“Mes betejës në sheshin e burrave, zgjodhi Tikun”/ Berisha: Dash Sula ka kohë të mendohet
Kreu i PD-së, Sali Berisha, nga Elbasani ka folur për ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë vizitës së tij në Elbasan në kuadër të Ditës së Verës është ndalur për të folur dhe për programin e PD-së për 4 vitet e ardhshme.
Berisha kërkoi nga eksponentët e partisë së tij që t’i shtrinin dorën çdo opozitari dhe të përqendrohen te programi i tyre duke ua përsëritur në çdo moment qytetarëve.
“Në tërësi, klima është shumë pozitive. Siç keni parë ju, listat janë mirëpritur gjerësisht. Por një gjë është e sigurt, që nuk kanë asnjë krahasim me listat e palës tjetër. Edi Rama ka sot dhjetëra prej tyre me dosje të rënda vjedhjesh, hajnish, përvetësim pronash. Ja ku jemi ne, opozitarë 12 vite.
Montuan procese politike dhe nxorën se janë persekutorë politikë. Ky është një avantazh shumë i madh për kandidatët e opozitës. Ne kemi të metat tona, por ne nuk kemi mëkatet e tyre. Ne kemi qëndruar 12 vite në opozitë dhe dalim sot para shqiptarëve të betuar që do punojmë për ta. Të betuar që do ndryshojmë jetën e tyre në qytet, fshat dhe kudo. Ne kemi një program që vërtet e transformon Shqipërinë.
Çfarë do t’u sugjeroja një gjë të dytë ju? Çdo fjali, çdo fjalë, çdo bisedë, ju do shpalosni programin e PD-së. Kurrë mos u lodhni me këtë. Ju do t'i thoni çdo qytetari që ne do vendosim minimumin jetik 200 euro. Me 200 euro, varfëria ekstreme nuk ekziston. Dhe po të merrni vendet e BE-së, ato nuk kanë varfëri ekstreme. Sepse këto japin pikërisht këtë.
Ne po e përgatisnim që në vitin 2013, por ne e humbëm pushtetin. Gjetëm 15 mijë familje në varfëri ekstreme dhe do t'u jepnim atyre minimumin e tyre që u duhej për të mos qenë në varfëri ekstreme. Tani ne do e vendosim këtë normë. Ne do t'u kthehemi me forcën më të madhe 3 muajt e parë njerëzve në nevojë.
Dhe njerëzit më në nevojë sot janë pensionistët, janë një e treta, më shumë se një e treta e kombit. Njerëz që kanë shkrirë jetën e tyre në ndërtimin e këtij vendi dhe tani ndihen të shpërfillur. 57 për qind e tyre nuk kanë pension të plotë, kanë pensione të pjesshme. Ndaj dhe në këto raste, zgjidhja është këputja e nyjes së rubikonit. Është vendosja e një minimumi jetik 200 euro. Ky është zotimi ynë i prerë.
Nuk mund të marrin pensionistët, ata që janë me rroga të ulëta, me të njëjtin çmim gjërat bazë. Atyre do t'u jepet karta e konsumatorit, për të cilën do t'u rikthehet e gjithë TVSH-ja e blerjeve dhe ushqimeve bazë. Nuk janë kaq pak, janë 450 euro, janë më shumë sa u përket pensionistëve, janë tri pensione të sotme. Janë afërsisht një rrogë minimale, pra nuk është një gjë e papërfillshme.
Bëjmë një gjë shumë të mirë, sepse të paktën nuk numërojnë kafshatën. Nuk mund të pranohet ky çmim nafte dhe kjo do të pasqyrohet te të gjithë qytetarët. Kështu që ne naftën, sepse nafta është një piramidë në Shqipëri, me 7 prill të vitit 2013, nafta në bursë 160 dollarë për fuçi, në tregun shqiptar 1400 lekë. Më 7 prill të vitit 2023, nafta në bursë 80 dollarë për fuçi, në tregun shqiptar 1800 lekë.
Pra, këtu është një piramidë e tmerrshme. Ky i ka vënë një taksë naftës më absurden. Po të marrësh për çdo litër naftë 1.1 euro, kjo është një taksë që nuk ekziston kund në këtë formë. Ndaj ne do ta ulim taksën e naftës dhe do ta sjellim naftën në çmimet që e shet Kosova. Kosova e merr naftën pothuajse tërësisht nga Durrësi dhe atje e shet 40 për qind më lirë.
Ka kontrabandë të jashtëzakonshme. Kosova me 400 e ca mijë automjete konsumon 630 mijë tonë naftë, kurse me 870 mijë automjete, konsumon 540 mijë tonë naftë. Këtu ka një kontrabandë që shkon të paktën në 300 mijë tonë. Të gjitha këto do luftohen sepse kontrabanda e naftës nuk bëhet pa qeverinë kurrë. Kështu që ne duhet të përqendrohemi me të gjithë kohën tonë, me qytetarët te shpjegimi, te programi që kemi, një program që përfill dhimbjet e qytetarëve”, tha Berisha./ CNA
Kreu i PD-së, Sali Berisha, nga Elbasani ka folur për ...
Drejtuesi i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, në një intervi...
Dy sorosianët, Adriatik Lapaj dhe Endrit Shabani, janë bër...
Sot në orën 12:00 pritet që të hapet tuneli i Murrizit. Kr...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka folur mbi faktet dhe provat...
Frida Mavriqi është kandidate në listën e Partisë Mundësia...
Gazetarja Bleona Metushi në emisionin Opinion të Blendi Fe...
Debate të forta ka patur në studion e emisionit Opinion me...
Drejtuesi i partisë Mundësia, Agron Shehaj i ftuar në emis...
Analisti Andi Bushati ka komentuar faktin se si Top Channe...
Drejtuesja politike e PD për Diasporën, Jozefina Topalli në ...
Analisti Andi Bushati ka deklaruar se tashmë Veliaj është ...
Shumë emra që dolën fitues në Primare janë lënë jashtë lis...
Në seancën 7 orëshe në Apelin e GJKKO ndaj kryebashkiakut ...
Në prag të zgjedhjeve të 11 Majit, kreu i PD-së Sali Beris...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka folur për programin e Par...
Kandidatja për deputete e PD në listën e hapur për Tiranën...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka bërë me dije ...
Kryebashkiaku i arrestuar për korrupsion dhe pastrim të pr...
Anëtari i PD-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ilir Ali...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...