“Furtuna” që përfshiu Bashkinë e Tiranës/ Reagon Anuela Ristani
Kryetarja e deleguar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani ka...

Kryetari i Këshilltarëve Bashkiakë të Opozitës në Bashkinë Tiranë, Ilir Alimehmeti në një postim në rrjetet sociale bën me dije se i është dërguar një shkresë Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës.
Në shkresën e dërguar nga këshilltarët bashkiakë të opozitës kërkohet distancimi i kryeministrit Rama nga vendimmarrja e Bashkisë së Tiranës.
Në shkresë gjithashtu u kërkohet të gjithë këshilltarëve të Këshillit Bashkiak të Bashkisë tiranë të mbajnë qëndrime të pavarura dhe të ushtrojnë funksionin në funksion të qytetarëve.
“Qëndrimi i Grupit të Këshilltarëve Bashkiakë të Opozitës në Bashkinë Tiranë
Drejtuar Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës
Në dijeni të Sekretarit të Përgjithshëm, z. Mathieu Mori
Të nderuar anëtarë të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës,
Ne, grupi i këshilltarëve bashkiakë të opozitës në Bashkinë Tiranë, dëshirojmë t’ju informojmë mbi një situatë tejet shqetësuese që po ndodh në qeverisjen vendore në Tiranë dhe që bie në kundërshtim me parimet themelore të Kartës Evropiane të Autonomisë Vendore.
Pas vendimit të gjykatës për arrestimin e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj, kemi vërejtur një ndërhyrje të paprecedentë dhe të paligjshme nga ana e Kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama, në punët administrative dhe vendimmarrjen e Bashkisë Tiranë. Në vend që Këshilli Bashkiak dhe institucionet e qeverisjes vendore të ushtrojnë funksionet e tyre në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, bashkia është vënë nën kontrollin e drejtpërdrejtë të ekzekutivit qendror.
Në këtë kontekst, vërejmë:
1. Cenimin e autonomisë vendore – Neni 3 i Kartës Evropiane të Autonomisë Vendore përcakton qartë se autoritetet vendore duhet të jenë të lira nga ndërhyrjet e paligjshme të qeverisë qendrore. Megjithatë, veprimet e Kryeministrit tregojnë një kapje politike të institucioneve vendore.
2. Margjinalizimin e Këshillit Bashkiak – Pavarësisht se Këshilli Bashkiak është organi më i lartë përfaqësues në nivel vendor, ai është anashkaluar dhe nuk po ushtrohet roli i tij kushtetues dhe ligjor.
3. Manipulimin politik të administratës dhe burimeve publike – Ka shenja të qarta se ky kontroll i paligjshëm mbi Bashkinë Tiranë po përdoret për përfitime politike dhe ekonomike, duke përfshirë dhënien e lejeve të ndërtimit në mënyrë të dyshimtë dhe instrumentalizimin e administratës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2024.
Për këto arsye, ne:
• Dënojmë fuqimisht ndërhyrjet e Kryeministrit në administrimin e Bashkisë Tiranë, të cilat janë në kundërshtim me standardet demokratike dhe parimet e qeverisjes së mirë.
• Inkurajojmë institucionet e drejtësisë që të vijojnë hetimet mbi çdo rast të korrupsionit dhe shkeljes ligjore të lidhur me administratën e bashkisë.
• Kërkojmë një distancim të menjëhershëm të qeverisë qendrore nga vendimmarrja në Bashkinë Tiranë dhe kthimin e autonomisë së saj tek organet legjitime të qeverisjes vendore.
• Bëjmë thirrje këshilltarëve bashkiakë të të gjitha forcave politike të mbajnë qëndrime të pavarura dhe të ushtrojnë funksionet e tyre në interes të qytetarëve të Tiranës.
Autonomia vendore dhe sundimi i ligjit janë themeli i një demokracie funksionale. Ndaj, kërkojmë nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale i Këshillit të Evropës që të shqyrtojë këtë situatë dhe të ndërmarrë hapa për mbrojtjen e standardeve demokratike në nivel vendor në Shqipëri.
Me respekt, Grupi i Këshilltarëve Bashkiakë të Opozitës në Bashkinë Tiranë”, thuhet në shkresë./ CNA
Kryetarja e deleguar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani ka...
Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në MCN TV ka zbuluar se kr...
Juristi Jordan Daci në një dalje në MCN TV ka shpjeguar ra...
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi në emis...
Gazetarja Klodiana Lala në një dalje televizive në MCN TV ...
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi i ftuar...
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi i ftuar...
Drejtuesi politik i PD për qarkun e Tiranës, Belind Këlliç...
Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj në një dalje në Syri...
Erion Veliaj, i cili në mediat e tij, mediat e propagandës...
Një përpalsje, e cila më pas çoi në një tërheqje. Dikush m...
Të ftuar në emisionin Task Force në Syri Tv, gazetarët Ble...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka kom...
Në statusin e tij ku sinjalizoi “dorëzimin” në luftën me E...
Mediat e paguara nga inceneratorët ditën e sotme nxorën la...
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti...
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ilir Alimehme...
Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Adriana Kal...
Vijon kaosi në Bashkinë e Tiranës. Rama kërkon rikthimin n...
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka reagur sot...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...