Apel për kujdes nga temperaturat e larta/ Rrezik për të moshuarit dhe fëmijët
Temperaturat e larta që po përfshijnë vendin po rrisin rre...
Temperaturat e larta që po përfshijnë vendin po rrisin rre...

Ditët e fundit në skenën politike shqiptare, është rikthyer çështja e financimeve me firmën e Lulzim Bashës në një kompani lobimi në SHBA, për të siguruar një foto me presidentin Donald Trump dhe mbështetjen në Kongresin Amerikan.
Pra, Basha ka lobuar në SHBA, me financime nga off shore ruse.
Në prag të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të vitit 2017, Lulzim Basha publikoi në rrjetet sociale një foto me ish-presidentin e SHBA-së, Donald Trump.
Në media u raportua se fotoja e Trump me Bashën ka kushtuar jo pak, por rreth 20 mijë dollarë.
Presidenti Trump ka qënë në një mbrëmje për mbledhje fondesh për një kandidat të partisë së tij. Trump ka bërë foto me cilindo që ka qenë i pranishëm dhe ka paguar 20 mijë dollarë, pra një foto në një kalim nga 2 sekonda që ka bërë secili i pranishëm.
Basha ka blerë një biletë për të hyrë në këtë mbrëmje dhe çmimi i një bilete për të hyrë në event është 10-20 mijë dollarë (në varësi te pozicionit ku do të ulesh).
Por, dardha e ka bishtin prapa dhe pas publikimit të fotos me Trump, plasi edhe skandali i lobimeve me para të financuara nga kompani off shore ruse.
Pra, skandali i lobimeve me Nick Muzin në SHBA, ku janë paguar 1 milion e 25 mijë dollarë, për të cilin Lulzim Basha tre herë kur foli ka dhënë tre versione të ndryshme .(Lexo këtu)
Në muajin nëntor të vitit 2017, agjencia e lajmeve BIRN publikoi një material të plotë mbi fondet që PD kishte paguar për të siguruar mbështetje në administratën e lartë amerikane.
Ndërkohë, vetëm dy javë pas publikimit të këtij denoncimi është publikuar një foto e Lulzim Bashës. Në media dhe nga politika u raportua se kreu i PD-së po udhëtonte drejt Edinburgut, kryeqytetit të Skocisë.
Më tej, në muajin mars 2018, revista investigative amerikane “Mother Jones” publikoi një investigim të plotë për financimin me 675 mijë dollar nga PD për kompaninë Muzin, me firmën dhe negocimin personal të Lulzim Bashës, për të siguruar mbështetje në SHBA.
Në këtë artikull publikohen fakte sesi Lulzim Basha, ka ofruar pagesa të majme për promovimin e tij në SHBA.
Në të njëjtin shkrim thuhet se Basha ka kontraktuar një lobist Amerikan të quajtur Nick Muzin, i cili është edhe një ish-ndihmës i fushatës së Donald Trump. Kontrata mes Muzin dhe Partisë Demokratike është firmosur nga Basha, për të lobuar për PD-në në muajt mars, prill dhe maj, e për këtë ai do të merrte 25 mijë dollarë për shërbimet që do të kryente brenda këtij harku kohor. (Lexo këtu)
Denoncimi u publikua edhe të Zëri i Amerikës, New York Times dhe bëri një zhurmë të madhe në Shqipëri. Askush nuk foli për detajin që lidhet me foton e Lulzim Bashës, raportuar në dhjetor të vitit 2018 dhe një vizitë të tij të mundshme në Edinburg, ku sipas mediave amerikane ka qendrën kompania Binniata Trade LP, e cila në skandalin e denoncuar ka paguar 150 mijë dollarë për PD-në, kompanisë amerikane Muzin.
CNA.al i shkoi më tej investigimit dhe në muajin mars të vitit 2019, janë publikuar dokumentet zyrtare të Departamentit të Drejtësisë në SHBA, ku sipas deklarimeve të bëra nga Kompania Lobiste Muzin Capitol LLC, regjistruar në 14.11.2017 rezulton se:
Kompania ruse Biniatta Trade LP do ti paguante STONINGTONE STRATEGIES sipas marrëveshjes 4 shuma.
Në dokument shkruhet (nenvizuar me te kuqe) Fees and Expenses pra tarifa dhe shpenzime: 150 mijë usd për çdo muaj për një periudhë tre mujore, në 15 mars, 15 prill dhe 15 maj, në total shumën prej 450 mijë usd.
Më tej shkruhet se Biniata Trade LP do paguajë Stonington Strategjies shumën 500.000 usd si tarifë speciale deri në mbylljen e marrëveshjes në 23 mars 2017.
Lulzim Basha ka paguar 450 mijë usd në tre muaj dhe shumën 500 mijë usd si special fee nga kompania Ruse offshore dhe janë plot 950 mijë USD. Plus 75 mijë usd paguar nga PD, janë plot 1.025.000 usd paguar nga PD dhe Lulzim Basha për lobim në SHBA.
Nga ana tjetër Lulzim Basha në lidhje me këto pagesa ka deklaruar disa versione të ndryshme.
Lulzim Basha në emisionin Opinion deklaroi se nuk e njihte kompanine Binniata, por kontrata e firmosur prej tij e ka të shkruar emrin e Binniata-s dhe të deklaruar nga kompania Muzin.
Nga ana tjetër, është edhe gjykimi i pambyllur në Shqipëri. Basha pretendon se autoritetet përgjegjëse, kanë hetuar dhe akuzat sipas tij kanë qënë shpifje.
Por, e vërteta qëndron në faktin se çështja është mbyllur me procedurë dhe nuk është një gjykim i mbyllur. Nuk është pyetur Nick Muzin dhe nuk u morën zyrtarisht dokumentet.
Fotoja e Lulzim Bashës me presidentin Trump është e provuar, deklarimet në Departamentin Amerikan të Drejtësisë nga kompania Muzin janë të provuara, pagesat e Binniata tek Muzin, të konfirmuara.
Dhe ky është një skandal që ngelet njollë e zëzë në politikën shqiptare.
Sa më thellë të analizohet, aq më shumë detaje dalin. Kompani ruse, burime të dyshimta, udhëtime të rastësishme në zonat e këtyre kompanive, por edhe heshtje dhe qëndrime kontradiktore të vetë Lulzim Bashës./CNA.al




Shtrëngohet laku për Lulzim Bashën/ Kreu i PD drejt prangave?
INVESTIGIMI/ Rusët financuan për foton e Lulzim Bashës me Trump
Arrestohet në SHBA biznesmeni turk afër Lulzim Bashës
Shënim/ Skandalet me lobimet dhe pse Basha nuk shkon dot në SHBA?
Ish-kryeministri Sali Berisha dhe lideri historik i demokrat...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Lulzim Basha, vijon të keqpërdorë postin e kryetarit, duke m...
Nga Elvi FUNDO Një debat i zjarrtë është rindezur nga dita e...
Lulzim Basha pritet së shpejti të udhëtojë drejt SHBA-ve. Bu...
Një ditë pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, e cila pushoi ...
Mëngjesi i sotëm ka nisur me aksidente.Dy automjete janë për...
Një ditë më parë ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar ...
Anëtari i grupimit ‘Për PD’, Bislim Ahmetaj, ka deklaruar se...
Sot në Durrë është mbajtur ‘Foltorja” e katërt e ish kryemin...
Në studion e “Now”, Eno Bozdo nga Partia Demokratike tha se ...
Sot në mbrëmje Lulzim Basha bëri një deklaratë publike nëpër...
Deputeti Oerd Bylykbashi ka dalë kundër vendimit të marrë ng...
Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi, i cili sot ishte bashkë me...
Ish ministri Ylli Manjani ka komentuar reagimin e Partisë De...
Partia Demokratike reagoi në lidhje me deklaratën e aktivist...
Deklarata e fortë e aktivistes Evi Kokalari nga Foltorja e D...
Aktivistja shqiptare në SHBA, Evi Kokalari ka qëndruar krah ...
Aktivistja shqiptare në SHBA, Evi Kokalari, ia ka ‘plasur’ h...
Ish kryeministri Sali Berisha u ka kërkuar falje demokratëve...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Qytetarët e Bashkimit Evropian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Evropa sot është e larmishme nga ana fetare. Dialogu ndërf...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...