Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Kandidati për deputet i PD për qarkun e Fierit Luan Baçi, në një intervistë për CNA ka folur për fushatën elektorale në prag të zgjedhjeve të 11 majit, por edhe ndryshimin mes PD dhe PS.
Sipas zotit Baçi, afrimi i zotit Chris LaCivita është një ngjarje historike, pasi do të ndihmojë në vënien në vend të padrejtësive të bëra ndaj PD nga mazhoranca.
Unë do ta quaja një ngjarje historike. Një ngjarje shumë e rëndësishme për PD për arsye se nisur nga historia e këtyre 4 viteve për goditjen e PD në emër të SHBA, por që në fakt kanë qënë goditje dhe kurthe të ngritura nga Soros dhe hajdutët e tij në Tiranë, ardhja e LaCivitia është një mesazh I qartë që i jepet Politikës shqiptare dhe të gjithë shqiptarëve se në SHBA tashmë ka ndryshuar çdo gjë. Nuk është më qeveria e Blinken që dizenjoi non grata Sali Berishën pa fakte dhe prova dhe bënte vizita të shpeshta në Tiranë për t’I bërë një qoka Edi Ramës. Sot është president Donald Trump. Tashmë janë larguar nga deepartamenti I shtetit dy ambasadorët famshëm Donald Lu dhe Juri Kim që promovuan reformën në drejtësi në Shqipëri, një mesazh I qartë nga SHBA.
I pyetur lidhur me përbërjen e listave të kandidatëve për deputet të PD me emra që kanë disa vite në politike dhe listat e PS, ku kjo e fundit vjen me shumë emra të rinj, Baçi shprehet se listat e PS janë riformatuar nga SPAK.
Listat nuk i riformatoi Edi Rama, por SPAK, pas gjithë kallëzimeve dhe denoncimeve ndaj qeverisë dhe deputetëve të shumtë të PS, që nëse I bëjmë një evidencë të plotë, ka një grup paralmentar në paraburgim ose nën hetim. Në këtë këndvështrim e ka pasur të detyruar formatimin e ekipit madje edhe në vështirësi për gjetur brenda administratës emra të pastër. Përmes riformatimit Rama kërkon të duket I pastër përpara shqiptarëve.
Nga ana tjetër PD vjen me një ekip me eskperiencë dhe kandidatëve të rinj për deputetë duke sjellë një gërshetim të shkëlqyer.
Sa i përket mospërmendjes së qeverisë teknike për të cilën u zhvilluan disa protesta Baçi thotë se edhe pse nuk u arrit qëllimi, zgjedhjet nuk do të bojkotohen.
Qeveria teknike nuk ka qënë kërkesë në ajër por e arsyeshme. Personalisht e shoh të domosdoshme pasi nuk ka ndryshuar asgjë te besueshmëria e Edi Ramës dhe ekipit të hajdutëve. Do të duhet të realizohej për të realizuar zgjedhje të besueshme, por jo të gjitha gjërat varen nga ne, por zgjedhjet nuk do të bojkotohen nga PD. Ose do të hymë në zgjedhje në kushte të pabarabarta, ose do të përballemi më 11 maj me gjithë përpjekjet për të manipuluar votimet.
Baçi ka denoncuar sipas tij veprime të Bashkisë Fier që ka nisur investime në qytet në kundërshtim me Kodin Zgjedhor, dhe i ka bërë thirrje SPAK-ut që të nisë hetimet
Mazhoranca po përdor administratën në zgjedhje dhe ka nisur avazin e vjetër të investimeve dhe asfalteve elektorale të ndërhyrjeve në rrugë e ujësjellësa. Janë veprime të dënueshme. I bëj thirrje SPAK-ut të hedhi një sy në Bashkinë e Fierit që ka nisur të “shqyejë” rrugët për të bërë riparime të ndryshme, investime të dënueshme nga Kodi Zgjedhor në prag zgjedhjesh. Në disa rrugë të Fierit, nga qendra te kryqëzimi i parkut edhe në rrugë të tjera po ndërhyet. Investime elektorale. SPAK duhet të fillojë hetimin.
Sa mandate synon PD në Fier?
Më lejoni të jem me këmbë në tokë, dhe jo si shpeshherë politikanë të ndryshëm që thonë shifra edhe të paarritshme ndonjëherë. Unë nuk jam dakord me atë që thuhet se Fieri është bastion i PS. Fieri ka treguar edhe herë të tjera se ka ditur të votojë ashtu siç e meritojnë ata që qeverisin. Bashkia e Fierit është drejtuar 2 herë nga PD. Rezultati i 2001 ka qenë më i miri i të gjitha qarqeve të tjera, kohë kur PD u godit fuqishëm nga mazhoranca me ndihmën e Soros. Si opozitë arritëm në Fier në 7 deputetë nga 16 që janë në total dhe 9 ishin majtas. Në këto zgjedhje kur PD vjen e organizuar, e bashkuar dhe me program për qytetarët shqiptarë, Fieri duhet t’i ndajë mandatet 8 me 8 dhe mendoj se fierakët do ta bëjnë realitet.
A do ti uroni kundërshtarit fitoren?
PD do të fitojë zgjedhjet dhe PS do të jetë e detyruar të pranojë rezultatin, e shkëlqyer të opozitës së bashkuar./ CNA
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur sot se...
Kryeministri Edi Rama vijon të tallet me Luli Bashën. Vide...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë një takimi me banorët dh...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar “luftën” në bashk...
Një “luftë” e ashpër po ndodh në Bashkinë e Tiranës, p...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot se ë...
Kryeministri Edi Rama është parë dje në mesnatë në Bashkin...
Vendimi i ri i Këshillit të Ministrave për punonjësit e po...
Lufta po bëhet edhe më e ashpër mes kryeministrit Edi Rama...
Ditën e sotme Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar një aku...
Dje në media qarkulloi një dokument që mbante datën 18 mar...
Dje në mesnatë në redaksitë e mediave qarkulloi një dokume...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, prezantoi sot nj...
Policia në Durrës identifikoi, kapi dhe vuri në pranga një...
Kandidati për deputet në listën e PD-së në Durrës, ish-pro...
Kryeministri Edi Rama ka shigjetuar koalicionin e Berishës...
Ekspertja e Ekonomisë, Brisida Shehaj, ka komentuar në lid...
Kryeministri Edi Rama nuk ndalet së talluri Luli Bashën. N...
Gazetari Klodian Tomorri ka kryer një analizë të lëviz...
Kryebashkiaku Erion Veliaj, nga qelia e burgut në Durrës, ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...