Rama thërret në mbledhje drejtuesit politikë të PS-së/ Diskutime për votën e diasporës
Këtë të hënë, kryeministri Edi Rama ka mbledhur drejtuesit...

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur komentuesve në rrjetet sociale përmes rubrikës “Sy më sy”. Një prej komentuesve e ka kritikuar për gjuhën e përdorur ndaj opozitës, të cilën Rama e quan kënetë me bretkosa.
“Më vjen keq! Por vetën për faktin se si shpreheni për opozitën në fjalimet tuaja nuk meritoni ta udhëhiqni atë vend e atë popull”.
Këtij komenti Rama i është përgjigjur duke thënë se ai flet 1 herë në tre muaj për opozitën, ndërsa kjo e fundit në 3 vaktet merret me Kryeministrin dhe të gjithë familjen e tij.
“E bukur kjo, unë flas një herë në 3 muaj një fjalë për opozitën dhe bëka kaq shumë përshtypje se nuk meritokam më ta udhëheq atë popull siç shkruani ju nga jashtë. Por çfarë meriton atëherë opozita e dashur Flora, ma thoni dot. 3 vakte në ditë merret me gjithë librin e shtëpisë sime, me këdo që i del përpara, me mua po e po. Nuk besoj se është opozitë që ju përfaqëson ju dhe familjen tuaj, se nuk besoj se keni ndonjë problem me familjen time dhe nuk ma ha mendja që libri i shtëpisë sime ju duket ndonjë program i mirë për ekonominë, punësimin, bujqësinë, arsimin, për shëndetësinë e me radhë për Shqipërinë.
Pastaj ju Flora jeni jashtë dhe kjo kënetë në sytë e të huajve është një turp dhe kurrsesi nderi i Shqipërisë, që sot çmohet dhe respektohet si kurrë më parë. Unë s’jam fare me opozitën dhe në parlament i kam lënë të merren me librin e shtëpisë sime, e të ulin dhe të ngrenë kriminelë e hajdutë e të m’i hedhin mua të gjitha të zezat që i kanë bërë vetë. Pasi kanë hedhur vetëm baltë brenda dhe jashtë për Shqipërinë nga kënetat e tyre dhe kanë bërë çmos ta pengojnë këtë vend, tani duan votën. Prandaj do merrem pak edhe me ta apo jo, por ama me shqipen e mësuesve të mi, të Nolit, të Fishtës, Konicës e asnjëherë kurrë me baltën e shpifje me librin e shtëpisë me familjen. Asnjëherë në nivelin e asaj kënete.
Më vjen keq Flora. Një buf stërplak e ka kthyer opozitën në një kor zhabash e bretkosash, kuak-kuak-kuak ditë e natë. E rrokanisën shqiptarët kuak-kuak-kuak. Për dreq ajo kënetë ka krijuar edhe ca copëza opozitëzash të reja që nuk kanë asgjë të re përveç moshës së pronarëve të tyre. Të gjithë imitojnë bufin stërplak. Kush do të votojë verbërisht kuak-kuak-kuak, le t’i votojë. Por dy gjëra nuk i ndryshon dot, që vota e çuar për ta, është votë e çuar krejtësisht dëm. Ata aty ku janë do jenë prapë. Vota për ta nuk sjell asnjë ndryshim, sepse sa të jetë ajo kënetë, në mes të mexhelisit tonë nuk ka dot Shqipëria opozitë reale, europiane, sfiduese dhe fituese”, është përgjigjur Rama.
Këtë të hënë, kryeministri Edi Rama ka mbledhur drejtuesit...
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belin...
Drejtuesja e Partisë Demokratike për Diasporën, Jozefina T...
Anëtari i Këshillit Bashkiak të Partisë Demokratike të Shq...
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taul...
Deputetja e listës Basha, Zheni Gjergji, e cila tashmë ka ...
Për herë të parë në histori, në zgjedhjet e ardhshme parla...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar...
Kryeministri Edi Rama ka vijuar komunikimin e zakonshëm me...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, foli nga ta...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, fo...
Opinion nga Lutfi Dervishi Për të riun antikonformist nga...
Zëdhënësja për korrupsionin në Partinë Demokratike, Genta ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një int...
Koordinatori për programin ekonomik në PD, Dorjan Teliti p...
Ditmir Bushati e nis sezonin e ri të podakastit që dre...
Deputetja Jorida Tabaku ka ngritur një tjetër shqetësim mb...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari ka reaguar ...
Sekretari për Organizimin dhe Çështjet Zgjedhore në PS, Da...
Kordinatori Rajonit të Tiranës Klevis Balliu ka denoncuar ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...