
Në prag të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të vitit 2017, Lulzim Basha publikoi në rrjetet sociale një foto me ish-presidentin e SHBA-së, Donald Trump.
CNA ishte një nga mediat e para që denoncoi skandalin që fshihej pas kësaj fotoje dhe ishte pikërisht lobimi me para të financuara nga kompani "offshore" ruse.
CNA raportoi se si Basha pagoi një kompani lobimi në SHBA për të siguruar një foto me presidentin Donald Trump dhe mbështetjen në Kongresin Amerikan.
Këtë skandal e denoncoi edhe prestigjiozja amerikane “Mother Jones” në muajin mars të 2018-ës, e cila me një investigim të plotë tregoi financimin me 675 mijë dollarë nga PD-ja për kompaninë Muzin, me firmën dhe negocimin personal të Lulzim Bashës.
Basha kishte kontraktuar një lobist amerikan të quajtur Nick Muzin, i cili është edhe një ish-ndihmës i fushatës së Donald Trump-it.
Kontrata mes Muzin dhe Partisë Demokratike është firmosur nga Basha, për të lobuar për PD-në në muajt mars, prill dhe maj.
Investigimi u thellua edhe më tej dhe në mars të vitit 2019 u publikuan dokumente zyrtare të Departamentit të Drejtësisë në SHBA, ku sipas deklarimeve të bëra nga Kompania Lobiste Muzin Capitol LLC, regjistruar në 14.11.2017 rezulton se: Kompania ruse "Biniatta Trade LP" do t’i paguante STONINGTONE STRATEGIES sipas marrëveshjes 4 shuma.

Në dokumentin e mësipërm shkruhet "Fees and Expenses", pra tarifa dhe shpenzime: 150 mijë dollarë për çdo muaj për një periudhë tremujore, në 15 mars, 15 prill dhe 15 maj, në total shumën prej 450 mijë dollarësh.
Sipas të njëjtit dokument, "Biniata Trade LP" do të paguajë Stonington Strategjies shumën 500.000 usd si tarifë speciale deri në mbylljen e marrëveshjes më 23 mars 2017.
Në tre muaj Basha ka paguar 450 mijë dollarë dhe shumën 500 mijë dollarë e ka paguar si “special fee” nga kompania ruse "offshore". Në total, së bashku me 75 mijë dollarët e paguar nga PD-ja, janë plot 1.025.000 dollarë që Basha ka shpenzuar për lobim në SHBA.

Pavarësisht se të gjithë ishim para fakteve, Basha, demokratët, aleatët, së bashku me ish-kryeministrin Sali Berisha i mohonin financimet ruse dhe e mbronin publikisht Lulin.
Çështja e lobimit qëndroi në qetësi për disa kohë, për të trazuar sërish Shqipërinë në shtator të 2022-shit me disa artikuj të "BBC"-së, "AFP"-së dhe "Zërit të Amerikës", të cilat hidhnin sërish detaje mbi lidhjet e Bashës me rusët.
Sërish Basha mohoi të gjitha akuzat që rëndonin mbi të duke dalë me disa versione të ndryshme.
Në fakt, dje ishte “BBC” që hodhi sërish dritë mbi këtë skandal dhe zbuloi njeriun që qëndroi pas "Biniatta Trade LP", kompanisë që përdori Basha për lobim.
“BBC” raportoi se shtetasi rus i quajtur Maxim Trofimets, kishte pronësinë e "Biniatta Trade LP", dhe kishte nënshkruar marrëveshje fshehurazi me "Alpha Consoulting", një kompani "offshore".
Maxim Trofimets është një 40-vjeçar rus, drejtor i shitjeve të helikopterëve, i cili ka lindur në Moskë.

Një hetim nga "Finance Uncovered", "BBC" dhe “Seychelles Broadcasting Corporation” tregon se “Biniatta Trade” ka pasur një kontratë bashkëpunimi që prej 2015-ës me “Alpha Consoulting”, një firmë e regjistruar në ishujt Sejshell në Oqeanin Indian, një vend që njihet si parajsë e kapitalit “offshore”.
“Alpha Consulting” është një fabrikë sekrete e financuar nga rrethi i ngushtë i Vladimir Putinit, për të ushtruar ndikim në fushatat zgjedhore të vendeve të ndryshme të botës, në favor të politikës së jashtme të Moskës.
Kjo kompani është në pronësi të një shtetaseje ruse Viktoria Valkovskaja dhe një nga personat që e financonte ishte edhe ish-kreu i mercenarëve të grupit famëkeq Wagner, Yevgeny Prigozhin, i cili dyshohet se humbi jetën nga përplasja e një avioni.

Sipas investigimit, “Alpha Consoulting” ka krijuar mbi 900 kompani që kanë shfrytëzuar boshllëqet në ligjet britanike për të ndikuar në vendet perëndimore, duke fshehur pronarët e vërtetë.
“Biniatta Trade” me qendër në Edinburg të Skocisë, por me kapital "offshore" në ishujt Sejshells, e ka lidhur kontratën me “Alpha Consulting” që prej vitit 2015.
Firma drejtohej nga një bord drejtuesish që i kishin ndarë aksionet në mënyrë të barabartë me nga 25%, duke bërë që aksionerët të mos ishin publikë, pasi sipas ligjit britanik nuk është e detyrueshme një gjë e tillë poshtë kuotës 25%.
“Biniata Trade”, duke fshehur kështu pronarët, i pagoi për Bashën 150 mijë dollarë lobistit Nick Muzin për një foto me Trump-in dhe për të marrë mbështetje në Kongresin Amerikan./ CNA
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj u ka bërë ape...
Zbardhen emrat e deputetëve të opozitës, për të cilët Part...
Në konferencën e përjavshme me gazetarët, ish-kryeministri...
Ish-kryeministiri Sali Berisha u shpreh në konferencën...
Gjykata Civile rrëzoi sot kërkesën e përfaqësuesve të ...
Gjykata Civile ka rrëzuar këtë të premte kërkesën e pë...
Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e kësaj të premteje ka pu...
Gazetari Arian Çani tha mbrëmjen e djeshme në emisioni...
Gazetari Ylli Rakipi ka vënë “me shpatulla pas muri” E...
Gazetari Arian Çani tha në një intervistë për “Now me ...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, është pyetur mbrë...
Qëndrimet e kryeministrit Edi Rama për tensionet Kosovë-Se...
Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla është m...
Ervin Salianji, i njohur si “Babalja”, ka treguar “dy fyty...
PD e "vulës" ka reaguar në lidhje për shkrimin e medias pr...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, në një...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar se sot në sallë...
Ish-kryeministri Sali Berisha, pas daljes nga Kuvendi ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar mungesën e ...
Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh në një dekla...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...