Plani i PD-së/ Berisha: Do ripërtërijmë rrjetin hekurudhor, do lidhemi me Kosovën
Kreu i PD-së Sali Berisha ka folur për programin e Par...
Në prag të zgjedhjeve të 11 Majit, kreu i PD-së Sali Berisha ka prezantuar programin e tij s ai përket infrastrukturës në tërësi.
Berisha u shpreh se u dhanë 12 miliardë euro për infrastrukturën dhe investimet nuk kapin as vlerën e 1 miliardëve.
“E vërteta është se gjatë këtyre 12 viteve, në total janë investuar sipas buxhetit mbi 12 miliardë euro nga Edi Rama dhe qeveritë e tij në infrastrukturë. Por, në qoftë se ka një gropë të zezë në zhdukjen e këtyre fondeve, janë pikërisht rrugët dhe projektet infrastrukturore.
Po qe se ndalemi për një moment se çfarë është ndërtuar me 12 miliardë euro të shpenzuara, fonde buxheti, ato nuk shkojnë, nuk kapin vlerën reale kurrë të 1 miliardë eurove.Por çmimet e këtyre veprave dhe objekteve janë dhjetëfishuar. Rëndomë janë gjashtëfishuar, janë 12-fishuar, 13-fishuar në mënyrën më të pakonceptueshme.
Kjo ka bërë që në 12 vite qeverisje, vështrimi i veprave publike të ndërtuara është jashtëzakonisht i pakët, ndërkohë shpenzimet janë kolosale. Nuk besoj të ketë ndonjë vend tjetër kund në botë që të jenë zhdukur, të jenë gllabëruar fonde publike siç ka ndodhur në Shqipëri me këto 12 miliardë euro investime që nuk duken.
Në qoftë se marrim Rrugën e Arbrit, nga 160 milionë, e parashikuar ën standardin ndërkombëtar dhe kompaninë ndërkombëtare, në një kohë kur 32 kilometra të saj kanë qenë të ndërtuara, ajo ka shkuar në 415 milionë dhe nuk dihet sa do shkojë.
Në qoftë se marrim Unazën e Tiranës, 19 kilometrat e fundit të saj se 8 kilometrat u ndërtuan gjatë qeverisjes së PD me vepra arti se ishin shumë të lidhura, sot ato janë ndarë në 14 lote me 14 kontrata. Janë një diletantizëm. Hyrjet e daljet janë absolutisht defektoze. Janë të pastudiuara. Dhe mjerisht kjo unazë, në vend se të lirojë trafikun, efekti i saj pothuajse nuk ndjehet fare. Dhe që ka vazhduar ndërtimi i saj 15 vite.
Janë një seri rrugësh të tjera që kanë mbetur. 75 milionë dollarë ka qenë e planifikuar rruga Qukës-Qafë Plloçë, gjer tani kanë shkuar 215 milionë dhe ajo nuk dihet kur mbaron. Ajo është rruga e vetme në Europë dhe në botë ku segmentet nuk takojnë njëra-tjetrën jo në një rast, por në dy pozicione”, u shpreh ai.
Një nga premtimet e Berishës ishte se qytetarët me ardhjen e PD në pushtet do të furnizohen me ujë me çmime simbolike duke shkuar drejt furnizimit falas si në Austri.
“Në programin e përgatitur i është kushtuar një vëmendje e veçantë sistemit të ujësjellësave dhe kanalizimeve. Kur ekziston një shembull, dhe ekzistojnë të gjithë bazat për ta adoptuar atë në vendin tonë, sa kohë që ti nuk arrin ta adaptosh, ndjen keqardhje të madhe. Është një vend që furnizon qytetarët e vet falas me ujë dhe ky vend është Austria. Logjika e këtij vendi, është vend që i ka prirë kapitalizmit, ka qenë themeltare në vlerat konservatore, logjika e atij vendi është se ai është vend plot me ujë dhe duhet t’u furnizojë banorët e saj me ujë.
Shqipëria nuk ka më pak ujë se Austria në sipërfaqen dhe popullatën e saj. Ne kemi burime ujore shumë të mëdha, mbitokësore dhe nëntokësore. Kemi relievin gjeografik shumë të përshtatshëm për t’i përdorur këto burime për banorët. Kjo qeveri zgjidhjen e sheh tek rritja e çmimeve. Absolutisht jo. Ne do shkojmë drejt uljes së çmimeve me synim për uljen maksimale për të mos thënë pa tarifa sepse duhet një investim i madh përpara.
Por prapë, në kuadër të projekteve të mëdha energjetike që kemi, ato shpejtojnë edhe mundësinë e furnizimit me çmime simbolike të qytetarëve me ujë. Impiantet. Ne patëm një projekt nga Velipoja në Ksamil për 11 impiante të përpunimit të ujërave të zeza dhe bllokimit të derdhjes në det të të gjitha ujërave të zeza. Ky ishte një projekt realist dhe u ndërtuan disa prej tyre nga Saranda në Shëngjin.
Problemi është se kryetarët e bashkive, në vend që të paguajnë energjinë për funksionimin e tyre, preferojnë t’i derdhin në det dhe të mbetemi pa asnjë flamur blu ose me ndonjë flamur blu sporadik në brigjet tona fantastike.
Nuk u ndala tek transporti ajror. Thashë disa fjalë për aeroportin e Vlorës. Përveç problemeve të mëdha që ka me ndërtimin, ka një problem jashtëzakonisht të rëndë. Ai i prish Vlorës ekosistemin mijëravjeçar. Aeroporte mund të ndërtosh, por atë ekosistem që prish ky aeroport, nuk e ndërton më dot. Është një krim madhor mjedisor.
Iu them unë ju, kur ne ndërtuam autostradën Levan-Vlorë është ndërhyrë në interesin më të mirë, në mënyrë shumë të vendosur dhe e përgëzoj Komisionin Europian, që kjo autostradë të mos cenonte habitatin.
Dhe ne bëmë gjithçka në përputhje me ato kërkesa, këta shkuan dhe e ndërtuan aeroportin pikërisht aty ku e shfarosin. Plus që ka probleme të tjera se zonat e shpendëve nuk janë të favorshme për të ndërtuar për avionë.
Mos gaboj, institucionet ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime shumë serioze për këtë. Një gjë mund të them, se është ndërtuar në një vend ku nuk duhej të ndërtohej.
Ne kishim fiksuar një vend shumë të përshtatshëm midis Vlorës dhe Fierit. Nuk prekte absolutisht habitatin, por i shërbente jo vetëm Vlorës, por edhe Fierit dhe Beratit. Këta vrapojnë pas xhepit, pas kontove. Ndaj dhe një plan fort i studiuar i transportit ajror brenda vendit do finalizohet dhe do veprohet mbi bazën e tij. Natyrisht hekurudhat, autostradat shkurtojnë distancat, por ato nuk përjashtojnë transportin ajror, veçse mbi kritere dhe baza fizibiliteti”, deklaroi Berisha.
Më tej me portet. Sipas Berishës Shqiëpria do të bëhet epiqendër kryesore e transportin detar në rajon.
“Shqipëria ka një pozicion gjeografik që konkurron të gjitha portet e rajonit. U bë një betejë e madhe kundër Rrugës së Kombit vetëm e vetëm për transformimin gjeostrategjik që ajo sillte në raport me transportin detar dhe rrugor. Sepse ajo rrugë bënte më të përshtatshëm portet shqiptare dhe kështu janë. Vlora është territori i ujërave të thella por porte mund të ndërtohen aty ku vendos fuqia, teknologjitë e lejojnë këtë, është e njohur kjo. Natyrisht ne i jemi kundërvu dhe i kundërvihemi Dubai City-t të Edi Ramës dhe arabit të tij, Al Alabar. Ai është një monument korrupsioni i përmasave të jashtëzakonshme.
Monument me të cilin Edi Rama dëshmon se po realizon ëndrrën e të bërit një miliarder. Ndaj dhe duke hedhur poshtë idenë e ndërtimit në Durrës të një Dubai City, ne qëndrojmë për rëndësinë jetike të porteve.
Veçanërisht ndërtimi i hekurudhës Tiranë-Prishtinë apo Durrës-Prishtinë e bën Durrësin, mundet edhe Vlorën- në vitin 2007 ne kishim një projekt gjigant për Vlorën me portin më të madh në rajon diku afër Zvërnecit. Ky projekt ra viktimë e flluskës që pësoi Siti i Londrës. Ata punuan shumë për projektin, por atje siç e dini, ndodhi një piramidizim i disa bankave të Sitit.Por sidoqoftë ne kemi studime dhe do bëjmë studime. Shqipëria do bëhet epiqendër kryesore e transportit detar në rajon”, ka thënë kreu i PD-së", tha Berisha.
Gjithashtu në planin e PD-së është ndërtimi i Unazës Periferike të Shqipërisë. Berisha tha se do i rikthehet me vendosmëri infrastrukturës rurale.
“Një projekt tjetër shumë i rëndësishëm dhe i domosdoshëm do të jetë unaza e Shqipërisë. Unaza periferike, e cila do të qarkojë Shqipërinë. Duhet të qarkojë Shqipërinë. Është projekt shumë i vjetër.Të mos harrojmë se rruga e parë automobilistike në Shqipëri është segment i kësaj unaze, Delvinë-Devoll.
Ne punuam në këtë unazë jo pak. Nga Valbona në Gjoricë. Punuam në aksin Gjoricë-Librazhd dhe në segmente të tjera.Natyrisht kjo është rrugë shumë e rëndësishme sepse kemi të bëjmë me më shumë se një të tretën e territorit të vendit, i cili në qoftë se nuk urbanizohet, zbrazet, zbrazet, zbrazet. Braktiset, braktiset, braktiset.
Ne patëm një koncept shumë të drejtë për fshatin. Banorët e fshatit duhet të kenë infrastrukturën e njëjtë me të qytetit, rrugët, ujësjellësat, kanalizimet, shkollat. Përndryshe pse do të jetojë ai aty. Pra në këtë kontekst ne i rikthehemi infrastrukturës së Shqipërisë rurale me vendosmërinë më të madhe. Unaza periferike e Shqipërisë është arteria e mbajtjes gjallë, e vitalizmit, e shfrytëzimit të të gjitha pasurive të pafundme që këto zona kanë.
Në i rikthehemi asaj. Nuk ka dyshim që sot më kryesorja në infrastrukturë është mirëmbajtja e rrugëve. Shumat e caktuara për mirëmbajtjen e rrugëve janë qesharake. Në buxhetin e fundit janë 30 ose 35 milionë. Ndaj dhe rrugët shpërbëhen. Rrugët e tyre prishen edhe pa u ndërtuar, siç është parë. Jo, ne do i japim përparësi absolute mirëmbajtjes së rrjetit rrugor.
U krijuan autoritetet e mirëmbajtjes së rrugëve, ato do të fuqizohen”, ka thënë lideri i opozitës.
Aksi Milot-Lezhë-Shkodër do jetë përparësi e të gjitha përparësive. Autostrada Tiranë-Durrës do zgjerohet me tre korsi.
“Pra, nuk ka një vend të dytë në botë që të ketë përdorur infrastrukturën dhe projektet e saj për të vjedhur një komb, për të vjedhur një popull siç ka vepruar qeveria e Edi Rramës. Kjo është e vërteta.
Sigurisht kjo praktikë do ketë një audit të thellë dhe ata të cilët kanë vjedhur dhe shpërdoruar 12 miliardë euro, ata do përgjigjen gjer në një para shqiptarëve për këtë shpërdorim të padëgjuar. Projekti ynë është një projekt jashtëzakonisht i rëndësishëm për transportin rrugor.
Nuk ka dyshim që ne do përfundojmë punët e nisura që nuk sosën kurrë nga këta. Milot-Lezhë-Shkodër është përparësi e të gjitha përparësive. Të gjithë ata që studiojnë fluksin e makinave, numri më i madh i tyre i hyrjeve në Shqipëri pas rrugës së Kombit është Muriqani dhe Hani i Hotit. Janë të fundit.
Bëhet e zhbëhet një tender se si të rriten çmimet Milot-Balldre. Për ne, përparësi absolute ka së pari zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës me tre korsi dhe korsi urgjence në dy anët. Së dyti, rruga Milot-Shkodër. Zgjerimi i kësaj rruge është kusht, është emergjencë sot. Natyrisht përfundimi në kohë i rrugëve që po u harrohet emri”, u shpreh Berisha./ CNA
Kreu i PD-së Sali Berisha ka folur për programin e Par...
Kandidatja për deputete e PD në listën e hapur për Tiranën...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka bërë me dije ...
Kryebashkiaku i arrestuar për korrupsion dhe pastrim të pr...
Anëtari i PD-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ilir Ali...
Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj tha sot se lënia në...
Sot Apeli i Posaçëm me një vendim të gjyqtarit Engert ...
Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos...
U mbajt sot gjatë pasditës seanca plenare e së enjtes në K...
Kandidati i PD-së në listën e hapur për Tiranën, Grigels M...
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Grigers Muçolla...
Partia Socialiste një ditë më parë prezantoi kandidatë...
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Dre...
Pas vendimit të Apelit të Posaçëm, i cili la në fuqi masën...
Kristi Koçibelli, një nga emrat e rëndësishëm në Primaret ...
Genci Shehaj ka bërë me dije se do të kandidojë në listën ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, tha sot se E...
Partia Aleanca Arbnore Kombëtare ka dorëzuar në KQZ kërkes...
Juristja Brizida Gjikondi ka folur për listat e kandidatëv...
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, me an...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...