Vendimi i qeverisë/ Shqipëria hap ambasadë në këtë vend të BE-së
Shqipëria do të hapë ambasadën e saj në Irlandë. Vendimi ë...
Shqipëria do të hapë ambasadën e saj në Irlandë. Vendimi ë...

Kryebashkiakja e deleguar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, në një prononcim për mediat ka folur për shkarkimin e Sara Goxhajt nga detyra e nënkryetares së bashkisë, si dhe shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Alban Dokushit.
Ristani tha se çdo lëvizje është bërë mbi bazën e ligjeve dhe tha se ky vendim u mor nga Veliaj.
“E ndiej si një detyrim ndaj secilit prej jush që, pas një sërë njoftimesh që kanë qarkulluar këto ditë në media, të ndaj sot në këtë konferencë për shtyp një sqarim të plotë mbi mënyrën se si po vijon puna në Bashkinë e Tiranës dhe si po menaxhohet institucioni që drejton kryeqytetin e vendit tonë.
Kryetari i zgjedhur i Tiranës, Erion Veliaj, në përpjekje për të garantuar vijimësinë e punëve të nisura, siç e sqaroi dhe vetë dje nëpërmjet statusit në rrjetet e tij sociale ka marrë disa vendime. Këto vendime të marra në kushtet e një informacioni të cunguar, por edhe të pasqyruara në media në mënyrë të nxituar dhe të pakonfirmuara asnjëherë nga Bashkia e Tiranës, kanë krijuar një keqkuptim dhe kanë sjellë konfuzion dhe shqetësim të panevojshëm, të cilin e sqaroi ai dje vetë. Nuk ka asnjë krizë funksionale në Bashkinë e Tiranës. Puna vazhdon me të njëjtin përkushtim, me të njëjtën energji dhe me të njëjtin vizion që na ka udhëhequr ndër vite nën drejtimin e kryetarit Erion Veliaj.
Ne nuk do të ndalojmë së punuari për qytetin e së ardhmes, për fëmijët tanë, për një Tiranë që nesër do të na bëjë krenarë përpara tyre. Këtë e kemi për detyrë – ndaj qytetit, ndaj çdo qytetari të Tiranës. Po ashtu, më lejoni të ndaj me ju edhe një mesazh personal. Kam qenë pjesë e kësaj bashkie dhe e ekipit të drejtuar nga kryetari Erion Veliaj prej 10 vitesh. Kam punuar çdo ditë përkrah tij, duke sakrifikuar kohën me familjen time për t’i shërbyer qytetit tonë. Për ne, Bashkia e Tiranës ka qenë gjithmonë më shumë sesa një institucion – ka qenë një mision i përbashkët. Nuk ka masë sigurie apo artikull mediatik që mund të zbehë respektin dhe besimin që kemi ndërtuar me njëri-tjetrin. Unë besoj fort se mënyra më e mirë për të nderuar punën dhe përkushtimin e Erion Veliajt është që Bashkia Tiranë të vijojë të kryejë punët më së miri për qytetarët e saj. Sepse në fund, historia do të kujtojë veprat dhe jo fjalët – punën që shihet dhe jo thashethemet që i merr era.
Gjithashtu, dua të shpreh mirënjohjen time për Kryeministrin z. Edi Rama, i cili, në këto ditë sfiduese, po i qëndron pranë stafit të bashkisë dhe qytetit të Tiranës. Në përfundim, për çdo qytetar që kërkon informacion të saktë, të gjitha kanalet tona të komunikimit mbeten aktive. Zyra e Komunikimit me qytetarët vazhdon të jetë në dispozicion me përgjegjshmëri dhe përkushtim në sportelet përkatëse”, tha Ristani./ CNA
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj Lulzim Bashës, në nj...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh sot se ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ngriti sot pikëp...
Drejtori juridik i bashkisë, Alban Dokushi, është pushuar ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se në di...
Gjykata Kushtetuese përballë vetingut në SPAK Në datën 27...
Pas miratimit pak ditë më parë të përmbajtjes së fletëve t...
Sot në ambientet e kryeministrisë u prezantua raporti i GR...
Kryeministri Edi Rama tha sot se ka një përmirësim të ndje...
Sulmi ndaj kryeministrit, raportimet, akuzat, publikim...
Gazetarja Klodiana Lala është shprehur sot se është për të...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndau sot një pje...
Kryeministri Edi Rama ka bërë sot një thirrje për prindëri...
Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Eri...
Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja, ...
Kryeministri Edi Rama, nga takimi me kandidatët për depute...
Kryebashkiaku i burgosur për dy vepra të rënda penale,...
Ish-Presidenti Ilir Meta, nga burgu ka dhënë intervistë pë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka qenë i pra...
Kryetari i Këshilltarëve Bashkiakë të Opozitës në Bashkinë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...