Bojkoti është gjithnjë gabim
Bojkoti i djeshëm nga Partia Demokratike i seancës plenare...
Bojkoti i djeshëm nga Partia Demokratike i seancës plenare...

Një përpalsje, e cila më pas çoi në një tërheqje. Dikush mund ta quante një z*ythje të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, i cili ndodhet në qelitë e burgut të Durrësit.
Ka qenë ky i fundit, i cili ka firmosur dy ditë më parë emërimin e Sara Goxhajt si ushtruese të detyrës së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, por më parë këtë detyrë e kishte marrë Anuela Ristani edhe me bekimin e kryeministrit Rama dhe kreut të Partisë Socialiste.
Alban Dokushi, Sekretari i Përgjithshëm i shpikur i Bashkisë Tiranë shkon në Burgun e Durrësit pas kërkesës së Erion Veliajt dhe me shkresën në dorë kryebashkiaku firmos kujt do t’i kalonte detyra.
Pyetja e parë është: A ishte Erion Veliaj në dijeni se ishte dikush tjetër në detyrë? Patjetër që po.
Pyetja e dytë: Për çfarë arsye Erion Veliaj hoqi Anuela Ristanin dhe vendosi Sara Goxhajn?
Kjo dihet që është një bashkëpunëtore e ngushtë përtej zyrtares me Alban Dokushin, Sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë Tiranë, një mik besnik i Erion Veliajt.
Pra mesa duket nga të dhënat, nga faktet, lëvizja nuk ka qenë e pamenduar, nuk ka qenë një padituri dhe nuk ka qenë e padakordësuar, lëvizja ka qenë e urdhëruar thjesht dhe vetëm nga Erion Veliaj, ky i fundit tashmë i tërhequr duke thënë se s’ka pasur dakordësi të stafit.
Dje në mbrëmje vonë sapo Edi Rama ka mësuar se Erion Veliaj ka larguar Anuela Ristanin dhe ka emëruar Sara Goxhajn ka shkuar vetë në Bashkinë e Tiranës, ka kërkuar që urdhri të mos zbatohej. Alban Dokushit dhe Sara Goxhajt ua ka çuar kufirin te thana, nga mbrëmë deri sot mbasdite është krijuar një situatë e nderë.
Mediat pranë Erion Veliajt të paguara me paratë e kompanive të vëllait të tij, por edhe të inceneratorëve, të financuara edhe nga Bashkia e Tiranës kanë dhënë një lajm ku theksonin se Erioni nuk do të firmoste anulimin e urdhrit të tij të parë.
Bashkia dukej se ishte gati në prag të kaosit. Më e madhja në vend, Bashkia e Tiranës tashmë rrezikonte të bllokohej totalisht dhe e vetmja zgjidhje ishte shkarkimi i kryebashkiakut Erion Veliaj
CNA ka mësuar nga burime zyrtare se shkarkimi ka qenë një opsion dhe oferta e fundit që Rama i ka bërë Erion Veliajt. Në rast se ai nuk do të tërhiqte emërimin e Sara Goxhajt, Rama do të mblidhte qeverinë dhe do ta shkarkonte nga detyra, duke kërkuar që në Bashkinë e Tiranës të zhvilloheshin zgjedhjet e parakohshme dhe Erioni njëherë e mirë do të humbiste kështu dhe mbështetjen e pjesshme të kryeministrit.
Sot, në fakt ishte dita kur Erion Veliaj u njoh me akuzën e tij të tretë në SPAK dhe ndoshta mendoi se duke qenë se do thirrej në prokurori dhe do kishte aksione dhe veprime të tjera, kryeministri do t’i pranonte të zgjedhurën e tij, që ai të bënte çfarë të donte me Bashkinë e Tiranës.
Por me sa duket Rama ka vendosur që gjithçka të kalojë tek ai. Pra çdo lëvizje, çdo veprim, çdo angazhim, çdo emërim, çdo ndryshim tashmë kalon nga Edi Rama dhe Veliaj thjesht dhe vetëm ngelet i emëruar në detyrë dhe asgjë më shumë se sa kaq.
Këto janë 24 orët e forta, zhvillime të padëgjuara më parë në Bashkinë e Tiranës ku ai që vetë firmosi rrëmujën, ai e çfirmosi atë, duke u tërhequr dhe duke pranuar dështimin e tij të turpshëm, me qëllim të vetëm marrjen peng të Bashkisë së Tiranës dhe mbajtjen e saj dhe përdorimin për interesa krejtësisht të dyshimta, përtej detyrës së një kryebashkiaku./ CNA
Të ftuar në emisionin Task Force në Syri Tv, gazetarët Ble...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka kom...
Në statusin e tij ku sinjalizoi “dorëzimin” në luftën me E...
Mediat e paguara nga inceneratorët ditën e sotme nxorën la...
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti...
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ilir Alimehme...
Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Adriana Kal...
Vijon kaosi në Bashkinë e Tiranës. Rama kërkon rikthimin n...
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka reagur sot...
Drejtuesi politik i PD për qarkun e Tiranës, Belind Këlliç...
Kandidati për deputet i PD për qarkun e Fierit Luan Baçi, ...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur sot se...
Kryeministri Edi Rama vijon të tallet me Luli Bashën. Vide...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë një takimi me banorët dh...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar “luftën” në bashk...
Një “luftë” e ashpër po ndodh në Bashkinë e Tiranës, p...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot se ë...
Kryeministri Edi Rama është parë dje në mesnatë në Bashkin...
Vendimi i ri i Këshillit të Ministrave për punonjësit e po...
Lufta po bëhet edhe më e ashpër mes kryeministrit Edi Rama...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...