
Nga qelia, Erion Veliaj vazhdon të japë intervista, prononcime për mediat, dhe nuk ka bërë habi aspak se të parët do të shkonin tek ortakët e inceneratorëve, tek ata që u paguan me dhjetëra miliona euro qytetarëve të Tiranës për një incenerator që nuk ekziston.
Do të shkonin te mediat e propagandës, shantazheve dhe përfituesit e fondeve publike. Do të shkonin tek intervistat edhe deri në brand-e ndërkombëtare, në gazetarë që mjafton t’i hysh që të kuptosh interesin në lidhje me intervistën.
Kur shikon Erion Veliajn në një televizion (me qëllim nuk po përmendet emri i televizionit, për të theksuar se linja jonë dhe ky shkrim nuk kanë lidhje me emrin e televizionit dhe çfarë përfaqëson ai, por ka lidhje me personat që i përdorin dritaret mediatike për interesat e tyre personale), është normale një brand ndërkombëtar, gazetarja Jonida Shehu, me mjaft eksperiencë, por në intervistë, servilizmi deri në fund.
Një hapësirë e dhënë kaq e madhe pa asnjë lloj kuptimi, pasi shumë intervista të mëparshme ishin konfirmuar dhe i vetmi mesazh i Veliajt ishte që kishte filluar agjërimin, kur në fakt vetë është një evangjelist, i cili ka martuar edhe njerëz të së njëjtës gjini në Bashkinë e Tiranës. Këtë CNA e ka sjellë me fakte dhe prova.
Le të shohim faktet. Po pse gjithë ky servilizëm ndaj Erion Veliajt?!
Gazetarja Jonida Shehu është profesioniste, por ka interesa të lidhura me Bashkinë e Tiranës. Bashkëshorti i saj, Albi Çifligu, është një nga përfituesit e fondeve nga bashkia. Me një kompani eventesh, organizim festash, etj., me ortakëri dhe në bashkëpunim me shtetasin Kosta Gjylameti, i cili është bashkëshort i deputetes socialiste, Blerina Gjylameti, janë personat që kanë organizuar me dhjetëra evente, aktivitete kulturore, etj., por që rezulton që Bashkia e Tiranës shpesh të ketë logon në këto evente, apo të jetë sponsore.
Pra, janë përfitues direktë, ndaj dhe asgjë nuk çudit, pse gazetarja Jonida Shehu ishte aq dashamirëse në pyetjet e çuara me letër, edhe pse i kishte dhënë gjithë atë hapësirë një kryebashkiaku të arrestuar për dy vepra të rënda penale, i cili në fakt, gjithçka tha te Jonida Shehu i kishte konsumuar diku tjetër.
Dhe nuk është vetëm ky rasti i konfliktit të interesit, ka edhe një të dytë. Një nga drejtueset kryesore të televizionit, është bashkëshorte e Redi Mollës, një nga njerëzit e arrestuar për dosjen “5D”. Pra, nuk kemi të bëjmë vetëm me një rastësi që ne ia faturuam Jonidës dhe dhënies së hapësirës, por duket të jetë përtej saj.
Lidhjet “5D”, Erion Veliaj dhe media, janë të provuara, por shkojnë dhe në ato logo televizive, ku edhe më e paimagjinueshmja bëhet e imagjinueshme dhe provohet me fakte dhe prova konkrete, siç është rasti kur riintervistohet një i burgosur, nuk prodhohet asnjë lajm, ndërkohë që intervistuesi është përfitues i fondeve të të burgosurit, apo drejtoresha është përfituese e fondeve që ka vjedhur burri i saj në dosjen “5D”.
Nuk janë pak për të treguar pse i është bërë intervista Erion Veliajt aq e zgjeruar në këtë brand ndërkombëtar./CNA
Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula, ka...
Kryebashkiaku Erion Veliaj, i akuzuar për korrupsion dhe p...
Më 23 shkurt, kryeministri Edi Rama mikpriti në aeroportin...
Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Grupit të Partisë Soc...
Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të hëne ka mble...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet në qelitë e...
Seanca plenare rikthehet ditën e sotme, në orën 17:00 pas ...
Kuvendi rikthehet sot, pas pushimit të “Javës së Gjelbër”....
CNA ka zbuluar disa nga emrat që koalicioni opozitar do të...
Ditën e sotme për rreth tetë orë, kryeminsitri Edi Rama zh...
Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale ka ...
Janë zbardhur disa nga emrat që do të kandidojnë në zgjedh...
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komentuesi, i...
CNA ka mësuar se këta janë emrat që pritet të kandidojnë n...
Për qarkun e Lezhës, CNA ka siguruar disa nga emrat që Par...
Kryeministri Edi Rama ka përfunduar takimet me të gjithë d...
CNA ka zbardhur të tjerë emra që pritet të garojnë në zgje...
Ditën e sotme drejtuesit socialistë të 12 qarqeve kanë zhv...
Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besart Xh...
Pas emrave të koalicionit opozitar, CNA ka siguruar dhe di...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...