
Kryeministri Edi Rama, sot në një bashkëbisedim me qytetarët, u përgjigj për një sërë çështjesh, në lidhje me shëndetësinë, korrupsionin, por edhe për njerëzit e tij që kanë përfunduar pas hekurave për korrupsion apo janë në hetim për afera që kanë rënduar në xhepat e taksapaguesve të varfër shqiptarë.
Kreu i qeverisë, në fakt, citoi një shprehje që thotë si çdo pyll që ka derrat e vet, edhe PS ka në këtë proces persona që për fat të keq i përkasin drejtësisë dhe jo më rrugës së PS-së.
“Si çdo pyll që ka derrat e vet, edhe PS ka në këtë proces njerëz, individë që për fat të keq i përkasin drejtësisë dhe jo PS-së. Por një gjë është e sigurt, që sot ka më pak korrupsion”, u shpreh Kryeministri.
Nga kjo deklaratë e Kryeministrit lindin disa pyetje, të cilave z. Rama duhet t’u japë përgjigje për të qartësuar opininin publik se nga u futën derrat në PS dhe kush i “hëngri” ata.
Pse ka shumë derra në PS me Ramën kryetar dhe kryeministër?
Ku i gjeti këta derra Partia Socialiste, i prodhoi apo i rriti kryetari i tyre?
Pse i mblodhi këta derra Rama në PS dhe qeverisje kur donin aq shumë “ushqim”?
Këta derrat nuk shkuan rastësisht në PS, dikush i mblodhi, dikush i përdori, dikush i ushqeu dhe kreu i socialistëve është Edi Rama, Kryeministri Edi Rama.
Si mund të qëndronte lideri ynë me derrat në batak dhe të mos i shihte apo t’i ndiente si qelbeshin erë.
Sipas deklaratës së Ramës, se në PS ka shumë derra, sipas kësaj logjike rezulton se kryetari i derrave është vetë ai.
Si mund të vazhdojë kryeministri të mbrojë një derr p.sh. si Erion Veliaj, i cili është nën hetim dhe SPAK thotë se rezulton se ka akuza për 4 vepra penale, si korrupsion aktiv, korrupsion pasiv, pastrim parash, fshehje pasurie.
Erion Veliaj, të cilin ai e mbron dhe del krah tij në dalje publike është i përfshirë në afera që kanë gllabëruar qindra miliona lekë nga taksat e shqiptarëve të varfër.
Rama vijon të mbrojë një derr si Veliaj, drejtorët hajdutë të të cilit kanë bërë kërdinë duke vjedhur paratë publike.
Pse kryeministri Edi Rama duhet të mbajë derra që përfshihen në korrupsion në partinë e tij që më pas përfundojnë pas hekurave?
Kujtojmë këtu që më shumë se gjysma e kryetarëve të bashkive të zgjedhur socialistë kanë përfunduar në burg për shpërdorim detyre, për abuzime me tenderët.
Pse Kryeministri duhet të vazhdojë të bashkëpunojë me ata që ai i quan derra dhe për të cilët justifikohet se janë para drejtësisë.
Përgjegjës për pyllin me derra në PS është vetë Rama, që i ka marrë, i ka vendosur në poste të rëndësishme dhe ka lejuar që të vazhdojnë vjedhjet pavarësisht denoncimeve të shumta për vite me radhë.
Derrat vidhnin e zhgërryheshin në pushtetin e socialistëve, por Edi Rama nuk i shikonte se nuk kishte sy, nuk u ndiente erën kur qelbeshin se nuk kishte nuhatje, nuk i dëgjonte bëmat dhe gjëmat e derrave të tij se nuk kishte veshë, ai thjesht i mblidhte derrat rreth partisë dhe pushtetit të tij./ CNA
Partia Demokatike, në një deklaratë gjatë paradites së sot...
Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot mbi trendin e largi...
Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur komenteve dhe...
Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar sot pak nga ideja që si...
Kryeministri Edi Rama, në një bashkëbisedim me komentuesit...
Kryeministri Edi Rama, sot, në një bashkëbisedim me koment...
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taul...
Drejtuesi politik për Tiranën në PD, Belind Këlliçi i ftua...
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, në një lidhje tele...
Gazetari Armand Shkullaku komentoi mbi vizitën e liderit t...
Drejtuesi politik i PS për Diasporën, Taulant Balla, në nj...
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulan...
Drejtuesi Politik për Partinë Demokratike në Tiranë, Belin...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti foli për emi...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli nga Gjer...
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar e Dashamir Shehit zhvilloi m...
Drejtuesi Politik për Tiranën në Partinë Demokratike, Beli...
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulan...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lisan...
Koordinatori Rajonal për Tiranën, Klevis Balliu, në një de...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...