
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u la në masën e sigurisë burg pa afat një ditë më parë pas një vendimi të Gjykatës së Apelit dhe gjyqtarit Engert Pëllumbi.
Veliaj, pas shoqërimit të tij në masën e parë të sigurisë dhënë nga gjyqtari Erjon Bani, nga qelia e burgut të Durrësit filloi sulmet, sharjet, kërcënimet, shantazhet, fyerjet, gjuhë rrugaçërore, ndaj personave të drejtësisë, kryesisht ndaj prokurorit Ols Dado dhe gjyqtarit të Shkallës së Parë në GJKKO, Erjon Banit. (LEXO KETU)
Po SPAK-u mesa duket është treguar më i mençur se Erion Veliaj dhe ka siguruar përgjimet ambientale, telefonat dhe gjithçka tjetër të shkruar nga burgu, për shkak se është konstatuar se po kryhej një vepër penale.
Janë rreth 90 faqe audiopërgjime të bëra nga komunikime të Erion Veliajt me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe vëllain e tij Arbër Veliaj për çështje të rëndësishme.
Por mesa duket kryesisht ato kanë të bëjnë me mënyrën si Erion Veliaj kërkonte të manipulonte opinionin publik, të dirigjonte procesin me sulme ndaj prokurorëve, gjyqtarëve, për të treguar në fund se kushdo që të do të jepte një dënim ndaj tij do t’i bëhej një biografi.
"Mendje të sëmura" që shkuan deri në aleanca greke kundër kryebashkiakut të Tiranës, histori me familjarë të gjyqtarit Erjon Bani që nuk i lanë gjë pa rrëmuar, kërcënime thuajse të drejtpërdrejta ndaj prokurorit Ols Dado, nga makina te shtëpia ku rrinte dhe gjithçka tjetër.
Lëvizje tentakulash për të goditur prokurorët që të tërhiqeshin nga kjo çështje deri në ILD dhe KLP, lëvizje me sharje dhe fyerje në rrjetet sociale dhe përdorimi i medias në mënyrë banale.(LEXO KETU)
Pra, një i burgosur që merr në telefon dhe dirigjon median në Shqipëri, mediat kryesore në vend, mediat kombëtare, por që i bashkon dhe diçka.
Të gjitha i bashkojnë paratë e marra nga inceneratori që nuk ekziston në Tiranë, pagatorja tjetër ishte kompania e vëllait të tij, e cila ka në menaxhim dhjetëra subjekte që reklamojnë midis tyre dhe ato që përfitojnë koncesione apo leje nga qeveria dhe bashkia dhe fondet shpërndahen si reklama e këto para i jepen medias dhe pikërisht në këto media që marrin komandat e Erion Veliajt nga burgu, pasi ishin paguar dhe tani duhet të thoshin çfarë kërkonte kryebashkiaku.
Por që në fakt gjithçka e raportuar në to ka qenë një vepër penale, sepse është ndryshe kur media vetë hulumton, kërkon, zbardh materiale, detaje, investigon për prokurorë dhe gjyqtarë, por kur për vite me radhë s’ka gjetur gjë për ta dhe më pas për një moment vërsulet me 1001 skenarë tregon se kemi të bëjmë ndoshta dhe me një grup të strukturuar kriminal që fillon tek Erion Veliaj, shkon te bizneset e tij, bashkëpunëtorët e tij dhe te media.
Pra lidhja politikë-media-krim.
Gjithsesi, CNA sot po sjell një detaj nga përgjimet. Pasi zbardhëm emrat e Lori Hoxhës, Visit, Carlo Bollino-s, Mero Bazes dhe të tjerë po sjellim një detaj nga audiopërgjimet e bëra ndaj Erion Veliajt në burgun e Durrësit.
Mes shumë emrash që përmend Erion Veliaj në dosjen prej gati 90 faqesh ka dhe një detaj.
Shumë herë ai përmend një term, “REDAKTORI”.
Pra, materialet që do të shkruhen, përgjigjet që do të jepen, qëndrimet që do të mbahen duhet kalojnë më parë nga REDAKTORI dhe kjo ndodhet në dosje. Shumicën e njerëzve, politikanëve, bashkëpunëtorëve, ministrave, ata që shanin, ata që kërkonte të takohej etj., i përmend me emra.
Por është një personazh që nuk ka emër. Erion Veliaj, sipas dosjes, thekson të kalojë nga REDAKTORI.
REDAKTORI nuk duket të jetë letrar, duket se është dirigjencë politike për qëndrimet që do të mbahen nga publikimet e tij.
Roli i REDAKTORIT është i rëndësishëm në historitë e sulmeve të Veliajt.
Por kush është ky personazh dhe cili është roli i tij në sulmin kriminal të disa javëve ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve duhet ta zbardhë SPAK-u, por në audiopërgjime REDAKTORI është njeri shumë i rëndësishëm i Erion Veliajt dhe gjithçka kalon në duart e tij./ CNA
Ekspertja e Ekonomisë, Brisida Shehaj, ka komentuar kr...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë vizitës së tij në Elbasa...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, nga Elbasani ka folur për ...
Drejtuesi i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, në një intervi...
Dy sorosianët, Adriatik Lapaj dhe Endrit Shabani, janë bër...
Sot në orën 12:00 pritet që të hapet tuneli i Murrizit. Kr...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka folur mbi faktet dhe provat...
Frida Mavriqi është kandidate në listën e Partisë Mundësia...
Gazetarja Bleona Metushi në emisionin Opinion të Blendi Fe...
Debate të forta ka patur në studion e emisionit Opinion me...
Drejtuesi i partisë Mundësia, Agron Shehaj i ftuar në emis...
Analisti Andi Bushati ka komentuar faktin se si Top Channe...
Drejtuesja politike e PD për Diasporën, Jozefina Topalli në ...
Analisti Andi Bushati ka deklaruar se tashmë Veliaj është ...
Shumë emra që dolën fitues në Primare janë lënë jashtë lis...
Në seancën 7 orëshe në Apelin e GJKKO ndaj kryebashkiakut ...
Në prag të zgjedhjeve të 11 Majit, kreu i PD-së Sali Beris...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka folur për programin e Par...
Kandidatja për deputete e PD në listën e hapur për Tiranën...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka bërë me dije ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...