Konflikt mes vëllezërve në Kavajë/ Ndërron jetë 74-vjeçari, u godit me thikë
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti foli për emisionin “Task Force” nga Gjermania, aty ku së bashku me kryetarin e partisë, Sali Berishën ishin pjesëmarrës në kongresin e CDU-së. Alizoti, theksoi se respekti ndaj PD-së dhe Berishës ishte maksimal ndërsa shtoi se të gjithë ata që thonin se PD ishte e izoluar, e kanë gabim.
“Jemi këtu në sallën e kongresit të CDU-së, sapo mbaroi, sepse zakonisht kur është para fushatës ka zgjatur nga ora 12 deri në orën 17 e pak. Fjalimi i Merz zakonisht zgjat 3 deri në 4 orë në kongres, por meqë janë zgjedhjet më 23, ishte i shkurtër.
Unë dua ta lidh me 2 fjalë: është shumë e rëndësishme për Gjermaninë fitorja e CDU-së, është shumë e rëndësishme për Europën fitorja e së djathtës në një vend si Gjermania. Po ashtu, është shumë e rëndësishme edhe për ne si PD, që kemi kaluar një kohë shumë të vështirë, pra një luftë për të mos ekzistuar, një luftë me terma, me analistë, me njerëz, me mendimtarë atje në vendin tonë, të cilët thonë që PD nuk ekziston, kryetari i saj nuk del.
Pra, ne, bashkë me kryetarin e PD-së, ishim në rreshtin e dytë të ulur në kongresin e CDU-së. Përpara kishim De Maizière, ish-ministrin e mbrojtjes, dhe mbrapa kishim presidentin e Ukrainës. Respekti dhe vlerësimi ndaj PD-së, ndaj Berishës, ndaj nesh ishte goxha i madh dhe takimi ndërmjet doktorit dhe Merz ishte shumë i përzemërt.
Takuam Lindemann, Abraham, Jürgen Hartz e shumë të tjerë dhe them se PD ka nisur një rrugë të mirë. Ata që thonë se PD ishte e izoluar, ja ku jemi, në mes të kongresit të CDU-së, dhe mendoj se është një lajm i mirë, një zanafillë e mirë për të djathtën në Shqipëri, që ne jemi pranë pushtetit.
E di që në Shqipëri do të ketë komente dhe është e drejta e secilit të bëjë komente, por fakti është që doktori, kryetari i PD-së, ishte në rreshtin e parë të CDU-së, të partisë më të rëndësishme europiane dhe të vendit më të rëndësishëm në Europë, siç është Gjermania. Ky është një fakt, të tjerat pastaj pak rëndësi kanë.
Motivi i kongresit ishte konservatorizmi, e djathta, tregu i lirë, ulja e taksave, program i të djathtës tipike gjermane. Aty tek ne ndërtohen ndonjëherë keqkuptime edhe në mënyrë emocionale, edhe dashakeqëse, e të gjitha bashkë.
Mund t’ju them vetëm disa elementë: Jürgen Hartz është shumë i rëndësishëm në politikën e jashtme gjermane, erdhi enkas për të takuar doktorin me shumë dashamirësi. Një pjesë e njohin nga koha si një figurë politike. Përshypje më bëri edhe takimi i Merz, i cili ishte shumë i përzemërt me doktorin, shumë natyral. Ç’të them pra, doktori është një figurë politike që e njohin prej 30 vitesh, që dikur ka takuar pjesë të CDU-së të rëndësishme.
PD sot është në natyralitetin e saj të djathtë dhe ky është një lajm i mirë për ne. Unë tani besoj që ne duhet të fokusohemi tek e ardhmja. Nesër doktori vjen për Shqipëri, ne nisemi për Amerikë. Besoj se takimet i kemi pasur super të mira, derisa kemi takuar kandidatin për kancelar. Takimet e tjera janë të rëndësishme, por jo aq sa ky që kishim sot. Sot mendoj që qëllimi u realizua në mënyrë brilante”, tha Alizoti. /CNA
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli nga Gjer...
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar e Dashamir Shehit zhvilloi m...
Drejtuesi Politik për Tiranën në Partinë Demokratike, Beli...
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulan...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lisan...
Koordinatori Rajonal për Tiranën, Klevis Balliu, në një de...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçolla...
USAID është drejt mbylljes. Elon Musk tha sot se Presiden...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndodhet sot ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se po tall...
Po zhvillohet sot në Kryesinë e Kuvendit seanca e ditës në...
Një gënjeshtër e madhe është përhapur dje mediatikisht. Po...
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të...
Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur komentuesve në rr...
Këtë të hënë, kryeministri Edi Rama ka mbledhur drejtuesit...
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belin...
Drejtuesja e Partisë Demokratike për Diasporën, Jozefina T...
Anëtari i Këshillit Bashkiak të Partisë Demokratike të Shq...
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taul...
Deputetja e listës Basha, Zheni Gjergji, e cila tashmë ka ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...