web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ortakët e Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos në krah të Erion Veliajt

27 Shkurt 2025, 20:25, Aktualitet CNA

Ortakët e Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos në krah të Erion

Televizioni i inceneratorëve ortakët e Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos në krah të Erion Veliajt.

Përveç mbrojtjes do ta nxjerin në emisionin e Grida Dumës, në ekranin ku u shfaq Safet Bajri para se të arrestohej me akuzën për vrasje do dalë dhe Erion Veliaj. 



Ndoshta do na tregojë sa i bukur është inceneratori në Sharrë, i cili nuk ekziston.

Ndoshta do na tregojë firmat e drejtorëve të tij për aferën e dherave 60 milionë euro, ndoshta do të flasë për 130 milionë eurot e inceneratorit.


Ndoshta do të flasë po e pyeten për drejtorët e tij hajdutë të dosjes “5D”?



Do të flasë për ortakëritë e Vjollca Hoxhës, Lorit dhe “Topit” me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton, ndoshta sesi i dha hapësirë një televizion kombëtar një krimineli të flasë në ekran, sesi sot pas Safet Bajrit del dhe flet dhe cicëron Erion Veliaj, në të njëjtin ekran, në ekranin e ortakërisë me inceneratorët, në ekranin ku shfaqet dhe shqiptarët duhet të dëgjojnë zërin e kriminelëve?



Sot del një njeri, i cili ka akuza të rënda nga GJKKO-ja dhe është në burg dhe rrezikon rreth 15 vite.

Një njeri që po intimidon, shan dhe fyen publikisht prokurorë dhe gjyaktës, tashmë merr në dispozicion dhe një ekran, i cili shpesh është denoncuar për lidhjet e tij me njerëzit, të cilët janë në akuzë si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal siç janë ata të inceneratorëve, por jo vetëm kaq, por dhe lidhjet politike që shkojnë tek Erion Veliaj, te mazhoranca socialiste dhe asgjë më shumë e më pak sot ekrani kombëtar i Top Channel vendoset në dispozicion të një të arrestuari për korrupsion dhe për pastrim të produkteve të veprës penale.



Nuk është hera e parë, nuk është më çudi, askush nuk ka pse të stepet. Përveç se ka në dispozicion mediat online, tani ka dhe një ekran. 

Një ekran kombëtar i cili do të kthehet në një marionetë kundër prokurorëve dhe gjyqtarëve, ku Erion Veliaj do të shfaqet me gjithë sulmin e tij ndaj drejtësisë dhe këtë ka zgjedhur ta bëjë në një media kombëtare. Në një televizion që është ortak i inceneratorëve, ku Erion Veliaj është akuzuar si pronari faktik i tyre, nga ish-bashkëpunëtori i tij, zëvendëskryeministri i qeverisë së Ramës, Arben Ahmetaj. 

Faktet flasin vetë, tani shiheni dhe në ekran./ CNA

 





Lajmet e fundit nga