web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Metën e merr malli për Presidencën/ Kthehet pas në kohë, kujton protestën e 2 marsit

2 Mars 2023, 21:35, Politikë CNA

Metën e merr malli për Presidencën/ Kthehet pas në

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka takuar të rinjtë e Besëlidhjes së Lezhës që i bashkohen sipas tij për herë të parë.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ai ka kujtuar protestëne 2 marsit që është zhvilluar në kohën kur ai ishte president për të mbrojtur Kushtetutën.

“Kënaqësi e jashtëzakonshme të takohesha sot me të rinj dhe të reja që i bashkohen për herë të parë Partisë të Lirisë, në një datë të shënuar për kombin tonë, Besëlidhjen e Lezhës, që përkon edhe me 2 Marsin, Manifestimin Kombëtar të thirrur tre vite më parë në mbrojtje të Kushtetutës, institucioneve të pavarura, shtetit ligjor dhe demokracisë.

Bashkë me këta djem e vajza të mrekullueshëm, me energji dhe vizion, mbështetës të vendosur të kauzave tona, u angazhuam sot të vazhdojmë pa u lodhur misionin historik të 2 Marsit deri në triumfin e plotë të demokracisë dhe llogaridhënies, për të ndalur shpopullimin, në mënyrë që Shqipëria t'u përkasë përgjithmonë të rinjve!”, shkruan ai./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga