Vendimi i qeverisë/ Shqipëria hap ambasadë në këtë vend të BE-së
Shqipëria do të hapë ambasadën e saj në Irlandë. Vendimi ë...
Shqipëria do të hapë ambasadën e saj në Irlandë. Vendimi ë...

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, zhvilloi një takim me bashkatdhetarë që punojnë dhe jetojnë në Londër, ku prezantoi dhe kandidaten e diasporës, Vera Ndrecaj.
Në fjalën e tij, Balla deklaroi se për t’ju dhënë pasaportën e BE-së, duhet jo thjesht një mandat i katërt, por një mandat më i fortë se të treja mandatet e deritanishme.
"Prandaj, kush e do pasaportën e BE-së, të votojë Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, sepse askush tjetër nuk i pajis dot shqiptarët me pasaportën e BE-së brenda kësaj dekade. Pasaporta europiane e shqiptarëve nuk është vetëm liri hyrjeje në çdo kufi të BE-së, nga korridori pa radhë në çdo aeroport, port apo doganë tokësore, por është edhe liri qëndrimi në çdo pikë brenda kufijve të Bashkimit Europian",-deklaroi Balla.
Shqipërisë i është hapur një mundësi reale, tha ai, që në këto 4 vite që vijnë të hyjmë në BE. Kjo mundësi dhe kjo dritare nuk do të jetë gjatë aty dhe na duhet ta shfrytëzojmë këtë moment historik tani.
Duke kërkuar votën e bashkatdhetarëve për Partinë Socialiste, Balla konfirmoi se qeveria shqiptare ka nisur negociatat me britanikët që shqiptarët, të cilët janë me letra kosovare, të regjistrohen me emrin e vërtetë.
"Në ditët e para të prillit, në secilën prej shtëpive tuaja apo adresave që ju keni dhënë, do të mbërrijë një zarf me postë, fleta e votimit për secilin prej jush. 17,500 shqiptarë janë regjistruar në Britaninë e Madhe. Do të kisha dashur që nga Britania e Madhe të kishim më shumë votues shqiptarë që të merrnin pjesë. E shoh me pozitivitet këtë numër, sepse jam optimist nga natyra, se ky numër do të vazhdojë të rritet. Por e di fare mirë që ajo që tha Kryeministri Rama në nëntor të vitit të kaluar duhet të ecë përpara: angazhimin tonë që ne duhet të zgjidhim përfundimisht, bashkë me qeverinë britanike, çështjen e regjistrimit me gjeneralitetet e vërteta të pothuajse 100 mijë shqiptarëve që jetojnë këtu, që mbërritën në vitet '98-'99-2000 dhe për arsye që i dimë, u regjistruan me gjeneralitete të tjera. Sot jemi në momentin që mund t’ua konfirmoj zyrtarisht që kemi nisur negociatat me qeverinë britanike për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare",-u shpreh Balla.
Balla informoi shqiptarët në Britaninë e Madhe edhe për një arritje të qeverisë shqiptare: miratimin e ligjit për Paketën e Maleve, që i jep zgjidhje një halli të madh, siç tha ai, të shfrytëzimit të pronës familjare pa burokraci dhe vetëm me 1 euro.
"Sapo miratuam Paketën e Maleve, që i japim zgjidhje një halli që, po të ulem me secilin prej jush, e keni hall kryesor: secili prej jush ka një pronë që s’ka asnjë letër, që e ka ndërtuar babai, që ia ka lënë gjyshi, një copë tokë që keni 30 vjet që e keni pa letër. Kemi miratuar një ligj që ju s’keni për të bërë më asnjë përpjekje, as ju duhet të fusni më mik. Mjafton të çoni një kërkesë te bashkia që kjo tokë është e imja, kam 30 vjet që e kam unë dhe s’kam asnjë copë letër, dhe me vendim bashkiak të jep titullin e pronësisë. Do të paguash 1 euro për gjithë tokën. Sot Shqipëria jonë është më e respektuar se asnjëherë tjetër në 113 vitet e fundit, që nga 1912 kur u shpallëm shtet i pavarur",-tha Balla.
Balla kishte dy fjalë edhe për personat jashtë sallës.
"Është një fletëvotimi ku nuk duhet të lodhesh shumë. Në mes, shiko nr. 5, Partia Socialiste, Edi Rama. Mbaje aty kryqin ose plusin, si të duash, dhe e ke dhënë votën ku duhet. Të tjerat i kemi për hudhra, dy hudhra që s’duhet me i lënë në stadium se na prishin punë. Do të fitojmë. Sa herë paraqiten ata, na mbushen sallat. Jam sot për të kërkuar mbështetje në radhë të parë për PS, Kryeministrin Rama, por edhe në listën preferenciale. Pasi ke votuar PS, voto njërin nga kandidatët e PS, dhe nëse voton vetëm për subjektin, vota jote është e vlefshme",-tha Balla.
Balla tha se Partia Socialiste mbajti fjalën për votën e diasporës dhe se më 11 maj shqiptarët nuk kanë alternativë tjetër. Socialistët duhet të marrin jo vetëm shumicën për të qeverisur, por falë motrave dhe vëllezërve të diasporës të marrin një mandat për një shumicë të cilësuar në Kuvendin e Shqipërisë./CNA
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën e ...
Partia Demokratike ka prezantuar në zonën e Astirit kandid...
Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku ka qenë e pranishme...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve përcaktoi sot fondet që...
Lulzim Basha i është përgjigjur komentit të radhës të bërë...
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në eventin për 10-...
Drejtuesi i Partisë Socialiste për diasporën, Taulant Ball...
Kryebashkiakja e deleguar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristan...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj Lulzim Bashës, në nj...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh sot se ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ngriti sot pikëp...
Drejtori juridik i bashkisë, Alban Dokushi, është pushuar ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se në di...
Gjykata Kushtetuese përballë vetingut në SPAK Në datën 27...
Pas miratimit pak ditë më parë të përmbajtjes së fletëve t...
Sot në ambientet e kryeministrisë u prezantua raporti i GR...
Kryeministri Edi Rama tha sot se ka një përmirësim të ndje...
Sulmi ndaj kryeministrit, raportimet, akuzat, publikim...
Gazetarja Klodiana Lala është shprehur sot se është për të...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndau sot një pje...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...