sot miratimin nga Kuvendi ...
Kryetari i PAA-së, Agron Duka komentoi sot miratimin gjat...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi tha sot se ...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ndau sot një ...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...
Deputeti dhe kryetari i Partia Republikane, Fatmir Mediu, ...
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka zhvilluar në ...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar lidhur ...
Deputeti socialist, Erion Braçe ngriti sot në Kuvend shqet...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe në seacën e sot...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi në emisioni...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...